-
-
-
Abuzimet me fondet e BE/ Beqaj ofron 20 mijë euro garanci në këmbim të lirisë, SPAK kërkon kohë të shprehet! GJKKO lë në burg bashkëpunëtorin e tij
Ilir Beqaj, i është drejtuar për disa herë GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë. Këtë herë, ai ka ofruar edhe një garanci pasurore. Vendimi shpallet më 7 prill, në të njëjtën ditë kur është caktuar edhe seanca paraprake për dosjen SASPAC.
31 Mars, 11:59 -
Ndërmjetësoi për legalizimin e lejeve të ndërtimit në Sauk në këmbim të votave, gjykata dënon me 1 vit e 6 muaj burg Ylli Barutin
Në përfitim nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuajë 1 vit burgim. Gjithashtu gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit duke rezultuar në shërbim prove prej 2 vitesh.
31 Mars, 11:53 -
Ndërprerja e përmuajshme e analizave pas datës 20 në QSUT, Spahia kërkon interpelancë me ministren Sala: Çdo orë vonesë është dënim me vdekje!
Bardh Spahia theksoi se ministrja e Shëndetësisë duhet të japë llogari sa më parë. Gjithashtu ai e cilësoi të papranueshme mungesën e hetimit dhe ndërmarrjen e masave nga Prokuroria e Posaçme. Spahia tha gjithashtu se modeli i kontratës koncensionare rrezikon drejtpërdrejt qytetarin.
31 Mars, 11:38 -
Kroacia anulon samitin Bërdo-Brioni, shkak mungesa e Vuçiç! Presidenti serb: S’e kam vendin aty, të kishte ftuar miqtë nga Tirana e Prishtina
Vuçiç u përgjigj se presidenti i Kroacisë nuk ka pasur nevojë që ta anulojë takimin për shkak të tij, por ka mundur që të ftojë “miqtë e tij nga Prishtina dhe Tirana”.
31 Mars, 08:50 -
Lejuan një ndërtim pa leje, Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT-së dhe juristin! Detyrim paraqitje për një biznesmen
Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri dhe juristin Erlion Papa. Masë ‘detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shtetit edhe për biznesmenin Pandeli Carapuli.
31 Mars, 08:21 -
Rusia akuzon NATO-n për militarizimin e Ballkanit Perëndimor, Aleanca i kundërpërgjigjet: Pretendime të pabaza
Pretendimet për militarizimin dhe destabilizimin e rajonit u paraqitën në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ku përfaqësuesja ruse Iulia Zhdanova tha se aktiviteti ushtarak dhe politik i NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor vazhdon të shkaktojë shqetësim të thellë.
31 Mars, 07:45 -
-
Ylli Pata: Realiteti përtej përjashtimeve, pse ndodhin sherret në PD?
Frustrimi më i madh i Sali Berishës është se ai dhe grupi i tij nuk e kontrollon dot strukturën e Partisë Demokratike, pasi e rimori atë në vitin 2022. Nuk bëhet fjalë për ato pjesë strukturash që janë të mënjanuara apo të larguara, e që përbëhen nga grupe militantësh që njohin në mënyrë kirurgjikale terriitorin, ku kanë punuar prej 30 vitesh.
30 Mars, 22:20 -
Kosovë/ Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën për çështjen e mospjesëmarrjes së deputetëve në seancën për presidentin
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe 9 deputetëve të tjerë të cilët pretenduan shkeljen e Kushtetutës nga ana e opozitës që mungoi në seancën e 5 marsit. Gjykata ka rrëzuar edhe kërkesën për masë të parakohshme lidhur me zgjedhjen e presidentit.
30 Mars, 19:46 -
Nis hetimi për ekspozitën e luftës që tronditi Kosovën, bastiset banesa e organizatorit Shkelzen Gashi, Kurti: Të korrigjohen gabimet dhe të dalë e vërteta
Rasti lidhet me ekspozitën “Masakrat në Kosovë ’98-’99”, e hapur në sheshin e Prishtinës pak ditë më parë , e cila ka shkaktuar reagime të forta për shkak të pasaktësive në të dhënat e paraqitura.
30 Mars, 17:23 -
-
-
Irani konfirmon vrasjen e Komandantit të marinës së Gardës Revolucionare
Në një deklaratë, Garda Revolucionare Islamike tha se Tangsiri ishte shënjestruar “gjatë organizimit dhe forcimit të forcave dhe përforcimit të mburojës mbrojtëse të ishujve dhe brigjeve” dhe vdiq “si pasojë e plagëve të marra”.
30 Mars, 15:28 -
-
-
-
U ofrua si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e marra prej tij si deputet që nga viti 1996 (DOKUMENTI)
Deputeti socialisti Erion Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ, ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet, duke nisur nga zgjedhja si deputet për herë të parë në qarkun Berat në vitin 1996.
30 Mars, 09:33 -
-
Emigrantët shqiptarë qytetarë të BE-së, vetëm dekadën e fundit, 522 mijë prej tyre kanë marrë shtetësi në një nga vendet anëtare
Marrja e shtetësisë është procesi përmes të cilit një person bëhet ligjërisht qytetar i një shteti, duke fituar të drejta dhe detyrime ndaj tij, që më pas mundëson dhe marrjen e pasaportës së vendit përkatës.
30 Mars, 08:57