-
Publikohen të dhënat e Censit 2023: Në Shqipëri 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë! Popullsia tkurret me 419 mijë në krahasim me 2011
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit 2023. Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë. Krahasuar me Censit e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%. Sa i takon besimit fetar, 1.1 milionë janë deklaruar myslimanë, 384 mijë të krishterë, 85 mijë ateistë e 332 mijë të pacilësuar.
28 Qershor 2024, 11:25 -
Tiranë/ Sekuestrohen 50 mln euro pasuri të Kristian Boçit si dhe 6 të tjerëve të lidhur me ta! Zbulohet skema e pastrimit të parave
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të Kristian Boçit, emri të njohur në mediat sociale, Elman Abules si dhe 5 personave të tjerë të lidhur me ta.
28 Qershor 2024, 08:42 -
Euro 2024/ Policia gjermane parandalon 900 hyrje të paautorizuara
Kontrollet e përkohshme të vendosura në të gjithë kufijtë gjermanë për turneun Euro 2024 kanë parandaluar tashmë rreth 900 hyrje të paautorizuara në vend brenda një jave, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.
17 Qershor 2024, 17:58 -
Shifra rekord/ Të ardhurat nga turizmi arritën në 4.1 mld euro vjet! Optimizmi rritet edhe për 2024, në janar-shkurt hynë në vend 970 mijë të huaj
Bumi turistik i vitit 2023 është shoqëruar me rritje të fortë të ardhurash nga sektori i turizmit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë vjet të huajit kanë shpenzuar në vend 4.1 miliardë euro, ose rreth 1.3 miliardë euro më shumë se në 2022. Këto fitime do të ishin edhe më të larta nëse sektori do të ishte i formalizuar, pasi vjet 4500 struktura akomoduese, ushtruan aktivitetin në paligjshmëri.
25 Mars 2024, 15:58 -
Kallëzoi Nokën në SPAK për aferën e pasaportave, Idajet Beqiri: Zhvati 510 mln euro me Berishën, ja si i pastroi paratë
Avokati Idajet Beqiri ka dorëzuar në SPAK të gjitha faktet dhe provat e korrupsionit të Flamur Nokës, të cilat mund ta çojnë në burg. Avokati Beqiri ka folur në Report Tv mbi këtë kallëzim të bërë ndaj Nokës.
15 Mars 2024, 21:03 -
DOSJA/ Afera me koncesionin e pasaportave dhe pasuritë e dyshimta, Flamur Noka kallëzohet në SPAK nga Idajet Beqiri
Siç e paralajmëroi pak javë më parë, avokati Idajet Beqiri ka dorëzuar ne SPAK të gjitha faktet dhe provat e korrupsionit të Flamur Nokës, të cilat mund ta çojnë në burg. Një kallëzimin penal ku përmendet mes te tjerash kontrata koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike kur Noka ishte ministër i Brendshëm.
14 Mars 2024, 16:18 -
Zgjatet në 3 vjet afati i hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Shqipëri! Shtyhet edhe leja për afganët
Këshilli i Ministrave vendosi sot të zgjasë me 3 vjet afatin e hyrjes dhe qëndrimit në Shqipëri të shtetasve të Ukrainës. Gjithashtu është shtyrë edhe afati i qëndrimit për afganët
6 Mars 2024, 19:53 -
Kolegji Zgjedhor lë në fuqi gjobën 93 000 lekë ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako
Kolegji Zgjedhor vendosi sot me shumicë votash të pushojë çështjen e ankimimit të kryetares së bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, duke lënë në fuqi gjobën prej 93 000 lekësh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte vendosur asaj.
6 Mars 2024, 11:08 -
Mashtruan evropianët me Call Center, SPAK mbyll hetimet e dërgon për gjykim 5 persona! Pjesë e grupit të Amant Josifit! U zhvatën gjermanëve 6.1 mln euro
Pesë shqiptarë, të ndaluar në vitin 2022, në një operacion nga “EuroJust” për mashtrimet përmes Call Center-ave, janë dërguar për gjykimin nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. 5 të akuzuarit janë pjesë e grupit të Amant Josifit, për të cilin SPAK është dakordësuar me autoritetet spanjolle që hetimin ta bëjnë ato
10 Shkurt 2024, 09:48 -
Gruaja humbi jetën pas lindjes në maternitetin e Beratit, bashkëshorti kërkon drejtësi! I kishin lënë placentën brenda
Fisnik Habibi kërkon drejtësi për bashkëshorten e tij, Miliena Sadushi e cila humbi jetën në maternitetin e Beratit pasi lindi vajzën e saj të tretë 6 muaj më parë. Pas lindjes së vajzës së tretë 40 vjeçarja iu nënshtrua një operacioni po në këtë maternitet.
31 Janar 2024, 19:20 -
Koncensioni 500 milionë euro i pasaportave dhe pasuritë e Flamur Nokës me para që nuk u dihet burimi
Në 19 mars 2013, Flamur Noka, në atë kohë ministër i Brendshëm, sigurisht me aprovimin e Sali Berishës, të cilit i shërben tani, firmosi ndryshimin dhe zgjatjen me 10 vite të kontratës koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike me me grupin që kontrollonte kompaninë Aleat.
23 Janar 2024, 13:46 -
KAS gjobë për PS, PD dhe 3 kandidatët për kryebashkiakë! 'I dhuruan vetes para cash'
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur Partinë Socialiste dhe Demokratike për shkelje të gjetura nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike në zgjedhjet vendore të 6 marsit 2022.
19 Janar 2024, 14:32 -
Policia ‘mbush’ me gjoba drejtuesit që thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor, mbi 9 mijë ‘ndëshkime’ në Tiranë! 635 masa administrative në Shkodër
Gjatë një jave në Tiranë janë vendosur 9526 gjoba dhe 635 gjoba në Shkodër, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht parakalime të gabuara, shpejtësia, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, apo edhe qëndrimi i gabuar.
13 Dhjetor 2023, 14:34