-
Lufta në Iran frenon pritjet pozitive të rritjes ekonomike! BSH: Konflikti deri tani ka prekur vetëm çmimet e karburantit! Inflacioni në mesin e 2027-ës, do të jetë mbi 3%
Çmimet e larta të karburantit të ndikuara nga tensionet në Lindjen e Mesme pritet të rrisin mbi 3% inflacionin në Shqipëri, megjithatë Banka e Shqipërisë thotë se deri më tani situata është nën kontroll. Në raportin e fundit të politikës monetare thuhet se ‘pasojat negative’ do të jenë kalimtare nëse konflikti nuk përshkallëzohet.
15 Maj, 16:55 -
Zgjedhjet e 7 qershorit/ Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim
Në listën e “Bashkë fitojnë” janë kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.
15 Maj, 16:38 -
Jep dorëheqjen drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Arti Papajani! E zëvendëson Ilir Topi
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të ketë një drejtor të ri, Ilir Topin. Topi mori këtë detyrë pas dorëheqjes së Arti Papajanit, i cili qëndronte në atë pozicion që nga shtatori i vitit të kaluar.
15 Maj, 16:35 -
Skandali 'bunga bunga' i Berluskonit hap plagë të vjetra në Itali! Rritet presioni ndaj Melonit, opozita kërkon largimin e ministrit të Drejtësisë
Një falje presidenciale për Nicole Minetti, ish-figurë kyçe në festat famëkeqe të Berlusconit, ka kthyer në qendër të politikës italiane një nga skandalet më të bujshme të dekadës së fundit. Tashmë opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Carlo Nordio.
15 Maj, 16:33 -
Çipi në tru është hapi i radhës? Ja si po përgatitet Silicon Valley për bashkimin e njeriut me inteligjencën artificiale
Nga implantet në tru te mbledhja e të dhënave mendore, kompanitë teknologjike po investojnë miliarda në neuroteknologji. Por debati nuk është më vetëm për privatësinë, është për të ardhmen e vetë njerëzimit.
15 Maj, 16:23 -
Fermerët e Kurjanit heqin dorë nga vreshtaria: Prodhonim 200 ton rrush në vit por nuk shitej, ra çmimi në 30 lek për kg
Nga një zonë e njohur për vreshtarinë, Kurjani i Roskovecit po kthehet në ullishte. Fermerët thonë se kostoja e lartë, mungesa e tregut dhe mbështetja e pakët nga shteti po i detyrojnë të heqin dorë nga tradita shumëvjeçare e kultivimit të rrushit.
15 Maj, 16:19 -
Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në fokus të reformës sonë sociale
Qeveria shqiptare po zbaton një sërë programesh në mbështetje të familjes dhe grupeve në nevojë. Përmes Skemës së Ndihmës Ekonomike mbështeten rreth 50 mijë familje, ndërsa Skema e Aftësisë së Kufizuar mbështet rreth 70 mijë fëmijë dhe të rritur.
15 Maj, 16:15 -
-
Takime fantastike në letër, pa rezultat në realitet, Trump largohet nga Kina pa marrëveshje për Iranin, Tajvanin dhe Inteligjencën Artificiale
Presidenti amerikan foli për “marrëveshje fantastike”, por samiti me Xi Jinping u mbyll mes ceremonive luksoze dhe mungesës së progresit real në çështjet kyçe globale.
15 Maj, 15:37 -
U futën në shpellën nënujore dhe nuk dolën më, çfarë dihet për tragjedinë e 5 italianëve në Maldive
Mes viktimave është një profesore e njohur e biologjisë detare dhe vajza e saj 23-vjeçare. Autoritetet italiane dhe ato maldiviane po hetojnë një nga tragjeditë më të rënda të zhytjes në rajon.
15 Maj, 15:19 -
Princi Harry dhe Meghan Markle po përgatisin një film të ri për luftën në Afganistan
Prince Harry dhe Meghan Markle po përgatiten të sjellin në ekran librin bestseller “No Way Out: The Searing True Story of Men Under Siege”, që rrëfen një nga misionet më dramatike të ushtrisë britanike në Afganistan.
15 Maj, 15:09 -
Rezoluta e Integrimit/ Ç’humbi e ç’fitoi opozita? Dokumenti final me më pak akuza se sa në draftin e PD dhe më shumë kompromis politik
Teksti final i rezolutës për integrimin europian ka ruajtur një pjesë të kërkesave të opozitës, por ka fshirë pothuajse të gjitha formulimet e forta politike dhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj qeverisë. Krahasuar me variantin fillestar të propozuar nga PD, teksti i miratuar, është më institucional, më neutral dhe me gjuhë më të zbutur politike.
15 Maj, 15:07 -
-
-
Kina gati për epokën e anarkisë! Pse turbullirat do ta bëjnë Pekinin më të vendosur
Sot, Pekini operon një rrjet global marrëdhëniesh inteligjence, influence dhe sigurie, të krijuar për të avancuar interesat e tij jashtë vendit. Së fundmi, ai i ka ofruar mbulim diplomatik dhe mbështetje materiale luftës agresive të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.
15 Maj, 14:19 -
Çelet për të 15-in vit fushata e përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza, për monitorimin ajror të territorit
Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e çeljes së fushatës, Drejtori Skënder Hita vlerësoi bashkëpunimin me partnerët italianë si një model strategjik dhe të konsoliduar, i cili ka sjellë rezultate konkrete në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
15 Maj, 14:01 -
-
-
Brenda vitit bizneseve do t’u fshihen 2 mld € borxhe, Tatimet dhe Doganat thirrje: Nga 10 qershori nisin pagesat e një pjese të detyrimit
Ligji i fshirjes së borxheve ka nisur zyrtarisht zbatimin, duke bërë që të fshihet automatikisht çdo detyrim i para 2014-ës. Ndërsa për detyrimet më të reja, bizneset duhet të paguajnë një pjesë të detyrimit që të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatave.
15 Maj, 13:36 -
Siguria kibernetike, Shqipëria anëtarësohet në qendrën e ekselencës së NATO-s!
Shqipëria është zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence. Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm për Shqipërinë në forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike
15 Maj, 13:27 -
DOSJA/ Lokali në Dobraç i kthyer në magazinë armësh, frekuentohej nga Safet Bajri e anëtarët e grupit të tij (FOTOT)
Nga dosja e SPAK që Report Tv ka siguruar, bëhet me dije për një lokal në zonën e Dobraçit, lagje në Shkodër e njohur ndryshe si bastion i fisit të Safet Bajrit, i mbushur plot me armë.
15 Maj, 13:25