-
'Operacioni sekret!' Me shapka e pantallona të shkurtra, momenti kur Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj sillen nga Dubai në Tiranë
Publikohen pamjet kur Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie zbresin në aeroportin Nënë Tereza. Si u bë e mundur sjellja e tyre në Tiranë?
14 Gusht 2024, 13:42 -
-
FOTOT/ Belind Këlliçi, i papunë, nuk kursehet me pushimet luksoze pas humbjes në Tiranë
Fotot e siguruara nga disa pushues në resortin luksoz, tregojnë Belind Këlliçin bashkë me disa persona të tjerë, të cilët përdorin skaf për të bërë pushimet e tyre më të rehatshme. Ai është parë edhe duke drekuar në restorantet e zonës, të cilat njihen për luksin dhe çmimet e larta, që shpeshherë janë bërë subjekt i diskutimeve në rrjetet sociale.
14 Gusht 2024, 12:10 -
-
Zjarret, mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike
Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën sot në Shqipëri duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vendit. Dy avionët vijnë në vendin tonë, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.
14 Gusht 2024, 10:47 -
Tajlanda gjen, ndalon dhe kthen mbrapsht dy anijet e 'Maersk' me 816 tonë mbetje që dyshohen toksike
Anijet "Campton" dhe "Candor" përmbajnë 100 kontejnerë në bord. "Basel Network" dha alarmin një javë më parë. Do kthehen në Europë: Shqipëri dhe Itali. Njëra prej tyre fiku sinjalin GPS më 31 Korrik.
14 Gusht 2024, 10:43 -
Digjet prej 9 ditësh Mali i Thatë në Parkun Kombëtar të Prespës, pritet ndërhyrja nga ajri! 100 forca po punojnë për vënien nën kontroll
Punonjësit kanë bërë të pamundurën për të ngushtuar perimetrin duke luftuar me flakët edhe gjatë mbrëmjes, mëngjesin e sotëm favorizuar edhe nga era flakët kanë zbritur më poshtë nga kahu në drejtim të Goricës dhe sipas informacioneve kanë depërtuar më thellë në pyll
14 Gusht 2024, 09:00 -
Situata nga zjarret në vend/ Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike! Vendosen në bazën e Kuçovës
Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën sot në Shqipëri duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vendit. Dy avionët vijnë në vendin tonë, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria
14 Gusht 2024, 07:21 -
-
-
Përfundon epoka Gjici te Kukësi, përfaqësuesi i familjes: Prekëse të largohemi pas 12 vitesh! Prezantohen drejtuesit e rinj
Me anë të një deklarate për mediat familja Gjici ka njoftuar se nuk do jetë më drejtuese e Futboll Klub Kukësit, teksa 100% të aksioneve i janë dhuruar Atilio Bibës.
13 Gusht 2024, 17:07 -
Nga 70 mijë në 170 mijë lekë të reja, Drejtoria e Burgjeve 'afishon' në facebook pagat e policëve sipas gradave
Drejtoria e Burgjeve ka bërë publike përmes një postimi në facebook pagat e punonjës sipas gradave. Me vendim qeverie rritja e pagave nisi më 1 korrik. Për punonjësit e burgjeve rritja nisi nga 13% deri në 27%
13 Gusht 2024, 15:29 -
-
Makinat përplasen 'kokë më kokë', ndërron jetë pas një aksidenti 16-vjeçari shqiptar në Itali! Prindërit dhurojnë organet e të birit
Lorenzo Çela, 16 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një spital në Brescia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës, pasi u përfshi në një aksident rrugor
13 Gusht 2024, 10:45 -
Asnjë gjurmë nga anijet me 816 tonë mbetje toksike! Tajlanda: S’kemi dhënë pëlqim për dërgesën! Njoftuam edhe Shqipërinë për të ndaluar ngarkesat
Njëra prej anijeve, "Campton" ka fikur sinjalin e GPS një ditë para se të mbërrinte në portin e Cape Town në Afrikën e Jugut. Ndërsa anija tjetër "Candor" vijon lundrimin. Organizata “Basel Action Network” sinjalizoi autoritetet se kontejnerët kanë me pluhur toksik që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut. Më 20 gusht ishte parashikuar mbërritja në Tajlandë.
13 Gusht 2024, 09:15 -
Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët
Vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës është vënë në kontroll. Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu. Sipas ministrit, rreziku për banesat është eliminuar, por situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm
13 Gusht 2024, 08:37 -
Greqia në luftë me flakët! Atika prej tre ditësh nën makthin e zjarrit! Shënohet viktima e parë
Atika vazhdon të përballet me makthin e zjarrtë, për shkak të zjarrit të ndezur që prej mesditës së të dielës, ndërsa gjatë natës në një fabrikë në Patima Vrilission u gjet një trup i djegur, ndoshta i një gruaje
13 Gusht 2024, 07:25 -
Dyshohet se 800 tonë mbetje toksike u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, anija fik sinjalin! 'Doganat': Po bashkëpunojmë me OLAF për ta lokalizuar
Një ngarkesë e nisur nga Porti i Durrësit ka vënë në alarm autoritetet në Tajlandë, pasi sipas organizatës “Basel Action Network” që gjurmon tregtinë e mbetjeve toksike, është e mbushur me 800 tonë pluhur të rrezikshëm që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut. Një prej anijeve ka fikur sinjalin, Drejtoria e Doganave ka nisur hetimin në bashkëpunim me OLAF për lokalizimin e anijes.
12 Gusht 2024, 22:17 -
Zhvlerësimi i valutave, rënia e naftës në tregjet e huaja e fundi i koncesionit të markimit, ulin çmimin e karburantit
Çmimi i naftës dhe i benzinës është ulur me 5 lekë këtë të hënë. Kjo është hera e dytë brenda vitit që ulet çmimi i karburantit, rënie që vjen pas rënies së naftës në tregjet ndërkombëtare, dhe zhvlerësimit të vazhdueshëm të dollarit.
12 Gusht 2024, 21:16 -
-
