-
Ylli Pata: Provat që kërkon Berisha? Kronologjia e vendimeve të tre gjykatave të SHBA ndaj të birit Shkëlzenit
Sali Berisha dhe ndjekësit e tij, që prej shpalljes Non Grata nga ana e Departamentit të Shtetit, vijojnë refrenin e kërkimit të “provave”. Por vetëm të shikohet historia gjyqësore e Shkëlzen Berishës në tre shkallë gjykatash në SHBA, del përfundimin se në Amerikë provat jo vetëm janë publike, por kanë marrë edhe vendim të formës së prerë.
5 Korrik 2021, 09:26 -
Maja e Jankës në Vithkuq të Korçës 'në pushtetin' e flakëve prej më shumë se 3 ditësh! Në terren 20 forca të ushtrisë dhe 1 zjarrfikëse
Maja e Jankës, në zonën e Vithkuq të Korçës vijon të jetë në "pushtetin" e flakëve. Për më shumë se 3 ditësh, flakët vijojnë të djegin pisha dhe shkurre. Në luftën me flakët janë angazhuar 20 forca të ushtrisë dhe një mjet zjarrfikës, teksa po ndihmojnë edhe banorët e zonës.
5 Korrik 2021, 08:55 -
Busti i Skënderbeut vendoset në Parkun Qendror të Budapestit, Rama dhe Veliaj: Dhuratë nga Bashkia e Tiranës! Të pranishëm në ceremoni edhe Meta e Kryemadhi
Busti i heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu është vendosur në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit.
5 Korrik 2021, 08:40 -
-
A duhet të ishte shpallur edhe familja e Enverit, e persekutuar nga regjimi komunist
Kush tjetër, përveç atyre që u persekutuan, u pushkuatuan dhe u internuan në këtë vend gjatë viteve të diktaturës, mbeti pa e shpallur veten të persekutuar, apo të përndjekur politik. Kush tjetër veç atyre, ata që nuk e falsifikuan të vërtetën në këtë vend dhe familjes së diktatorit Enver Hoxha?! Dikujt i kanë pushkatuar dajën e nuses së xhajës, dikujt tjetër hallën e djalit të xhaxhait të tezes së nuses, dhe një tjetri i ka dalë i arratisur kushëriri i parë i shokut më të ngushtë të ushtrisë.
4 Korrik 2021, 15:28 -
Zbardhet dosja e ‘Shpirtit’/ Më shumë se 12 milionë euro fitime në 3 vite, koka e grupit 'Lani' me plantacione gjigante kanabisi në Skrapar! Emrat e 'të penduarve'
Zbardhen pjesë nga dosja për operacionin “Shpirti”, që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës
4 Korrik 2021, 12:39 -
Pësuan dëmtime në banesa nga zjarri ose përmbytjet, Bashkia Tiranë miraton dëmshpërblimin për 24 familje
Bashkia e Tiranës ka miratuar dëmshpërblimin për 24 familje të cilat kanë pësuar dëme në banesa nga zjarri ose përmbytjet. Këshilli Bashkiak, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin nga institucionet përgjegjëse, ka miratuar edhe listën me familjet që do të marrin ndihmën financiare nga Bashkia e Tiranës për rikuperimin e dëmeve.
4 Korrik 2021, 11:51 -
Elhaida Dani e ftuar ne skenën e 'Musicall' të Triestes në Itali, një tjetër sukses përtej Adriatikut për këngëtaren shqiptare
Të shtunën e 3 korrikut, në Trieste mbahet “Musicall”, koncerti që mbledh mjuzikolet dhe kolonat zanore më të mira të të gjitha kohërave, e ku në skenë do të ngjiten të famshmit Giò di Tonno, Vittorio Matteucci dhe Graziano Galatone.
3 Korrik 2021, 22:28 -
Presidenti Meta vlerëson me Titullin 'Mjeshtër i Madh' 6 gazetarë sportiv: Pjesërisht e konsideroj veten pjesë të këtij komuniteti
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne disa gazetarë të spikatur sportivë për kontributet dhe meritat e tyre profesionale në pasqyrimin e garave dhe ndeshjeve sportive. Ky vlerësim vjen edhe në një muaj të rëndësishëm për sportin, siç është Kampionati Europian.
3 Korrik 2021, 19:38 -
'Operacioni Bregdeti Ynë', Çuçi: U shemben 130 ndërtime pa leje! 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte
Mbi 130 ndërtime pa leje janë shembur përgjatë vijës bregdetare të vendit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, bën një bilanc me të dhënat e fazës së parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, teksa Policia e Shtetit prej tre ditësh vijon kontrollin në stacionet e plazhit për të evidentuar hapësirat e zaptuara.
3 Korrik 2021, 18:53 -
Kushtetuesja e re 7 vendime kundër mazhorancës në 4 muaj! A do t’i tërheqin Meta-Berisha-Basha akuzat kundër reformës në drejtësi?
Që në shkurt të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar skemën e kthimit dhe kompensimit të ish-pronarëve, lejen nga policia për protesta, masat kufizuese anti-COVID pa afat, shkarkimin e ish-kryebashkiakut Zef Hila, herësin në ndarjen e mandateve të deputetëve, pezulloi ndërtimin e teatrit dhe rrëzoi ligjin. Vendimet hedhin poshtë luftën e PD-LSI-së kundër reformës në drejtësi, akuzat për kapje të reformës dhe konsiderimit të saj nga Ilir Meta si komplot të SHBA-BE
3 Korrik 2021, 17:39 -
Vesa Luma dhe Big Basta mbledhin bashkë shqiptarët në Zelandën e Re (VIDEO)
Nën ritmin e këngëve shqiptare dhe me flamurin kuq e zi, Vesa Luma dhe Big Basta kanë mbledhur bashkë shqiptarët në Zelandën e Re. Prej lehëtimit të msave anti-COVID, çifti i njohur ka mbajtur nëj koncert në Zelandën e re, ku edhe janë zhvendosur prej kohësh për të jetuar.
3 Korrik 2021, 17:31 -
100-vjetori i kompozitorit Piazzolla sjell tingujt klasikë! Muzika argjentinase, 'magji' në Kalanë e Gjirokastrës
Një koncert me pjesët më të mira të kompozitorit argjentinas Astor Piazzolla, me rastin e 100 vjetorit të tij, është zhvilluar në kalanë e Argjirosë në Gjirokastër, ku ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas e të huaj
3 Korrik 2021, 14:44 -
-
Imazhet që shkaktuan zemërim në Ukrainë, ushtaret përgatiten për paradën e 30 vjetorit të pavarësisë me taka të larta
Publikimi i disa imazheve të ushtareve gra, të cilat bënin prova për një paradë të ardhshme ushtarake të veshura me taka të larta, ka shkaktuar një valë të madhe zëmërimi në Ukrainë.
3 Korrik 2021, 11:49 -
Operacioni 'Shpirti'/ ‘Makina, rrushi, shezllone, dokumente’, zbardhen kodet e përgjimit mes bisedimeve të organizatës kriminale për transfertat e parave dhe dërgesat e drogës
4 'të penduar' që më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të katërt në rangje të larta të grupeve mafioze e kriminale, i kanë dhënë 'dorën' më të madhe SPAK-ut i cili ka goditur në shenjë dhe ka shkatërruar një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike
3 Korrik 2021, 11:41 -
Tiranë/ Shpërndante kokainë në bllok, arrestohet 39-vjeçari, procedohet në gjendje e lirë e motra, pengoi hetimet! Në banesë iu gjetën 100 doza
Një 39-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se shpërndante doza me kokainë në zonën e ish bllokut në Tiranë. Gjatë kontrollit të banesës së motrës së tij u gjetën dhe sekuestruan 100 doza kokainë, 3 peshore elektronike dhe 6 milionë leke të reja të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.
3 Korrik 2021, 11:10 -
-
I biri i dënuar si koka e grupit të drogës në Greqi, Gjykata e Fierit sekuestron 3 llogari bankare të nënës së tij në Shqipëri me vlerë 100 mijë euro
Gjykata e Fierit vendos sekuestro preventive për 3 llogari bankare me vlerë 100 mijë euro, në emër të një gruaje, djali i së cilës rezulton i dënuar në Greqi për trafik droge dhe koka e këtij grupi kriminal.
3 Korrik 2021, 09:59 -
-
Blendi Gonxhja tregon skenën e frikshme: Prindi me 80-100 kmh me të birin 'sanduiç' mes tij e timonit, sa më pa e hodhi në sendiljen e pasagjerit
Shpejtësia e lartë është një nga shkaqet kryesore për aksidentet rrugore. Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tregon një skenë që ka hasur në Sauk, ku një prind sipas tij me shpejtësi 100 km në orë mban para vetes në timon fëmijë i cili mund të ishte 6 ose 8 vjeç
2 Korrik 2021, 22:27