-
Nën akuzë për pastrim parash, Prokuroria e Gjirokastrës dërgon në gjyq një person! I sekuestron 2 aparatamente në Sarandë dhe një 'Benz'
Prokuroria Gjirokastër ka dërguar në gjyq një person për ‘pastrim parash’. I sekuestrohen 2 apartamente dhe makinë, të dyshuara nga veprimtari të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
5 Maj, 14:54 -
Ervin Salianji-Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar! Nëse ke guxim, publiko dosjet Agasi-Beqiri!
Ervin Salianji i bashkëngjiti postimit edhe një pjesë nga dosja duke hedhur dyshime për heshtjen e Berishës lidhur me Ermal Beqirin pasi ngre pyetjen mos kryetari i PD “ka marrë ndonjë llokmë.”
5 Maj, 14:40 -
“Poenia”, muzikali ngjit në skenë qindra artistë të rinj! Mesazhi i Muçollarit: Puna e përkushtimi, çelësi i suksesit!
Në skenën e Universitetit të Arteve në Tiranë, u shfaq muzikali “Poenia”, një projekt që bashkon qindra të rinj në një produksion të veçantë multidisiplinor. Orkestër, kor, balet dhe artet pamore vijnë së bashku nën kujdesin e balerinës Adela Muçollari, në një shfaqje unike, të ndërtuar plotësisht nga vetë të rinjtë.
5 Maj, 14:19 -
Sulmet iraniane kundrejt Emirateve Arabe, reagon Ministria e Jashtme: Rrezikojnë stabilitetin rajonal, të ulen tensionet! Solidaritet me partnerët tanë
Në reagimin e postuar në rrjetet sociale theksohet se sulmet janë shkelje e sovranitetit dhe së drejtës ndërkombëtare, ndërsa rrezikojnë stabilitetin rajonal.
5 Maj, 14:15 -
-
Kaos në Kuvend, pasoja në paga! Ja 16 deputetët e opozitës që u penalizuan me mbi 10 mijë euro për mungesa në seancat parlamentare (EMRAT)
Elda Hoti dhe Belind Këlliçi kryesojnë listën me 12 ditë mungesë dhe një penalitet prej 125.316 lekësh, ndjekur nga Flamur Noka dhe Klevis Balliu me 11 ditë mungesë dhe një gjobë prej 114,873 lekësh secili.
5 Maj, 14:02 -
Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO: Vijojmë me kundërshtimet e pretendimeve të prokurorisë, SPAK nuk i merr për bazë provat tona
Fatmir Mediu u shpreh se përcaktimi i Gërdecit është bërë 1 javë përpara daljes së urdhrit të ministrit. Ai shtoi se ndarja e kalibrave nuk është autoritetet i ministrit të Mbrojtjes, por ka rregullore që e përcakton.
5 Maj, 13:50 -
-
Ekskluzive/ Gjykata e Lartë rishikoi praktikën e arrestit, ministri Gogu për Report Tv: Më afër drejtësisë Europiane! Paraburgimet? Presim ekspertët e huaj për ndryshimin e Kodit
Ekspertë të njohur ndërkombëtarë do të mblidhen për 2 ditë në Tiranë, një takim që i paraprin Kongresit Botëror të Ligjit që do të mbahet në 2027 në kryeqytet. Ministri Gogu thotë se fakti që ekspertët mblidhen në Tiranë, është edhe shenjë e përparimit që vendi ka bërë në raport me reformën në drejtësi.
5 Maj, 13:07 -
-
Berisha: Rama dhe Balluku, njolla e zezë e raportit të miratuar nga Komisioni i Jashtëm në PE! Hoxha gënjeu, raporti i IBAR i është kthyer mbrapsht
Sali Berisha thotë se ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka gënjyer publikisht kur ka thënë se procesi i negociatave me BE është bllokuar dhe se raporti i IBAR për vlerësimin e pikave të ndërmjetme, i është dorëzuar Këshillit Evropian.
5 Maj, 13:04 -
U shkarkua nga vettingu, ish-gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg! Shteti urdhërohet t’i paguajë 26 mijë euro dëmshpërblim
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i ka dhënë të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, duke konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane pas shkarkimit të tij nga vetingu.
5 Maj, 12:30 -
-
-
‘Ka urdhëruar sulm ndaj meje’, Alesia Balliu i kthehet Shkëlzen Berishës: Do më kesh përballë derisa PD të çlirohet nga kthetrat e non gratës
Duke listuar kontributet e saj në parti, Balliu i referohet Berishës si ‘doktori i Enver Hoxhës’ dhe e paralajmëron se do qëndrojë përballë ‘klikës së shpallur non-grata’ deri sa PD të çlirohet nga kthetrat e saj.
5 Maj, 12:27 -
-
-
-
'Vlerësim i qartë për progresin' Ministri Ferit Hoxha mirëpret raportin e PE-së: Shqipëria në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian
Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha thotë se rezoluta konfirmon përparimin e qëndrueshëm, angazhimin e palëkundur në reforma dhe faktin që Shqipëria renditet ndër vendet pararojë në procesin e zgjerimit, me ritëm të qëndrueshëm në negociata dhe hapjen e kapitujve.
5 Maj, 12:04 -
-
Tatimet plan me 8 pika për kontrollet kundër informalitetit në turizëm! Në lupë deklarimi i çmimeve, informacion edhe nga Booking apo Airbnb
Drejtoria e Tatimeve ka publikuar planin e kontrolleve në sektorin e turizmit për këtë vit, me qëllim goditjen e informalitetit dhe rritjen e formalizimit. Në plan thuhet se në fokus do të vijoj të jetë punësimi dhe deklarimi real i pagave, duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale.
5 Maj, 11:42