-
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese, Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, u arrestua në flagrancë më 12 maj 2023 teksa blinte vota, 2 ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale dhe u dënua më 5 mars 2024 nga GJKKO me 2 vite burg.
17 Mars, 16:00 -
-
‘Marrëzia’ që s’po merr fund/ Në pritje të ligjit...Bastet online lulëzojnë në të zezë. Në 3 vite, 1200 raste! Fidel Ylli: Janë ende në duart e të njëjtave kompani
Bastet sportive u ndaluan në Shqipëri prej vitit 2018 për shkak të dramës sociale që la pas, ndërsa prej vitit 2024, një ligj i ri i riktheu ato, vetëm online. Zbatimi i tij ka mbetur peng i akteve nënligjore që ende nuk janë miratuar. Ky boshllëk ligjor, i ka hapur shteg kompanive të ndryshme, ta ushtrojnë aktivitetin në paligjshmëri
17 Mars, 15:47 -
Bastet sportive online, 2 vite të ligjshme vetëm në letër! VKM e fundit: Lojë vetëm me ID (por ende vijojnë në paligjshmëri)
Dy vite nga miratimi në Parlament, bastet sportive online janë të ligjshme, por ende në letër. Aktet nënligjore nuk janë bërë gati, për shkak të kompleksitetit shumë të lartë që kanë, tha Ministri i Financave Petrit Malaj pak ditë më parë.
17 Mars, 15:34 -
Skandali me 104 tonë misër serb me aflatoksinë, Modi shpk dëmtoi shenjën e bllokimit dhe i nxori në treg! Nën hetim edhe 10 inspektorë
10 inspektorë të AKU në Shkodër dhe në pozicione drejtuese po hetohen për shpërdorim detyre për skandalin e misrit serb me aflatoksinë. Për hetim penal, edhe kompania ‘Modi’, Sh.p.k
17 Mars, 15:25 -
-
'Nuk mund të mbështes luftën në Iran', shefi i antiterrorizmit në SHBA jep dorëheqjen, Kent: Nisi nga presioni i Izraelit
Joseph Kent u bë anëtari i parë dhe më i lartë i administratës së presidentit Donald Trump që jep dorëheqjen për shkak të luftës në Iran. Ai thotë se nuk mund të mbështesë luftën dhe se Irani nuk ishte kërcënim për SHBA-të
17 Mars, 15:12 -
Akuzohen për shkelje me tenderin 700 mijë euro, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit dhe 6 zyrtarëve të tjerë
Kryebashkiaku Beci akuzohet nga SPAK se kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare se ka shkelur ligjin në tenderin për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019. 6 të pëndehurit e tjerë kanë qenë anëtarë të njësisë së prokurimit dhe të komisionit të vlerësimit të ofertave, të cilët akuzohen se paracaktuan dhe krijuan avantazhe për shoqërinë fituese të tenderit.
17 Mars, 15:07 -
Ruajini mesazhet në Instagram para se të jetë tepër vonë! Meta heq shtresën e sigurisë
Instagram nuk do të mbështesë më mesazhet e koduara në të dy skajet, duke nisur nga 8 maji. Instagram ka filluar të njoftojë përdoruesit e prekur për këtë ndryshim brenda aplikacionit dhe ka sugjeruar që përdoruesit të shkarkojnë bisedat dhe imazhet e enkriptuara para se opsioni të mos funksionojë më.
17 Mars, 14:59 -
-
-
Abuzoi me kamarieren për 5 orë dhe e detyroi të pinte kokainë, 37-vjeçari shqiptar dënohet me 6 vite burg në Torino
Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2024 në ambientet e nëndheshme të lokalit. Vajza, që kishte vetëm pak ditë që punonte aty, ishte zbritur për të marrë disa pije, por aty u bllokua nga i dyshuari.
17 Mars, 14:30 -
Lufta në Iran rrezikon të jetë një tjetër 'Ukrainë' për Europën
Mbyllja e mundshme e Hormuzit e vendos atë përballë një situate të ngjashme me atë të vitit 2022 pas sulmit rus në Ukrainë. Edhe sot, si atëherë, Europa përballet me një tronditje energjetike që nxjerr në pah varësinë dhe dobësinë e saj.
17 Mars, 14:08 -
-
-
Eduard Zaloshnja: 810 mijë nuk votojnë sot! Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM
Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor i sondazhit tim të fundit publik, rezulton se rreth 810 mijë banorë të rritur të vendit nuk do të votonin fare, nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot.
17 Mars, 13:46 -
Shqipëria shpalli Iranin shtet financues të terrorizmit, reagon Izraeli: Rezolutë historike, e vlerësojmë
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka shprehur vlerësimin për kryeministrin Rama dhe parlamentin, duke e quajtur rezolutën “historike”. Ai thotë se kjo është dëshmi e dimensionit moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.
17 Mars, 13:42 -
Qeveriste Iranin me disiplinë ushtarake dhe besnikëri fanatike, kush është 67-vjeçari Ali Larijani që Izraeli pretendon ta ketë vrarë
Në Teheran ishte bërë gjithnjë e më e qartë se Larijani ishte kthyer në figurën kyçe të pushtetit. Ishte ai që fliste publikisht, që kërcënonte dhe që vendoste vijën politike që duhej ndjekur. Në një moment dobësie të fortë të regjimit, ai dukej si i vetmi që mbante frenat.
17 Mars, 13:26 -
Bashkimi Evropian heq të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës! Përfaqësues i KE-së: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit
BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës tre vite më parë. Masat kishin të bënin me pezullim të financimit dhe të takimeve dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.
17 Mars, 13:09 -
-
