-
Gjykata e Lartë vendos unanimisht, rishikohet praktika e arrestit me burg: Të jetë i arsyetuar, Gjykatat të japin prova pse duhet paraburgimi dhe jo masë alternative
Kolegjet e Bashkuara qartësojnë se kufizimi më i rëndë i lirisë personale kërkon shqyrtim real të alternativave, arsyetim të individualizuar dhe përgjegjësi konkrete të prokurorisë për të justifikuar nevojën e arrestit në burg. Vendimi i Gjykatës së Lartë unanim.
4 Maj, 07:29 -
Kreditë me probleme po ulen prej ‘pastrimit të regjistrave’, në 1 dekadë bankat kanë fshirë 940 milionë € kredi të papaguara
Në dhjetë vite bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre afro 940 milionë euro kredi që i klasifikojnë të humbura pasi nuk janë shlyer nga kredimarrësit. Në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë thuhet se vetëm gjatë vitit të kaluar u fshinë 73 milionë euro kredi të humbura, duke qenë një nga faktorët kryesor të uljes së raportit të kredisë me probleme.
3 Maj, 17:25 -
-
Aksidenti tragjik në Elbasan, ky është miliarderi kinez që humbi jetën! 60-vjeçari zotëronte një ndër 500 kompanitë më të mëdha në Kinë, mbi 2500 punonjës
Gjatë tre viteve të fundit, kompania e Li Jianhong ka regjistruar të ardhura nga shitjet prej 1.98 miliardë juanësh, ka paguar 62.51 milionë juanë taksa dhe punëson rreth 2,500 persona. Ai është renditur një herë ndër 500 kompanitë private më të mëdha në Kinë dhe ndër 30 ndërmarrjet private kryesore në Xinjiang.
3 Maj, 11:46 -
Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, UNESCO: Liria e shprehjes në të gjithë botën ka rënë me 10% që nga viti 2012
E shpallur nga UNESCO në vitin 1993, kjo ditë synon të promovojë lirinë e shprehjes si një e drejtë themelore e njeriut dhe të nderojë gazetarët që kanë humbur jetën në ushtrimin e profesionit.
3 Maj, 08:26 -
-
-
-
-
Ratko Mlladiç u dënua përjetë për krime lufte, avokatët kërkojnë lirimin e 'Kasapit të Bosnjës': Ka pësuar goditje në tru, është në prag të vdekjes
Mlladiç komandoi forcat serbe të Bosnjës në vitet 1990 kundër ushtrive kroate dhe boshnjake, gjatë një lufte në të cilën trupat e tij kryen “spastrim etnik” në Bosnjë-Hercegovinë
1 Maj, 21:27 -
Zbehet ‘portofoli’, fuqizohen pagesat elektronike, por shtohen edhe mashtrimet online! 51 sulme kibernetike në 2025-ën, ekspertët: Kujdes me kodin e kartës bankare
Pavarësisht rritjes së pagesave online, përsëri cash-i dominon ekonominë. Brenda një dekade volumi i parave që qarkullojnë jashtë bankave është më shumë se 2 fishuar, dhe tashmë paraja cash ishte 4.8 miliardë euro.
1 Maj, 19:58 -
Berisha e la jashtë garës, Salianji për Report Tv: U legenos për një karrige! Jo betejë ligjore, do ankohem te ndërkombëtarët e PPE
Pak pasi PD zyrtarizoi lënien e tij jashtë garës për kreun e PD, Ervin Salianji thotë për Report TV, se Berisha tregoi se është një frikacak që i trembet konkurrimit.
1 Maj, 18:15 -
-
-
Hapet muzeu arkeologjik në Durrës, hyrja falas për 2 javë
Kryeministri Rama ka ndarë disa fotografi ku tregohet interesi i turistëve për muzeun tashmë të rikonstrukturar dhe rikonceptuar plotësisht. Projekti u realizua falë financimeve nga programi EU4Culture, pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.
1 Maj, 12:55 -
“Opera ime”, Zhani Ciko sjell librin “testament” monografik
Një jetë e gjatë në skenën muzikore shqiptare dhe historia 10-vjeçare e operës shqiptare gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga mjeshtri Zhani Ciko vijnë të përmbledhura në librin “Opera ime”. Ky botim nuk është thjesht një monografi, por cilësohet si një testament estetik dhe profesional.
1 Maj, 12:04 -
1 Maji në Kosovë/ Punëtorët e sektorit privat protestojnë në Prishtinë: Jemi lodhur! Parlament–Qeveri, të kujt jeni?
Të dhënat e Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat tregojnë se deri më 24 prill kanë humbur jetën dhjetë punëtorë në vendin e punës. Edhe viti i kaluar rezultoi i rëndë, me 32 punëtorë të vdekur.
1 Maj, 11:58 -
-
EKSKLUZIVE/ Një jetë mjeke, rrëfimi i Mereme Selës që kërkoi të sfidojë Berishën: Të ikë nga PD, partia ka nevojë për imazh të ri! Gara e paracaktuar? Iluzion, nuk përdorem nga askush
E vetmja kandidate që iu pranua aplikimi në garën për kreun e PD, kush është mjekja Mereme Sela që synon të sfidojë Berishën dhe a po përdoret nga kupola e selisë blu si një kandidate për të legjitimuar garën? Sela përgjigjet për herë të parë në një intervistë ekskluzive në Report Tv.
1 Maj, 11:37 -
Alarmi me paraburgimet/ Arresti dhe kohëzgjatja, Gjykata e Lartë shprehet më 4 maj për rishikimin e praktikës
Disa ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale vendase të ndërmarra ndër vite por dhe disa vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejat e njeriut kundër Shqipërisë, në të paktën tre çështje që lidhen me kohëzgjatjen e paraburgimit të personave në pritje të gjykimit duket se e kanë bërë tashmë të papërshtatshëm dhe të tejkaluar aktin e 2011-ës.
1 Maj, 10:34 -