COVID-19 në Shqipëri/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 389 raste të reja dhe 13 viktima

COVID-19 në Shqipëri/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 389 raste të reja dhe 13 viktima

Ambulancat në Spitalin Infektiv

Në 24 orët e fundit në Shqipëri është vënë re një tendencë ulje e rasteve të reja me koronavirus. Nga 2420 testime të kryera 389 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID.

Qyteti me numrin më të lartë të rasteve mbetet Tirana me 177 raste të reja.

13 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 1111.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 497 qytetarë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cerrik. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë. 

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 
COVID-19 – Statistika (22 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         389
Të shëruar në 24 orë      497
Të shtruar në spitale      344
Humbje jete në 24 orë     13
Testime ditore              2420
Testime totale         243,043
Raste pozitive            53,814
Raste të shëruara      29,249
Raste Aktive               23,454
Humbje jete                   1111
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   12937
Fier          1676
Durrës     1285
Shkodër  1299
Vlorë       1062
Korçë       1025
Elbasan     920
Berat         901
Lezhë        884
Gjirokastër  554
Kukës       485
Dibër        426

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë