-
Ekskluzive/ Çerek shekulli arrati! Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vranë për të marrë hakun e babait të tij
Interpol Tirana arriti të zbulojë përmes sistemit të krahasimit të fotove, se dy shqiptarë të cilët jetonin me identitet të rremë prej më shumë se dy dekadash në Itali, janë dy vëllezër në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për vrasje në Lushnje. Artur dhe Arben Mëhilli vranë në vitin 1999 një të ri, për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tyre, Sokol Mëhilli, i cili është babai i gazetarit që u bë i njohur nga Big Brother, Stenaldos.
9 Prill, 17:12 -
Jetonin në Itali me identitet të rremë, pranga dy vëllezërve të dënuar me 32 vite burg për vrasjen për gjakmarrje 27 vite më parë (EMRAT)
Në pranga ranë Artur Mehilli, 60 vjeç, dhe Arben Mehilli, 54 vjeç, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur në vitin 1999 në Lushnjë. Ata ishin dënuar në vitin 2001 nga Gjykata e Lushnjës me gjithsej 32 vite burg për “vrasje me paramendim” dhe armëmbajtje pa leje.
9 Prill, 15:43 -
Kur Shqipëria prodhonte veshje për Italinë, ringritja e Superfosfatit të Laçit dhe shkatërrimi i tij në vitin 1997 dhe Vila e Zogut që e adhurojnë ende të gjithë! Esencë - Report Tv
Vila e Zogut në Durrës është një nga godinat më simbolike të historisë moderne shqiptare, që mbart brenda saj luksin e një mbretërie, braktisjen e gjatë dhe përpjekjet për ringjallje.
4 Prill, 17:00 -
-
I kërkoi rezultatet e marra prej tij si deputet gjatë 30 viteve, KQZ i kthen përgjigje Braçes! Shifrat ndër vite e rendisin te politikanët më të votuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur deputetit socialist Erion Braçes në lidhje me kërkesën e tij ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet.
3 Prill, 15:52 -
Ardi Stefa: Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam shumë frikë se nuk do ta gjejnë kurrë as viktimat e demokracisë
'21 janari vulosi përfundimisht idenë se pushteti shqiptar, kur ndjehet i rrezikuar, di ende të përgjigjet me plumba: katër qytetarë të vrarë në mes të bulevardit; një drejtësi që ende është vonë dhe iluzionin e rremë demokracia shqiptare e ka mësuar vlerën e jetës njerëzore'.
2 Prill, 18:35 -
-
Jakin Marena: Berisha si Enveri, ‘vret’ armiqtë brenda partisë dhe... ‘PD më e fortë’
'Atëherë pse Berisha ka ndërmarrë këtë operacionin ‘fshesa’ në parti, duke përjashtuar apo siç deklaron ai ‘vetëpërjashtuar’ që nga Salianji e Alesia Balliu, që ‘gabuan’ dhe menduan se mund të garojnë përballë tij për postin e kreut të PD, e deri tek mbështetësit e tyre, të cilët morën pjesë në këto foltoret e organizuara qytet më qytet?!'
30 Mars, 19:12 -
U ofrua si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e marra prej tij si deputet që nga viti 1996 (DOKUMENTI)
Deputeti socialisti Erion Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ, ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet, duke nisur nga zgjedhja si deputet për herë të parë në qarkun Berat në vitin 1996.
30 Mars, 09:33 -
Vlorë/ 81 karrige bosh dhe lule në det, nderohen viktimat e tragjedisë së Otrantos! Familjarët: Të lodhur nga padrejtësia
Më 28 mars 1997, anija shqiptare me 142 persona në bord u përmbys nga anija italiane Sibila në kanalin e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, të cilët shpresonin se do të krijonin një jetë më të mirë në Itali pas trazirave që kishin prekur vendin tonë.
28 Mars, 10:19 -
Gary Kokalari risjell ‘kapitujt e errët’ të pushtetit të Berishës: Si Shkëlzeni negocionte çmimet e fishekëve dhe vdekja e dyshimtë e Kosta Trebickës
Gary Kokalari rikthen në vëmendje 28 marsin 2008, ditën kur skandali i trafikut të armëve AEY u ekspozua ndërkombëtarisht. "Berisha si dhe djali i tij, që u implikuan drejtpërdrejt si nga Kosta Trebicka dhe nga Efraim Diveroli, nuk u përgjigj me llogaridhënie, por duke e quajtur gazetën New York Times letër tualeti”.
27 Mars, 17:04 -
U dënua përjetë për vrasjen e Adrian Nikulaj, 'Daily Mail' publikon foto të Ruben Saraivës gjatë gjyqit, portugezi tundi kokën kur u shpall fajtor! U pagua 1 mln paund
'Daily Mail' ka publikuar fotot në sallën e gjyqit të Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
27 Mars, 10:56 -
-
Përjashtimi i mbështetësve të Salianjit, Koçi për Report TV: PD më keq se në 1997-ën, po dobëson vetveten! Veprime të tilla forcojnë mazhorancën
Në një intervistë me emisionin 'Studio Live' në Report TV, Koçi thotë se PD është në krizën më të thellë, po dobëson veten me përçarje dhe vetë po rrëzon pretendimin se zgjedhjet janë vjedhur
25 Mars, 17:29 -
-
Mero Baze: Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës
'Salianji nuk ka asnjë arsye të ndihet i goditur nga Berisha me këtë që po bën Berisha, pasi kjo është shkalla maksimale që ai nuk do arrinte dot kurrë të dëmtonte Berishën nëse nuk do kishte në këtë betejë aleat vetë Berishën'.
24 Mars, 23:34 -
-
-
-
Zgjedhjet për kryetarin e PD/ Alimehmeti: Do ketë filtra për disa kandidatë! Prençi: Berisha e ka mbaruar ciklin politik! Kikia: Salianji duhet të jetë në garë, mund të marrë 35% të votave
Ilir Alimehmeti deklaroi se do të ketë filtra për kandidatët që do të kërkojnë të garojnë për kreun e ri të PD-së në 23 maj, duke pranuar vetëm ata që sipas tij plotësojnë standardet. Ndërkohë për Mentor Kikinë, Shemsi Prençin dhe Reldar Dedën, Berisha e ka mbyllur ciklin politik. Kikia tha se nëse Salianji do të futej në garë, mund të merrte deri në 35% të votave.
19 Mars, 22:26 -