-
CNN: Antentat ndaj Putin dhe frikë nga një ‘Grusht shteti’, Kremlini në gatishmëri të lartë për sigurinë e presidentit rus
Kremlini po zbaton një përshkallëzim urgjent të masave të sigurisë për shkak të informacioneve nga shërbimet e inteligjencës ruse në lidhje me një tentativë vrasjeje të Vladimir Putinit
4 Maj, 15:58 -
‘Super Bowl’-i modës/ Nga tema te të ftuarit dhe çmimet e biletave, gjithçka duhet të dini për Met Gala 2026
Rreth 450 të ftuar VIP do të marrin pjesë në natën më të madhe të vitit për modën, e cila mbledh fonde për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit. Beyoncé, Nicole Kidman dhe Venus Williams janë mikpritëset për galanë e këtij viti.
4 Maj, 15:57 -
Kuvendi i Shqipërisë transkripton gegnishten e deputetes Koçeku
Në një nga rastet e rralla në të cilat, forma shkaktoi më shumë debat se sa përmbajtja, deputetja Marjana Koçeku foli në Kuvendin e Shqipërisë në gegnisht. Por procesverbali i seancës i publikuar në faqen zyrtare të kuvendit në internet, e ka transliteruar fjalimin e saj në standardin zyrtar.
4 Maj, 15:42 -
Komisioni Evropian: S’ka vendim formal për ngrirjen e fondeve për Serbinë, KE vlerëson vazhdimisht nëse përmbushen kushtet për mbështetje financiare
Komentet e zëdhënësit të KE, Lammers, vijnë pasi më 30 prill komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se KE-ja kishte ndalur shpërndarjen e fondeve për Serbinë, për shkak të regresit të Beogradit në drejtësi.
4 Maj, 15:36 -
-
Ministri i Mbrojtjes mirëpret delegacionin e Gardës Kombëtare të New Jersey: Thellojmë partneritetin strategjik me SHBA
Takimi u zhvillua në kuadër të 25-vjetorit të partneritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey – një bashkëpunim dypalësh që ka filluar në vitin 2001 si pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror.
4 Maj, 15:34 -
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, GJKKO dënon me 3 vite e 8 muaj burg Shpend Sokolin
Sokoli është një nga të arrestuarit që operonin në tregun e paligjshëm kibernetik RYDOX, ku shiteshin të dhëna dhe informacione për biznese dhe persona të ndryshëm, kryesisht në SHBA. Nga ky aktivitet u prekën rreth 18 mijë llogari.
4 Maj, 15:21 -
-
-
-
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, 67-vjeçari turk arrestohet në Aeroportin e Rinasit
Bëhet fjalë për personin me iniciale I. K., i cili rezulton i kërkuar për vepra të rënda, mes tyre tentativa për rrëzim të rendit kushtetues dhe përfshirje në organizatë të armatosur terroriste.
4 Maj, 13:39 -
Përplasi për vdekje 2 fëmijët, shoferi me skedë të ‘zezë’ shkeljesh! U ‘fal’ kur u kap 2 herë me shpejtësi brenda vitit! Pezullohet zinxhiri drejtues në Policinë e Durrësit
Policia rezulton se ka falur në një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor Nikoll Radaçin, shoferin 57-vjeçar i cili i dehur në timon, i mori jetën dy të miturve të dielën në Durrës. Katër vite më parë atij i është pezulluar patenta vetëm me 1 muaj për tejkalim shpejtësie, kur në fakt duhej të ishte hequr nga 8 deri në 18 muaj, në kushtet kur e njëjta shkelje u përsërit 2 herë brenda vitit.
4 Maj, 13:28 -
Karburanti i shtrenjtë solli 5 mln euro më shumë në buxhetin e shtetit! Reduktimi i akcizës kushtoi 370 mijë euro në muajin prill
Buxheti i shtetit ka përfituar deri më tani 553 milionë lekë nga rritja e çmimeve të hidrokarbureve, ndërsa efekti negativ prej uljes së akcizës së naftës me 20% është vetëm 37 milionë lekë në muajin prill. Në komisionet parlamentare mazhoranca miratoi aktin normativ të uljes së naftës, dhe rrëzoi propozimet ligjore të opozitës për uljen të taksës së qarkullimit.
4 Maj, 12:51 -
Gara për kreun e PD përfundon në Gjykatë! Mereme Sela padi: U përjashtova në shkelje të statutit, pezulloni procesin! Kandidimi i Berishës të shpallet i pavlefshëm
Zgjedhjet e 23 majit për kreun e PD me vetëm 1 kandidat, Sali Berishën, përfundojnë në gjykatë. Mereme Sela, të cilës PD i refuzoi kandidaturën me argumentin se nuk ka kontribut të njohur nga partia, i kërkon gjykatës të pezullojë procesin e brendshëm si dhe të shpallë të pavlefshme kandidaturën e Sali Berishës.
4 Maj, 12:48 -
U kallëzua nga PD për falsifikim vulash e formularësh, zbardhet dëshmia e Gjokës: S'kisha dijeni për procesin në Greqi, as për vendimin që s'u ekzekutua kurrë
Dëshmia e Gjokës u publikua nga Sali Berisha gjatë paraqitjes në SPAK për aferën Partizani, ku pretendoi se procesverbali i dëshmisë së Gjokës i ka kaluar gjykatës pa u firmosur nga dy hetuesit që e kanë marrë gjyqtaren në pyetje.
4 Maj, 12:34 -
-
-
-
Pllakos epidemia e hantavirusit në kroçerën në Atlantik, 3 të vdekur! OBSH: Dyshohet për raste të tjera
Nga gjashtë personat e prekur, tre kanë vdekur dhe një është aktualisht në terapi intensive në Afrikën e Jugut. Sipas një burimi që ka njohuri për rastin, i cili kërkoi të mbetet anonim, një çift holandez është mes tre viktimave. Besohet se viktima e tretë ndodhet ende në bordin e anijes.
4 Maj, 11:25 -
-
Afera Partizani, Berisha në SPAK: Po, Irena Gjoka ndryshoi 3 mbiemra gjatë qeverisë sime! Vijon sulmet ndaj mediave: Do luftoj mafian e fjalës së lirë
Sali Berisha e pranon që 3 pasaporta të Irena Gjokës, gjyqtares që e akuzon se ka ndërruar disa mbiemra gjatë karrierës së saj në drejtësi, janë ndryshuar gjatë qeverisjes së tij. Kreu i PD-së e bëri këtë deklaratë, pasi u paraqit në SPAK, ku është i akuzuar për korrupsion lidhur me aferën “Partizani”.
4 Maj, 10:53