-
-
-
Vajza e Donald Trump në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin dhe Zvërnecin! Darkojnë me kryeministrin Rama (VIDEO)
Ivanka Trump është akomoduar në një prej hoteleve luksoze në zonën e Ujit të Ftohtë. Gjatë lëvizjeve të saj në qytet, është zbatuar një strategji sigurie e rrallë për Vlorën: ndërrimi i automjetit në çdo ndalesë. Qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë së Kushnerit statusin e “investitorit strategjik” për zhvillimin e një resorti luksoz turistik në ishullin e Sazanit.
21 Janar, 10:16 -
Rama: SPAK i vonuar, bëri sikur 21 janari nuk ekziston! S’ka drejtësi të re pa ndëshkimin e krimit më të egër të demokracisë! Homazhe në Bulevard
Në 15 vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve të pafajshëm më 21 janar, kryeministri Edi Rama zbuloi se një nga arsyet pse kjo mazhorancë mbështeti reformën në drejtësi ishte ndëshkimi i përgjegjësve me pushtet. Përballë familjarëve të të vrarëve nga plumbat e shtetit të Sali Berishës, Rama nuk fshehu zhgënjimin ndaj SPAK që nuk e hetoi masakrën e 21 janarit derisa Strasburgu e quajti krim të pazbardhur shtetëror.
21 Janar, 09:46 -
-
-
-
Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin
Skema e re e propozuar nga qeveria, ku për herë të parë përcaktohen çmime reference edhe për fshatrat, ndjek në përgjithësi të njëjtin parim. Çmimet e referencës për zonat rurale janë propozuar në nivele të barabarta me çmimet aktuale që aplikohen për rrethet.
21 Janar, 07:21 -
-
-
Dy apartamente të kthyera në 'shtëpi bari' në Sarandë/ Arrestohet administratori i pallatit, në kërkim 4 persona! Sekuestrohen 157 bimë kanabis (EMRAT+VIDEO)
Dy apartamente në Sarandë ishin përshtatur për kultivimin e kanabisit. Policia ka arrestuar administratorin e pallatit dhe ka vënë nën hetim gruan e tij. Në kërkim janë shpallur 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
20 Janar, 16:25 -
Fitim Zekthi: Ftesa për Ramën nga SHBA dhe konspiracionizmi që mund ta shkatërrojë PD-në
Ajo që nuk e lejon kurrë një parti apo një organizatë të reflektojë, të shohë veten, të ndryshojë, është konspiracionizmi: shpjegimi i botës dhe i vetes, shpjegimi i gjendjes së vet dhe i zhvillimeve politike, ndërtimi i strategjisë së mbijetesës dhe fitores me anë të konspiracionit.
20 Janar, 16:02 -
Rama ndan pamje nga kantieri në autostradën Tiranë-Durrës: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%
Në autostradën Tiranë-Durrës po punohet për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë. Njëra korsi do të shërbejë për emergjencat, duke e bërë autostradën në përfundim të punimeve me nga katër korsi në secilin drejtim.
20 Janar, 15:42 -
Ligjet ‘OK’ aktit normativ të buxhetit 2025, Malaj: 150 mln euro në llogarinë e pensioneve, do përdoret për skemën e re!
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Administratës Publike, ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi në mënyrë të zgjeruar Aktin Normativ nr.11 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2024 ‘Për buxhetin e vitit 2025’”, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të domosdoshme për mbylljen e vitit buxhetor dhe ruajtjen e ekuilibrave fiskalë.
20 Janar, 15:22 -
Banka e Shqipërisë ekspozitë për paranë në një shekull, Gent Sejko: Historia na mëson sesi t’u përgjigjemi krizave
Këtë vit bëhet 1 shekull që kur është emetuar kartëmonedha e parë shqiptare. Në ambientet e Bankës së Shqipërisë është hapur ekspozita ku pasqyrohen 100 vitet e transformimit të monedhës kombëtare. Guvernatori Gent Sejko tha në çeljen e ekspozitës se historia na mëson sesi t’u përgjigjemi krizave.
20 Janar, 13:51 -
Australian Open/ Djokovic dhe Medvedev kalojnë raundin pa probleme, Sinner përfiton nga dëmtimi i rivalit! Auger-Aliassime tërhiqet
Italianit Sinner i duheshin vetëm dy sete, duke fituar qartë përpara se rivali francez të tërhiqej për shkak të një problemi fizik. Ndeshja përfundoi 6-2, 6-1 pas 1 ore e 7 minutash.
20 Janar, 11:43 -
-
-
-
Trump: Udhëheqësit evropianë nuk do t'i rezistojnë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën! 200% tarifë doganore për verërat e Francës
Udhëheqësit evropianë nuk do të “ofrojnë shumë rezistencë” ndaj përpjekjes së tij për të blerë Groenlandën, tha presidenti amerikan në një deklaratë për gazetarët në Florida
20 Janar, 07:37 -