-
Gazetarët pa Kufi: Liria e shtypit nën presion gjatë pandemisë! Shqipëria përmirësohet me një pozicion, Kosova bie 8 !
Pandemia globale ka çuar në rritje të shtypjes dhe sulmeve ndaj gazetarisë në të gjithë botën, u bë publik në një raport të botuar të martën nga Reporterët pa Kufij (RSF)
20 Prill 2021, 09:42 -
1200 kg kokainë nga Amerika e Jugut në Europë,në pranga 21 persona, në përgjime përfshihen të huaj mes tyre edhe shqiptarë
Në kuadër të operacionit “Molo 13” e koordinuar nga Antimafia Italiane e Catanzaros është arritur që të shkatërrohet një rrjet trafiku ndërkombëtar lëndësh narkotike.
15 Prill 2021, 15:21 -
Raporti i Këshillit të Evropës: Turqia dhe Rusia me shkallën më të lartë të të burgosurve për 100 000 banorë
Turqia dhe Rusia, kanë shkallën më të lartë të të burgosurve theksohet në një raport të Këshillit të Evropës. Ato kanë përkatësisht 357 dhe 356 të burgosur për 100,000 banorë. Gjeorgjia renditet e treta me 264 të burgosur për 100 000 banorë , ndërsa Lituania është shteti anëtar i BE me përqindjen më të lartë të njerëzve të burgosur me 220.
9 Prill 2021, 10:26 -
Forbes: Pandemia po varfëron të gjitha shtresat, miliarderët të 'privilegjuarit', iu rriten të ardhurat me 8 trilionë dollarë
Ka qenë një vit i goditur nga pandemia e megjithatë ka qenë një vit rekord për njerëzit më të pasur në botë, me një rritje prej 5 trilionë dollarësh në pasuri dhe një numër të madh të miliarderëve të rinj.
7 Prill 2021, 10:39 -
Celibashi i ‘krehu’ listat, ankimimi i PD do të shqyrtohet të martën! KAS cakton edhe relatorin.
Pas ankimit të Partisë Demokratike Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ do të zhvillojë ditën e martë seancën për shqyrtim të kërkesës për rrëzimin e vendimit për të hequr kandidatët shtesë nga lista e koalicionit opozitar të PD-së. KQZ sot caktoi edhe relatorin e çështjes i cili do të jetë Elvis Çefa.
20 Mars 2021, 22:38 -
FAKTE/ Kur Berisha bënte VKM të personalizuara për klientët që paguanin studion ligjore të Argitës (VIDEO)
Redaksia investigative e Report Tv përpiqet të hedhë dritë në aferat e klanit Berisha dhe si u ndërtua e gjithë skema e fitimit të miliardave duke treguar gjithë dokumentet e firmosura nga Sali Berisha për ta favorizuar klientët e Argitës.
20 Mars 2021, 19:06 -
KQZ i hoqi 61 emra nga lista e kandidatëve për deputetë, PD ankimon vendimin në KAS
Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo drejton kanë dërguar në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksioneve, vendimin e kryekomisionerit Celibashi për të reduktuar në 153 emra, listën e saj të kandidatëve për deputetë.
19 Mars 2021, 14:29 -
'Prerja' e listave të PD, Oerd Bylykbashi për Report Tv: Është politike, me këtë vendim të KQZ rrezikojmë kolaps zgjedhor
Partia Demokratike e quan politike shkurtimin e listave të saj nga KQZ. Sipas ish deputetit Oerd Bylykbashi, vendimi i KQZ tenton të dëmtojë koalicionin e udhëhequr nga PD dhe kjo rrezikon ta çojë vendin drejt kolapsit zgjedhor.
18 Mars 2021, 16:52 -
Pandemia COVID uli me 66% kërkesat për azil të shqiptarëve
Pandemia uli kërkesat e shqiptarëve për azil në vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane për Azil në 2020 u regjistruan vetëm 6498 aplikime dhe ri-aplikime për azil, me një rënie prej 66% krahasuar me 2019 kur ishin bërë 22.982 aplikime
10 Mars 2021, 08:58 -
Koronavirusi në Shqipëri/ 3029 testime dhe 581 raste të reja, 5 viktima në 24 orët e fundit
Këtë të shtunë, Shqipëria ka regjistruar 581 raste të reja të koronavirusit nga 3029 testime të kryera në total. Që prej fillimit të pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar 67,216 të infektuar. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit, 5 qytetarë të tjerë nuk arritën të fitojnë betejën me COVID duke e çuar bilancin në total në 1270.
16 Janar 2021, 16:51 -
673 raste të reja me COVID dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! Humb betejën edhe një 21 vjeçar, 260 pacientë të shtruar
673 raste të reja me COVID dhe 7 humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Betejën me COVID fatkeqësisht e kanë humbur 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç.
8 Janar 2021, 16:04 -
COVID-19 në Shqipëri/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 389 raste të reja dhe 13 viktima
Nga 2420 testime të kryera 389 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID në 24 orët e fundit. Qyteti me numrin më të lartë të rasteve mbetet Tirana me 177 raste të reja.13 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 1111.
22 Dhjetor 2020, 16:47 -
Koronavirusi në Shqipëri/ Rekord shifrash, 744 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orë! Ndërron jetë mjeku në Dibër! Spitali i Elbasanit gati për t'u kthyer në strukturë COVID!
Ditën e sotme (24 nëntor) u shënua një tjetër rekord i viktimave si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit u shënuan 19 qytetarë që nuk arritën të fitojnë betejën me virusin. Gjithashtu gjatë kësaj kohe u regjistruan 744 raste të reja.
24 Nëntor 2020, 16:31 -
Sot 241 raste të reja dhe 7 viktima/ Hapet spitali COVID/3, shtrohen 6 pacientët e parë! 92 të shëruar
Një ulje të lehtë kanë pësuar rastet ditore me COVID-19, por vijon të jetë shumë i lartë numri i viktimave. Si rezultat i 1260 testeve të kryera kanë rezultuar pozitiv 241 pacientë, ndërsa 7 persona kanë humbur betejën me këtë sëmundje.
31 Tetor 2020, 16:17