-
-
Energjia diellore zuri 29% të peshës në prodhimin neto vendas, gjatë tremujorit të tretë të vitit
Futja në prodhim e një seri impiantesh me kapacitet të konsiderueshëm ka bërë që në tremujorin e tretë, energjia diellore që kategorizohet në fakt si “të tjerë” bilancin e energjisë të zërë gati 1/3 e totalit.
26 Nëntor 2025, 19:20 -
Mbrojtje për punonjësit që denoncojnë korrupsionin dhe shkeljet e ligjit, prioritet tenderët dhe fondet e BE-së! Qeveria propozon ligjin e ri
9 vite pasi miratoi për herë të parë ligjin e sinjalizuesve që u quajt ligji i “Bilbil-fryrësve”, qeveria sjell një ligj të ri për të nxitur denoncimet mbi shkeljet ligjore apo aktet korruptive. Projketligji i ri propozon që t’i jepet mbrojtje të gjithë atyre punonjësve që raportojnë shkelje ligjore, qoftë në sektorin publik apo privat, me prioritet të vecantë tenderat dhe fondet e BE-së.
26 Nëntor 2025, 18:52 -
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në Shijak, Mat dhe Shkodër
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, Mat dhe Shkodër, në kuadër të ligjit “Për paketën e maleve”.
26 Nëntor 2025, 18:30 -
Shpëtoi italianin nga mbytja, Elton Zefi flet për Report Tv: Nuk hezitova për asnjë moment, i kapa dorën nga xhami dhe nuk e lëshova më
Ai tregon se panë një grumbull njerëzish që po kërkonin ndihmë dhe se nuk hezitoi për asnjë moment dhe u hodh në lumë. 32-vjeçari tregon se në ndihmë i erdhi dhe një tjetër qytetar italian.
26 Nëntor 2025, 18:25 -
VKM/ Qeveria miraton bonusin për pensionistët për këtë fundvit, varion 10 mijë - 15 mijë lekë në bazë të pensionit
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit. 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.
26 Nëntor 2025, 18:21 -
Administrata Trump kërkon lirimin e 100 të burgosurve politikë në Bjellorusi
Reuters shkruan se ndërsa shteti autoritar ka liruar dhjetëra të ndaluar në disa valë që nga marrja e detyrës nga presidenti Donald Trump në janar, zyrtarët amerikanë duan të sigurojnë lirimin e mbi 100 të burgosurve në një marrëveshje të vetme, duke kërkuar anonimitet për të përshkruar biseda diplomatike të ndjeshme.
26 Nëntor 2025, 18:00 -
‘Lumë’ parash jashtë bankave, cash-i në ekonomi 4.6 mld euro! Qeveria cakton tavan 5 mijë euro për qytetarët nga 2026-ta, Shoqata e Bankave kërkon të ulet
Sot pagesat për mallra e shërbime bëhen masivisht me para në dorë, duke bërë që qarkullimi i parasë të jetë i pakontrolluar, dhe burimi i tyre të mos gjurmohet, si dhe të shmangen detyrimet tatimore.
26 Nëntor 2025, 17:32 -
Preket Reforma në Drejtësi! PS sjell ndryshime për 2 ligje: Anëtarët jo magjistratë në KLGJ e KLP do të futen në ‘sitë’
Socialistët në Kuvend i janë rikthyer përpjekjes për të bërë disa korrigjime të reformës në drejtësi. Dy ligje që propozohet të ndryshohen, kërkojnë 84 vota, dhe forcojnë filtrat se si zgjidhen anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Nisma ligjore relakson pozicionet e kryetarëve të komanduar të gjykatave dhe prokurorive, të cilët do të rrinë në detyrë deri në fund të vitit 2028.
26 Nëntor 2025, 17:17 -
Vlorë/ 39-vjeçari i shkon në lokal, dhunon këngëtarin dhe pronarin! 69-vjeçari e denoncon: Nuk dua të më ngatërrohet djali! Ai ka dy emra, është problematik
Hoxha thekson se autori është person problematik dhe njihet si i tillë në zonë ndërsa i bën thirrje policisë te hetojë edhe më shumë dhe të arrestojë autorin e dhunimit.
26 Nëntor 2025, 17:12 -
-
6 vite nga tërmeti i 2019-ës, Shqipëria ende në rindërtim! Fatura e buxhetit të shtetit deri tani i kalon 1 mld euro
Gjashtë vite më parë, Shqipëria u godit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, që mori 51 jetë njerëzish dhe la pas me qindra të pastrehë. Rindërtimi vijon ende, ndërsa deri më tani që prej fillimit të 2020-s për të financuar ndërtimin e banesave nga buxheti i shtetit janë paguar 1 miliardë euro, pa përfshirë donacionet e projektet e financuara nga ndërkombëtarët.
26 Nëntor 2025, 17:02 -
-
-
U kapën me 332 kg kanabis dhe kultivuan 32 mijë rrënjë narkotike në 2022, GJKKO gjykon grupin kriminal prej 22 personash në Malësi të Madhe, 2 të pafajshëm
Dosja e SPAK dokumentonte se grupi operonte prej kohësh në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke organizuar punëtorë, transport dhe depozitimin e drogës. Procesi u gjykua me procedurë të shkurtuar, çka solli ulje me 1/3 të dënimeve.
26 Nëntor 2025, 16:36 -
‘FBI shqiptare’/ SPAK propozon kandidaturën e Joni Ketës! Pritet votimi nga KLP për kreun e BKH! Gledis Nano u skualifikua nga 'Vettingu'
Emri i Joni Ketës është zgjedhur mes edhe 5 kandidatëve të tjerë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj , ndërsa Gledis Nano nuk ishte pjesë e garës së ditës së sotme pasi ishte skualifikuar nga komisioni i Vettingut.
26 Nëntor 2025, 16:25 -
-
-
Premtuan leje legalizimi e punësime në zgjedhjet e 2019, GJKKO dënon me nga 2 vite burg ish-zyrtarin e Kadastrës dhe ish-kryeplakun e Saukut
Sipas organit të akuzës këta dy shtetas kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, kur Kadastra drejtohej nga Artan Lame duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ne favor të Partisë Socialiste ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta.
26 Nëntor 2025, 16:04 -
Qiratë e banesave shtrenjtohen me 5.8% krahasuar me vjet! Çmimet e larta vështirësojnë shitjen e pronave, BSH: Gjysmë mld euro kredi për të blerë shtëpi
Marrja e një prone me qira po kushton shumë këtë vit. Banka e Shqipërisë thotë se qiratë janë shtrenjtuar ndjeshëm në verën e këtij viti në raport me 5-vjeçarin e fundit. Paralelisht vijon shtrenjtimi në çmimet e shitjes së apartamenteve, duke bërë që koha për të shitur një banesë të rritet. Ndërkohë burimi kryesor i financimit të blerjes së shtëpive mbetet kredia.
26 Nëntor 2025, 15:47 -