-
‘Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-’90’, Gentiana Sula: Ka pas emigrantë të rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit (VIDEO)
Historianë edhe studiues zhvilluan konferencën shkencore për “Emigracionin politik shqiptar” gjatë viteve 1944-1990. Përpos numrit të lartë të emigrantëve që lanë vendin gjatë regjimit komunist, historianët theksojnë dhe rekrutimin e tyre nga Sigurimi i Shtetit
19 Shkurt 2020, 15:36 -
Ligj i ri për aktivitetin turistik detar, rregullat për jahtet, kroçerat, motorët e ujit dhe peshkimin
Për mjetet lundruese drafti parashikon që ato duhet të jenë të regjistruara dhe me licencat përkatëse ndërkohë që duhet të jenë më të reja se 15 vjet, të kenë rinovuar certifikatën e përshtatshmërisë çdo vit si dhe të kenë policën e sigurimit, brenda periudhës së vlefshmërisë dhe që garanton jetën, shëndetin e klientëve si edhe përgjegjësinë për dëmet që mund t’u shkaktohen të tretëve.
19 Shkurt 2020, 07:26 -
-
-
Persekutimi i popullsisë çame gjatë regjimit komunist, pasardhësi: Enver Hoxha e ka varrin e tij, atyre s'u dihen as eshtrat
Persekutimi i popullsisë çame gjatë regjimit komunist u kujtua nga familjarë, edhe studiues në kuadër të Ditëve të Kujtesës në Tiranë. Pasardhësit rrëfyen përndjekjen edhe eliminimin fizik që sistemi socialist u ka bërë familjarëve të tyre, të cilëve sot nuk u dihen as eshtrat
18 Shkurt 2020, 15:47 -
Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Bukë me gjalp e shtresa djathi dhe Spinaq me karkaleca
Në këtë hapësirë të faqes sonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të përgatitura nga Zonja Vjollca .Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 -10:00
18 Shkurt 2020, 14:54 -
Ndihmat 1.15 miliardë € për Shqipërinë/ Sa para ka mbledhur BE-ja për Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë?
Vendet anëtarë, OJQ dhe donatorë të ndryshëm janë mbledhur sot në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë në misionin e saj të vështirë për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit. Fatura e rindërtimit arrin në rreth 1 miliardë euro. Për të ndihmuar qeverinë shqiptare të përballojë kostot e tragjedisë, Komisioni Europian po organizon një konferencë donatorësh, me shpresën se shuma që do të mblidhet do të jetë e mjaftushme për përballimin e dëmeve.
18 Shkurt 2020, 12:35 -
DW: 1,15 miliardё euro për Shqipёrinё, kurrë më parë s'janë mbledhur kaq fonde
17 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё. Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit.
17 Shkurt 2020, 22:22 -
'Kurti të rregullojë marrëdhëniet me Ramën', Ardi Nurellari: S'më erdhi mirë që Kosova dha 200 mijë euro dhe Serbia 2 mln euro për rindërtimin (VIDEO)
Në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' Nurellari tha se 'nuk më la aspak shije të mirë që Kosova ofroi 200 mijë euro dhe Serbia 2 milionë euro, ndërsa shtoi se Kurti duhet të lërë mënjanë hatërmbetjet personale me kryeministrin Rama dhe të krijojë një marrëdhënie normale, dinjitoze dhe bashkëpunuese në të mirë të popullit shqiptar.
17 Shkurt 2020, 22:04 -
1.15 miliardë € ndihma ndërkombëtare për Shqipërinë! Cilët janë mbështetësit më të FUQISHËM për rindërtimin pas tërmetit /LISTA e shteteve solidare
Konferenca e Donatorëve organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë në përpjekjen për t'u ringritur pas tërmetit të 26 nëntorit. Mbizotëroi zemërgjerësia e Francës, Emirateve të Bashkuara, Italisë, Turqisë, Gjermanisë, Zvicrës, Greqisë, Suedisë, SHBA-ve, Japonisë e deri tek Serbia fqinje me 2 milionë euro grante. Të vetmet shtete që solidaritetin e shprehën vetëm me fjalë, ishin, Portugalia, Qipro dhe Malta.
17 Shkurt 2020, 21:08 -
-
200 fëmijë në 24 orë në pediatrinë Durrës, mjekja: Prindërit t'i mbajnë larg të sëmurëve (VIDEO)
200 fëmijë paraqiten në 24 orë në pediatrinë e spitalit të Durrësit për shkak të virozave të stinës, ndërsa grupmosha më e prekur është 0-12 vjeç. Mjekja pediatre Xhevi Shkreli këshillon prindërit që të shmangin kontaktet e fëmijëve me persona në gjendje virale.
17 Shkurt 2020, 17:11 -
-
Koronavirusi/Hong Kong, letra higjenike vlen sa ari, grabitësit rrezikojnë burgun
17 Shkurt 2020, 13:27 -
-
Konferenca e donatorëve 'Bashkë për Shqipërinë' 1.15 miliardë € për rindërtimin pas tërmetit, prej tyre 300 mln € grante (dhuratë)! /VIDEO
I ka kaluar të gjitha pritshmëritë Konferenca e Donatorëve në Bruksel "Bashkë për Shqipërinë", duke arritur në një vlerë prej 1.15 miliardë euro (grante, projekte dhe hua) të grumbulluara për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Shqipëria merr mbështetjen e Komsionit Evropian për integrimin në BE, ndërkohë që shtete e solidarizuara me vendin tonë pas tërmetit tragjik, thanë njëzëri se Shqipëria duhet të jetë në familjen evropiane për të përballuar fatkeqësi të tilla natyrore.
17 Shkurt 2020, 07:17 -
Zëdhënësja e PD: Veliaj me 586 milion euro buxhet të harxhuar, por rrugët e Tiranës janë një makth për qytetarët
Zhupa ndër të tjera thekson se në një vëzhgim të thjeshtë në rrugët e njësive qendrore të Tiranës, pa u futur në zonat periferike dhe fshatrat e saj, arrin te kuptosh gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore.
16 Shkurt 2020, 13:13 -
Fati shpëtoi makinën e Suad Licit, tritoli nuk shpërtheu se u fik fitili (Detajet)
16 Shkurt 2020, 12:35 -
Tritol poshtë makinës, por fitili u fik! Dështon atentati ndaj administratorit të Vllaznisë, Lici: S'trembem asnjë fije, kriminelët të rrinë larg sportit (VIDEO)
Administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë së Shkodrës iu vendos gjatë natës poshtë makinës një sasi prej 200 gr eksploziv, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi fitili përcjellës ishte fikur. Lici e pikasi pakon në momentin që do të hipte në makinë në mëngjes duke njoftuar policinë. Xhenierët hoqën eksplozivin. Suad Lici: Jam njeri i lirë, nuk kam pasur asnjë lloj problematike, ata që kanë kërkuar sqarime, i kam sqaruar dhe kaq. Kriminelët të rrinë larg sportit! Drejtuesit e policisë dhe Voltana Ademi shkuan në vendin e ngjarjes.
16 Shkurt 2020, 09:56 -
-
Fluks në urgjencën e Elbasanit, 200 raste paraqiten në 24 orë (VIDEO)
Virozat e stinës kanë rritur fluksin e pacientëve në urgjencën e spitalit rajon të Elbasanit. Rreth 200 qytetarë paraqiten çdo ditë pranë kësaj urgjence. Shefi i Shërbimit të urgjencës Elbasan, Ergys Miçi bën thirrje që fillimisht qytetarët të paraqiten të mjeku i familjes fillimisht në mënyrë që të shmanget dhe fluksi.
14 Shkurt 2020, 16:44
