-
Dyshohet se drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit, GJKKO lë në burg Eria Agon, ish të dashurën e Safet Bajrit
Eria Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga SPAK se drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit, në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.
14 Tetor 2025, 12:48 -
INSTAT kërkon staf dhe teknologji, Dhuli: Të përgatitemi për Censin e 2031-shit, s’do jetë me numërues, por bazohet në regjistra administrativ
9.2 milionë euro pritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit vitin që vjen për të realizuar censin e bujqësisë, që do të nisë në vjeshtën e 2026-ës. Ndërsa, në vitin 2031 pritet të bëhet fotografimi i radhës i popullsisë dhe numrit të banesave në Shqipëri.
14 Tetor 2025, 12:12 -
-
Lamallari: Godina të reja për prokuroritë dhe gjykatat! Ndryshojmë edhe Kodin Civil! Burgu, të jetë zgjidhja e fundit (VIDEO)
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari prezantoi në komisione raportin e vitit 2024 për gjendjen e kriminalitetit. Lamallari tha se numri i pasurive të sekuestruara që kanë burim aktivitetin kriminal, në 2024 është rritur me 60%, krahasuar me 2023-shin. 569 çështje korrupsioni dhe shpërdorimin detyre janë dërguar për gjykim.
14 Tetor 2025, 10:36 -
I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe anëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi (VIDEO)
Dritan Shkëmbi akuzohet për përfshirjen e tij në atentatin e organizuar ndaj ish prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja në vitin 2019. 41-vjeçari dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë ka qenë në makinën që ka hapur zjarr ndaj automjetit ku ndodhej ish prokurori Arjan Ndoja që po qarkullonte në mbikalimin e Shkozetit në rrugën ‘Tiranë-Durrës’.
14 Tetor 2025, 08:32 -
Itali/ Policia do zbatonte një urdhër dëbimi, shpërthim me gaz në një shtëpi në Verona! 3 oficerë vdesin, 15 plagosen! Arrestohen dy vëllezër dhe motra e tyre
Policia kishte shkuar në shtëpinë ku jetonin dy vëllezërit dhe motra e tyre për të zbatuar një urdhër dëbimi. Sapo u hap dera, pati një shpërthim me gaz. Në banesë u gjetën 5 bombola gazi dhe koktejle molotovi. Ata kundërshtonin një urdhër dëbimi, dhe përballen me akuzën e vrasjes me paramendim.
14 Tetor 2025, 07:11 -
-
Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri takohet me ministrin Lamallari, në fokus reforma në drejtësi
Ministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vijueshme të Prezencës së OSBE-së ndaj institucioneve shqiptare, duke theksuar përvojën e tij personale si ish-zëvendësministër i Brendshëm.
13 Tetor 2025, 17:05 -
-
KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Blerina Muco
Pasi shqyrtoi ankimin dhe provat e dorëzuara nga gjyqtarja e Tiranës, Blerina Muço, Kolegji çmoi se konkluzionet e Komisionit që çuan në shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi ishin të bazuara në akte e në ligj dhe e konfirmoi atë në detyrë.
13 Tetor 2025, 16:19 -
-
-
Von der Leyen përgëzoi Shqipërinë për progresin drejt BE, irritohet Berisha: Vendi ynë nuk plotëson asnjë kriter (VIDEO)
Sali Berisha u shfaq i pakënaqur nga propozimet e Taulant Ballës për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Në përgjigje, ai këmbëngulu se PD se kërkon garanci ndërkombëtare dhe se nuk do të marrë pjesë në komisionet e posaçme nëse nuk përfshihet ekspertiza e huaj.
13 Tetor 2025, 13:23 -
PS i ofron PD-së bashkëdrejtimin e 'Zgjedhores'! Berisha: S’ka reformë pa ODHIR! Balla: Avokati i Popullit, jo peng i opozitës
Mazhoranca i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës dhe i ofron bashkë drejtim në komisionin për reformën zgjedhore. Kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se komisioni do ketë anëtarë të barabartë mes palëve dhe kryetarët të drejtë vetoje. Por Berisha përgjigjet se PD nuk do të pranojë reformë zgjedhore nëse në komisionin nuk marrin pjesë ekspertët e ODIHR.
13 Tetor 2025, 12:27 -
I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe anëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt, ekstradohet sot nga Dubai Dritan Shkëmbi
Ditën e sotme pritet që të ekstradohet në Shqipëri nga Dubai, Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i cili akuzohet se është i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.
13 Tetor 2025, 12:06 -
Minatorët e Spaçit protestojnë për paga dhe siguri, përplasen me policinë! Lirohen 7 protestuesit që u shoqëruan
Një nga kërkesat kryesore të minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar në muajin gusht dhe nënshkrimi i një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në punë.
13 Tetor 2025, 10:39 -
Vrasja e Kalasë/ KLGJ me plan masash për sigurinë: Punonjës sigurie të trajnuar ose policë! 10 godina të reja, na jepni pronësinë e çdo Gjykate
Një plan masash i hartuar nga KLGJ parashikon disa pika për të garantuar sigurinë në gjykata. Në kuadër të pavarësisë institucionale, KLGJ thotë se do të kërkojë që godinat e gjykatave, si ato ekzistuese, por edhe ato që do të ndërtohen, të kalojnë në pronësi të tyre.
13 Tetor 2025, 09:39 -
Ben Blushi: Pse fiton Kombëtarja e Shqipërisë
Futbolli i ditëve tona nuk është vetëm sport. Historia nuk njeh asnjë ekip të madh që ka fituar, kur vendi që përfaqëson është i izoluar, është i pushtuar apo vuan nga krizat. Nëse 11 lojtarët e Shqipërisë do kishin luajtur për Afganistanin që është një vend anormal, nuk do kishin fituar dot kaq shumë
12 Tetor 2025, 15:30 -
-
Ish-kryeministri kanadez dhe Katy Perry konfirmojnë romancën mes tyre! Shfaqen duke u puthur në jahtin e këngëtares
Çifti nisi spekulimet për një romancë në verën e këtij viti kur u panë duke ngrënë një darkë intime në restorantin Le Violon në Montreal. Megjithatë, të dy kanë refuzuar të komentojnë mbi statusin e marrëdhënies së tyre.
12 Tetor 2025, 13:54 -