-
-
Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin: I paligjshëm! Bllokohen zgjedhjet e parakohshme në Tiranë! Relatorja caktohet me shpejtësi
Ankimimi i Erion Veliajt në gjykatën më të lartë në vend pezullon automatikisht firmën e Edi Ramës për shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe pengon synimin e PS për organizimin e zgjedhjeve të reja në kryeqytet. Shqyrtimi i ankimit të Veliajt në Kushtetuese pritet zgjasë disa muaj.
29 Shtator 2025, 08:51 -
Pas një dekade OKB rikthen në fuqi sanksionet kundër Iranit, ambasadorët iranianë largohen nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania
Këto sanksione u rivendosën me vendim të anëtarëve të Këshillit të OKB-së pasi Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania akuzuan Iranin për dështim të përmbushjes së angazhimeve. Kjo aktivizoi një mekanizëm që i jepte Iranit 30 ditë për të gjetur një zgjidhje diplomatike për të shmangur sanksionet e rinovuara.
27 Shtator 2025, 15:53 -
SPAK ‘hap’ vrasjet e arkivuara të burrave të fisit Lleshi! Ekzekutori i Klevisit lihet në burg, mohon akuzën! Arrest shtëpie për Samet Lokun
Loka dhe Nuzi u arrestuan ditën e djeshme pas zbardhjes së vrasjes së Klevis Lleshit nga zbërthimi i mesazheve në programin SkyECC. Në kërkim është shpallur Aurel Hoxha, ndërsa dje u arrestua gjithashtu dhe Sajmir Kolaveri, i dyshuar si ndërmjetësi, i cili u kap në Itali dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
27 Shtator 2025, 11:01 -
-
'Do i 'shuaj' burrat e fisit Lleshi' - Saga e hakmarrjes së Aurel Hoxhës për djegien e vëllait në Angli...deri në ekzekutimin në burg të vrasësit
Vrasja në Angli e Agim Hoxhës në 2012-ën, ka prodhuar ndër vite një hakmarrje të dhunshme, që ka marrë deri më tani, jetën e 4 familjarëve të fisit Lleshi: Vetë vrasësin e Agim Hoxhës, 2 xhaxhallarë të tij, dhe më të voglin, Klevisin 22-vjeçar.
26 Shtator 2025, 17:25 -
-
SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit: U paguan 50 mijë € për gjakmarrje! 3 në pranga, njëri u kap në Itali! Në kërkim porositësi, pronar i lokal 'Monopol' dhe 'Elite Event' (EMRAT)
SPAK zbulon pas 5 vitesh se vrasja dhe groposja e Klevis Lleshit është porositur nga Aurel Hoxha. Vëllai i të dyshuarit është vrarë në 2012-ën nga kushëriri i të riut nga Burreli, Arben Lleshi, ky u fundit u vra në burgun e Peqinit. SPAK e akuzon Hoxhën si kreun e një grupi kriminal të pastrimit të parave të drogës përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj.
26 Shtator 2025, 09:07 -
SHBA/ Hetimi për ‘Russiagate’ gjatë fushatës së Trump në 2016, ish-drejtori i FBI James Comey përballet me dy akuza: Nuk kam frikë
Goditja e fundit e Trump ndaj kundërshtarëve të tij. Ish-drejtori i agjencisë është paditur zyrtarisht për dhënien e deklaratave të rreme në Kongres dhe pengimin e drejtësisë. Ai përballet me pesë vjet: "Kjo është ajo që ndodh kur kundërshton Donald Trumpin."
26 Shtator 2025, 07:43 -
-
-
Policia sekuestron Ferrarin 600 mijë euro në Tiranë, dyshohet se është përfituar nga trafiku i drogës në Turqi! Nën hetim shoferi dhe 2 shokë të tij (EMRI+VIDEO)
Policia sqaron se 33-vjeçari Vraja ia kishte lënë në pronësi makinën 36-vjeçarit S.Ll. për të humbur gjurmët. Ndërkohë që Ferrari ishte sjellë në Shqipëri nga 30-vjeçari A.L.
24 Shtator 2025, 16:43 -
Të huajt në burgjet greke dhe raporti i Trump në OKB/ Shqiptarët, algjerianët, pakistanezët përbëjnë 55% të të burgosurve
Greqia është në thelb i pari vend në Evropë për nga përqindja e të burgosurve të huaj, pasi ato që statistikisht e paraprijnë atë (Qipro, Luksemburgu, Monako, etj.) kanë shumë më pak të burgosur.
24 Shtator 2025, 10:07 -
Zëvendësimi i Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese/ KED miraton listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për vendin vakant
Mandati i Holta Zaçaj shkaktoi përplasje publike mes asaj personalisht dhe Gjykatës së Lartë. Zaçaj nguli këmbë se do të ikte në fund të vitit 2025, ndërsa Gjykata e Lartë, kërkoi që të largohej në mars të këtij viti.
23 Shtator 2025, 17:00 -
-
Vendet e Europës Lindore të gatshme t'u përgjigjen provokimeve ruse
Në më shumë se njëzet vjet misione të NATO-s në Baltik, nuk ka pasur kurrë nevojë për të përdorur armë. Kjo pavarësisht sfidave të vazhdueshme të avionëve të Moskës që fluturojnë brenda dhe jashtë pa paralajmërim midis Shën Petersburgut dhe enklavës ruse të Kaliningradit, të vendosur në Poloni.
23 Shtator 2025, 11:45 -
Avokati shqiptar që punon në Britani ‘rrëzon’ Farage: Nga 100 mijë të burgosur, vetëm 1273 janë shqiptarë! Komuniteti ynë atje arrin në 150 mijë bashkëkombas
Avokati shqiptar në Britani, Naim Hasani, ishte i ftuar ditën e sotme në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, ku foli për rolin e komunitetit shqiptar dhe të vërtetën mbi përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.
22 Shtator 2025, 20:34 -
Problemet me pasurinë/ KPA lë në fuqi vendimin e KLP, gjyqtari Arben Kostandini largohet nga sistemi i drejtësisë
Konstandini u shkarkua nga KLP, pasi kishte probleme me pasurinë, të cilën nuk e justifikonte. KPA njofton se ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
22 Shtator 2025, 16:12 -
Pagesa me SEPA nga 7 tetori, Guvernatori Sejko nxit bankat e nivelit të dytë të bëjnë më shumë përpjekje për pagesat digjitale
Guvernatori nënvizoi se është bërë një progres i dukshëm si rrjedhojë e masave të marra deri tani nga Banka e Shqipërisë dhe aktorët e tregut, për rritjen e nivelit të përdorimit të pagesave elektronike për frymë.
22 Shtator 2025, 15:07 -
-
