Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike plotësoi vakancat e krijuara në Këshillin e Bashkiak Has, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit “Aleanca Progresiste LZHK”, Hamit Sheta dhe Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit “Partia Kristian Demokrate”, Silvana Kola.
Pasi miratoi raportin e gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021, KQZ ka vendosur të gjobisë 103 subjekte politike dhe disa kandidatë të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit vendore.
89 parti politike janë gjobitur me masë administrative 60 mijë lekë, ndërsa, 14 parti të tjera janë sanksionuar me masën administrative prej 1 milion lekësh.
Auditimi i fondeve
Gjithashtu, u miratua edhe raporti i gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022. Edhe për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit janë gjobitur disa subjekte dhe kandidatë. Partia Socialiste ka marrë një masë prej 3 milionë lekësh. Kurse Partia Demokratike, ka marrë gjobë prej 3 milionë lekësh por edhe dy masa të tjera shtesë, njëra në vlerën e 500 mijë lekëve dhe tjetra në masën e 100 mijë lekëve.
Gjoba ka pasur edhe ndaj kandidatëve. Më konkretisht Ardian Muka i koalicionit Shtëpia e Lirisë është gjobitur në masën 415 mijë lekë. Edhe Emirjana Sako e cila fitoi zgjedhjet është gjobitur me 92.775 lekë. Me 120 mijë lekë është gjobitur edhe Edison Memolla i bashkisë Rrogozhinë, i cili pas zgjedhjeve të kontestuara për shkak të një kutie në Burgun e Rrogozhinës, u detyrua të rizhvillonte zgjedhjet dhe të konfirmonte mandatin për të dytën herë në pak muaj. Me 91 mijë lekë është gjobitur kandidati i Shkodrës Bardh Spahia.
Gjoba janë vendosur dhe për 30 media.

KQZ ka miratuar raportin e gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022 ndërsa ka vendosur gjoba edhe për disa medie për pasqyrim të pabarabartë të fushatës elektorale. Gjobat më të majme janë ndaj Top Channel, Syri TV dhe Star Plus, në masën 100 mijë lekë.
Komisioneri vendosi sanksione administrative për Ofruesit e Shërbimit Mediatik Audioviziv:
- Gjobë në masën 3 000 lekë për ADTN;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për ABEG Tv;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Club Tv;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Era Digitalb;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Glob Tv;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për One Tv Vlora;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Shijak Tv;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv BS;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv 6+1;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Antena Nord;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Berati;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Channel 1;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Channel 7;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Jug;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Klaudiana;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Kopliku;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Lobi;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Mati;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Premium Channel;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Rozafa Motiv;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Saranda;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Sot 7;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Star Plus;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv UTV Education;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për TVT;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Tv Re.Al;
- Gjobë në masën 3 000 lekë për Syri TV;
- Gjobë në masën 100 000 lekë për Top Channel;
- Gjobë në masën 100 000 lekë për Syri Tv;
- Gjobë në masën 100 000 lekë për Star Plus.
Komente











