-
-
I shkaktoi shtetit 33 mln euro dëm ekonomik/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës në GJKKO, avokati: Akuza e parashkruar, kallëzimi i 10 viteve më parë
Sot u zhvillua në GJKKO seanca e parë paraprake. Hetimi ndaj ish-kryebashkiakut erdhi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tendera gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.
17 Mars, 12:30 -
Përcaktohet kalendari i ‘Final 4’, të gjitha ndeshjet do të luhen në 'Air Albania'! Fituesi i Superligës së futbollit vendoset në 15 ditë
Nga data 16 deri më 31 maj do zhvillohen gjashtë ndeshjet e fazës 'Final 4', nga ku do dalë skuadra kampione e Shqipërisë për këtë sezon në futboll.
17 Mars, 12:03 -
Fëmijët me probleme kardiake, mjeku: Në Kardiokirurgjinë Pediatrike në QSUT janë operuar 1300 foshnja, është një ndërhyrje që kryhet një herë në jetë
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, publikoi në rrjetet sociale disa pamje nga Kardiokirurgjia Pediatrike në QSUT, një nga shërbimet ku sipas saj falë profesionalizmit të mjekëve dhe teknologjisë, qindra fëmijë me probleme kardiake kanë kryer ndërhyrje të specializuara.
17 Mars, 11:56 -
Natë tmerri për mesfushorin e Romës, gjashtë hajdutë e mbyllin me familjen në një dhomë dhe i bastisin banesën! I marrin 10 mijë euro bizhuteri e ora
Banda, e përbërë nga gjashtë persona, e mbylli futbollistin, nënën e tij, partneren e tij, vëllanë dhe partneren e të vëllait në një dhomë. Ata vodhën bizhuteri, një Rolex dhe çanta firmato.
17 Mars, 11:47 -
Malësi e Madhe/ Vodhi 2 automjete në fshatin Selcë, arrestohet 22-vjeçari! Në pranga edhe 2 xhaxhallarët e të riut, iu gjetën në banesë çifte e kanabis
Një 22-vjeçar banues në fshatin Zagorë ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se gjatë këtij muaji ka vjedhur dy automjete në fshatin Selcë
17 Mars, 11:43 -
-
-
-
Në gjykim 7 të arrestuar të ‘Revanshit’, mes tyre Durim Bami! Akuza për vrasje dhe trafik droge, porositën edhe atentatin ndaj ish-deputetit Ndoka
Shtatë të arrestuar të dosjes ‘Revanshi’ kalojnë për gjykim. Mes tyre i forti i Niklës, Durim Bami i ekstraduar pak ditë më parë nga Dubai, nën akuzë për porositjen e vrasjes së mbetur në tentativë të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. 20 personazhe të tjerë të 7 grupeve kriminale të goditura nga SPAK janë ende në kërkim
17 Mars, 10:59 -
-
-
52.9% e vdekjeve në Shqipëri nga sëmundjet e zemrës, gati dyfish më shumë se mesatarja e BE-së
Të dhënat krahasuese nga INSTAT dhe Eurostat tregojnë se 52.9% e vdekjeve në Shqipëri lidhen me sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, ndërsa në Bashkimin Europian kjo kategori përbën 32.8% të totalit të vdekjeve.
17 Mars, 09:56 -
Tritoli në makinën e agjentit të Krimeve në Lezhë, në pranga i riu me precedentë! Policia në kërkim të urdhëruesit (EMRI)
Fatjon Rrika, me precedentë penalë për vjedhje në Itali ra në pranga, por nuk ka pranuar vendosjen e tritolit në makinën e agjentit të krimeve në Lezhë. Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari është paguar nga persona të tjerë.
17 Mars, 09:23 -
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë, 'Sapphire Princess' sjell rreth 2600 turistë
Turistët që udhëtojnë me këtë kroçerë kanë nisur menjëherë vizitat në Sarandë dhe në zonat përreth. Grupi i turistëve është i përzier dhe përfshin vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Kroçera ka mbërritur në Sarandë nga Italia dhe pritet të vazhdojë itinerarin e saj pasditen e kësaj të marte drejt Greqisë.
17 Mars, 09:11 -
-
Champions League/ Rikthehet Mbappe, Man. City kërkon sot përmbysjen kundër Real Madridit! Arsenali luan në shtëpi, PSG me 'një këmbë' në çerekfinale
Sot zhvillohen katër ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8-ave të Champions League, ndërsa do mësohen katër skuadrat e para çerekfinaliste.
17 Mars, 08:42 -
Zbulohet djali i birësuar i Raffaella Carrà! Ish-sekretari është trashëgimtari i ligjshëm i ikonës së ekranit italian
Detaji për jetën private të ikonës së televizionit italian është zbuluar në formulimet e një vendimi gjyqësor. Gian Luca Pelloni Bulzoni ishte sekretar personal dhe menaxher i Carrà dhe një ndër personat më të afërt me të.
17 Mars, 08:37 -
Lufta/ Irani konfirmon vrasjen e shefit të Sigurisë pas sulmeve izraelite! Media: Anija amerikane me 2.200 marinsa drejt Lindjes së Mesme
Teherani ka konfirmuar pretendimet izraelite për vrasjen e shefit të Sigurisë së Iranit, Ali Larijanit. Ndërkohë një përçarje e fortë ka dalë në pah në SHBA për luftën me Iranin, pasi shefi i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Joseph Kent, ka dhënë dorëheqjen duke kundërshtuar hapur konfliktin. Ai është zyrtari i parë dhe më i lartë i administratës së presidentit Donald Trump që largohet për këtë arsye.
17 Mars, 07:38 -
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, miratohet me 79 vota pro rezoluta e PS! PD bojkoton: Nuk ishte në rend dite
Shqipëria, bëhet vendi i dytë në botë pas SHBA-së që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit. Kapri bashkoi votën me PS. Përmes rezolutës, i bëhet thirrje qeverisë të shpallë Hezbollahun e Pasdaranët si organizata terroriste. Opozita thotë se seanca u thirr pa rend dite të miratuar zyrtarisht.
17 Mars, 07:17 -
Anulimi i tenderit për portin e ri në Porto Romano, Stringa: Greqia e Serbia kanë interes të mos ndërtohet, bashkë me Korridorin VIII! Preçi: 2 miliardë euro borxh publik për shqiptarët!
Stringa tha se Greqia dhe Serbia janë dy aktorët kryesorë që kanë interes që porti i ri i Durrësit dhe Korridori VIII të mos ndërtohet.
16 Mars, 22:56
