-
Përfundon me sukses evakuimi i parë mjekësor nga hapësira, 4 astronautët e NASA-s kthehen në Tokë (VIDEO)
Katër astronautë të misionit Crew-11 janë kthyer para kohe në Tokë, pas një problemi serioz shëndetësor të njërit prej tyre. NASA e cilësoi operacionin si evakuimin e parë mjekësor nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar pas 25 vitesh.
15 Janar, 13:32 -
Report Tv siguron emrat/ Kush janë të rrezikshmit 'VIP' që u transferuan nga Burgu i Durrësit, në krye Astrit Avdyli, Lulzim Berisha e vëllezërit Hoxhosmani!
33 të burgosur e paraburgosur në burgun e Durrësit janë transferuar në burgjet e sigurisë së lartë të Fierit dhe Peqinit. Të transferuarit janë persona që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, mes tyre Lulzim Berisha, Astrit Avdyli e të tjere të dënuar për vrasje e trafik ndërkombëtar droge.
15 Janar, 13:21 -
Kaluan afatet e paraburgimit, Apeli i Tiranës liron nga qelia 3 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços
Gjykata e Apelit vendosi sot të nxjerrë nga paraburgimi ku mbaheshin prej qershorit të vitit 2022, dy kushërinjtë Mollaj dhe bariun e tyre që akuzohen për vrasjen e Martin Çeços. Vendimi solli reagimin e ashtër të babait të viktimës. Ndërsa vendimi i gjykatës argumentohet me tejkalimin e afateve të paraburgimit.
15 Janar, 13:20 -
Ministrja Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në të gjithë vendin
Spitali Rajonal “Memorial” në Fier përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme në shëndetësinë publike, duke ofruar shërbime të nivelit terciar për qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
15 Janar, 13:13 -
Partia e Lirisë fajëson qeverinë për përmbytjet, Xhixho: Jeton në luks por asnjë mbështetje reale për banorët!
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, tha të enjten se banorët e prekur nga përmbytjet e fundit janë lënë pa ndihmë reale nga shteti. Sipas saj, qeveria ka shmangur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të mos u dhënë dëmshpërblim të plotë ndërkohë që vetë jeton në luks.
15 Janar, 13:00 -
-
-
Hakeruan sistemin e SPAK dhe shpërndanë materialet hetimore, dërgohen për gjykim ish-kreu i Burgjeve dhe 2 ish-zyrtarët e tjerë
Arnold Rrokaj në bashkëpunim me Zambak Gjonin thyen sistemin e SPAK duke marrë akses në materialet hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Këto informacione, ata më pas i shpërndanë me Agim Ismailin, i cili gjithashtu ia dërgoi dhe palëve të tjera.
15 Janar, 12:30 -
Ministri Salla në Berlin: Bashkëpunimi me Gjermaninë, mbështetje e qëndrueshme për bujqësinë shqiptare
Ministri Salla u mirëprit në një takim nga Ministri Federal i Bujqësisë, Ushqimit dhe Identitetit Rajonal i Gjermanisë, Alois Rainer. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe zhvillimit rural.
15 Janar, 12:22 -
-
-
Altin Ndoci ende në arrati, dështon seanca e ‘Plumbit të Artë’! Prokuroria heton si u çua në Burgun e Durrësit
3 orë qëndroi në spitalin e Durrësit, Altin Ndoci, derisa u arratis. Prokuroria po kërkon të gjejë nëse ka shkelje edhe në qëndrimin e një të akuzuari për vrasje e organizatë kriminale, në një burg të sigurisë së zakonshme siç është ai i Durrësit.
15 Janar, 11:49 -
Kosova fillon zbatimin e Ligjit për komunikacionin dhe për të huajt! Si do veprohet për pakicat serbe dhe automjetet
Veton Elshani theksoi se, nga 15 janari në mesnatë, policia do ta zbatojë ligjin në terren. Ai shtoi se drejtimi i automjeteve mbi bazën e autorizimit do të lejohet vetëm në raste emergjente, por me paralajmërim.
15 Janar, 11:35 -
21 Janari 2011, një krim shtetëror pa autorë! 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar
Në 21 Janar 2011 Prokuroria e Tiranës me nismën e vet filloi hetimet për veprat e vrasjes, shpërdorimit të detyrës, pjesëmarrjes në tubime të paligjshme, etj. U pyetën 92 dëshmitarë, por nuk u bë e qartë përse nuk u pyetën me cilësinë e dëshmitarit
15 Janar, 11:22 -
-
Vendimi i plotë/ ‘Kufijtë’ që Kushtetuesja i vendosi SPAK: Nuk mund të sekuestrohen celularë pa vendim gjykate! Të mos preket asnjë material personal
Prokurorët nuk mund të marrin më telefonat e askujt pa lejen e gjykatës dhe nuk mund ti hapin aparatet as në kushtet e flagrancës apo urgjencës. Gjykata Kushtetuese tha se telefoni nuk është send, por korrespodencë, dhe si e tillë, çdo komunikim konkret që merret nga prokuroria, duhet marrë leje nga gjykata.
15 Janar, 10:56 -
Imami nga Kosova del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar
Përveç krimeve financiare, imami akuzohet edhe për mashtrim të autoriteteve të emigracionit. Ai dyshohet se ka deklaruar paga fiktive mujore për ish-gruan dhe djemtë e tij, me qëllim që t'u siguronte atyre lejet e qëndrimit në Zvicër përmes dokumenteve të falsifikuara.
15 Janar, 10:47 -
-
-
-