-
Nis hakmarrja personale e Hajdarmatajt para largimit nga vettingu! Nga akuzat e SHBA-BE për lidhje me grupet e drogës te përplasjet me socialistët
Gjykata e Tiranës la të lirë kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton pas akuzave të ngritura nga prokuroria për shpërdorim detyre duke kërkuar vetëm detyrim paraqitje pasi nuk kishte prova të mjaftueshme. Prokuror i çështjes është pikërisht Besim Hajdarmataj, me origjinë nga Tropoja dhe një emër ky mjaft i njohur me përplasjet me socialistët.
15 Korrik 2021, 20:05 -
Ylli Pata: A e ndihmuan realisht Edi Ramën tërmeti e pandemia, siç thotë Mustafa Nano?!
Mustafa Nano shkruante në një koment të tij, se tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e Covid 19-s ishin dy “gëzimet´e Edi Ramës, se ndryshe ai nuk do të vinte në pushtet në mandatin e tretë.
15 Korrik 2021, 19:55 -
I dyshuar për vrasje, serbi endet i lirë në veri të Kosovës
Teksa gjykimi për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, po vazhdon në Prishtinë, Millan Radoiçiç, që nga heqja e urdhërarrestit për të, në muajin mars, gjendet në Mitrovicën e Veriut, një nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës
15 Korrik 2021, 18:30 -
PD përfundon analizën në bazë për zgjedhjen e 25 prillit! Zbardhen 13 përfundimet: PS bleu votat, futi në lista kriminelë! Në vetëm 3 qarqe arritëm projeksionin maksimal
Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale.
15 Korrik 2021, 16:59 -
Situata kaotike me plehrat në Durrës, Qeveria vë në dispozicion paratë: Bashkitë të zgjidhin urgjent problemin me menaxhimin e mbetjeve
Qeveria shqiptare ka marrë vendim sot për t'i dhënë fund problemin me mbetjet në bashkitë e Qarkut Durrës. Këshilli i Ministrave shpreh gatishmërinë që të paguajë diferencat e shpenzimeve për pastrimin e qyteteve.
15 Korrik 2021, 16:54 -
Durrës, i dënuar me 5 vite burg për prodhim të lëndëve narkotike, arrestohet 32-vjeçari i shapllur në kërkim
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 32-vjeçari në Durrës i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi në 2017 është kapur me një sasi kanabisi dhe kokaine. 32-vjeçari është identifikuar si Elvis (Vasil) Mërtiri dhe ishte banues në Durrës.
15 Korrik 2021, 09:16 -
Ylli Pata: Problemet e PD-së së Lulzim Bashës, nuk janë prekjet e shpeshta të statutit
Është krejt e çuditshme në fakt, që debati mbi ndryshimet strukturore, pra në statutin e PD-së, po bëhen kryesisht nga ata njerëz që Lulzim Basha i ka degdisur jashtë selisë blu, ndërsa kanë heshtur hartuesit e këtyre ndryshimeve, por edhe mbështetësit mediatikë të kreut të PD-së.
14 Korrik 2021, 17:22 -
-
Statuti i partisë, Komisioni Statutor kalon vetëm propozimet e Bashës, rrëzohen draftet e Kadillit dhe Harxhit
Komisioni i Përhershëm Statutor në PD shqyrtoi sot propozimet për ndryshimin e statutit. Në përfundim të mbledhjes që zgjati me shumë se dy orë, kaluan vetëm propozimet e Bashës, të cilat anëtari i Komisionit Enno Bozdo i quajti thjesht rregullime të statutit aktual. Ai tha se duhet të merreshin parasysh edhe idetë e Kadillit, që reformojnë më tej partinë.
14 Korrik 2021, 13:40 -
Hotel, dyqan e pishina nga Saranda në Tiranë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Armand dhe Gerti Markut, të përfshirë në trafik droge në Itali
SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme Anti Korrupsion të konfiskojë pasuritë e Armand e Gerti Marku, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali. Pasuritë e tyre janë vënë përmes aktivitetit të paligjshëm dhe si rrjedhojë SPAK kërkon konfiskim.
14 Korrik 2021, 09:46 -
SPAK godet majtas dhe djathtas, Çoçoli: Tregon se nuk pyet për politikën! Meçaj dhe Karaj: Objektiv ka korrupsionin shtetëror! Pse mjekët u lanë në burg për ryshfet, zv.ministrja jo?
Operacionet e fundit të SPAK, që kanë goditur korrupsionin majtas dhe djathtas në rradhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve kanë qenë temë diskutimi sot në emisionin "Repolitix" në Report Tv.
13 Korrik 2021, 22:06 -
Mori 2000 euro nga 2 gra për të futur njërën në punë, GJKKO 'arrest shtëpie' për ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe dy të përfshirat! Avokatja nga Durrësi që bëri ndërmjetësen
Gjykata e Posaçme ndaj Korrupsionit, me kërkesë të SPAK, ka vendosur ‘arrest shtëpie’ për ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale të padrejta nga dy gra Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për punësimin e kësaj të fundit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
13 Korrik 2021, 20:47 -
Afera me Fatos Tushen 'maja e ajsbergut'? Bujar Murati edhe 18 tendera të dyshimtë në 12 bashki, vlera miliona euro! Historia nga arrestimi në 2009 tek prangosja nga SPAK
Biznesmeni Bujar Murati që u arrestua për aferën me kanalin e ujit bashkë me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe grupin e tij, ka marrë edhe 18 tendera të tretë me flamur të kuq me vlerë miliona euro, pa garë, duke ‘eliminuar’ konkurrentët dhe me oferta fituese gati sa fondi limit. Gjatë katër viteve të fundit 66 kontrata publike, shumica me bashkitë.
13 Korrik 2021, 16:47 -
Raporti/ Në maj 2021 shtohet sipërfaqja e kultivimit të kanabisit, rritet edhe forca goditëse nga policia! Asgjësohen 43 mijë rrënjë në gjithë vendin
Në muajin Maj i këtij viti rastet e zbuluara më kanabis kanë qenë me të larta krahasuar me vitet e kaluara, por sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme, edhe forca goditëse ka qenë më e lartë pasi vetëm në një muaj u asgjësuan rreth 43 mijë rrënjë kanabis.
13 Korrik 2021, 16:17 -
SPAK çoi në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD për pengim zgjedhjesh, Kulluri: Përgjegjësi kryesor është Basha, ai u kërkoi të bllokojnë procesin
Edvin Kulluri, ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, thotë se është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai i cili u ka kërkuar kryebashkiakëve që të bllokojnë procesin zgjedhor. Kulluri tha në një intervistë për Report Tv, se përgjegjësi kryesor është Lulzim Basha, pasi bashkëpunëtorët e tij i merr, i përdor dhe më pas i hedh në rrugë
13 Korrik 2021, 13:41 -
Emërimi i Armela Krasniqit në krye të AMA-s, Reporterët Pa Kufij: Rama nuk priti parlamentin e ri me opozitën, kërcënohet liria e medias
Reporterët pa Kufij ka dalë kundër emërimit të Armela Krasniqit në krye të AMA-s, pa pritur parlamentin e ri në shtator ku do të jetë pjesë edhe opozita. Në reagimin e tyre, ato kanë dënuar emërimin e saj, duke e cilësuar si një kërcënim për lirinë e fjalës në media.
13 Korrik 2021, 10:28 -
Tentativa për pengimin e zgjedhjeve lokale të 2019 dhe abuzimi me tenderin e druve, SPAK dërgon në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD të Pogradecit dhe 5 vartësit e tij
SPAK ka dërguar sot në Gjykatë ish-kryebashkiakun PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 vartësit e tij, të cilët do të gjykohen në lidhje me tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017.
13 Korrik 2021, 08:34 -
Samiti për Iranin e Lirë 2021, figurat e shquara europiane solidaritet me rezistencën Iraniane! Presidentja e NCRI: Test për të parë nëse komuniteti ndërkombëtar do ndërveprojë
Dita e tretë e Samitit Botëror për Iranin e Lirë-2021 iu kushtua thirrjes së popullit iranian për drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës ku u vranë mbi 30,000 të burgosur politikë, mbi 90% e të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI)
12 Korrik 2021, 20:02 -
U 'sulmua' nga opozita, Armela Krasniqi merr detyrën e re në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive
Armela Krasniqi ka marrë ditën e sotme zyrtarisht detyrën e re si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në prezantimin e saj në ambientet e AMA-s, ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj. Krasniqi vjen në vendin e Gent Salës, i cili i dorëzoi sot stafetën për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm për një mandat 5-vjeçar.
12 Korrik 2021, 16:50 -
Apeli i GJKKO lë në burg grupin e grabitësve të blindave në Rinas dhe bankës te Stacioni i Trenit
Apeli i GJKKO ka vendosur të lerë në fuqi dënimet me burg për grupin e grabitjes së blindave të Rinasit, ngjarje e ndodhur në 9 prill të vitit 2019, ku u morën rreth 4.6 milion euro.
12 Korrik 2021, 15:11 -
Pjesë e grupit të Astrit Avdylaj, ekstradohet nga Gjermania 49-vjeçari, trafikuan 2 ton kanabis në Itali në 2017
Petrit Sulejmani, pjesë e grupit ta Astrit Avdylajt, është ekstraduar nga Gjermania ditën e sotme, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
12 Korrik 2021, 08:42