-
Magazina 'arsenal' bombolash gazi, shkrumbohet nga flakët hoteli në Velipojë! Plagosen rëndë pronarët, 4 anëtarët e familjes Gjoka me djegie të rëndë në QSUT
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë, ku 4 anëtarët e familjes Gjoka kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në hotelin e tyre. Kryefamiljarja Alketa Gjoka, 40 vjeç, së bashku me fëmijët e saj, ishin brenda ambienteve të hotelit në momentin e shpërthimit, pasi kishin shkuar të pastruar në mënyrë për të qenë gati për sezonin turistik. Ata kanë marrë plagë të rënda në trup dhe janë dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
4 Korrik 2021, 07:41 -
Gjykata Supreme në SHBA pushon çështjen ndaj tij, Shkëlzen Berisha: Vendim i pazakontë, autori i librit iu shmang akuzave për shpifje ndaj meje
Gjykata nuk pranoi të merrte në shqyrtim një apel nga Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në lidhje me padinë e tij për shpifje mbi akuzat për korrupsion kundër tij të bëra në një libër të vitit 2015 nga autori Guy Lawson të quajtur "Arms and the Dudes".
3 Korrik 2021, 18:48 -
Kushtetuesja e re 7 vendime kundër mazhorancës në 4 muaj! A do t’i tërheqin Meta-Berisha-Basha akuzat kundër reformës në drejtësi?
Që në shkurt të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar skemën e kthimit dhe kompensimit të ish-pronarëve, lejen nga policia për protesta, masat kufizuese anti-COVID pa afat, shkarkimin e ish-kryebashkiakut Zef Hila, herësin në ndarjen e mandateve të deputetëve, pezulloi ndërtimin e teatrit dhe rrëzoi ligjin. Vendimet hedhin poshtë luftën e PD-LSI-së kundër reformës në drejtësi, akuzat për kapje të reformës dhe konsiderimit të saj nga Ilir Meta si komplot të SHBA-BE
3 Korrik 2021, 17:39 -
-
Ekskluzive/ Ja si Edmond Karriqi që u arrestua nga SPAK mbylli aferën e 40 punësimeve fiktive nga LSI, prokurorja Gjati që kopsiti dosjen u ‘internua’ nga Llalla, roli i dyshimtë i Metës
Historia e skandalit të punësimeve fiktive në Aeroportin e Kukësit, ish drejtorët Agron Xhafa dhe Arben Carkanji punësuan 40 persona para zgjedhjeve 2017, nuk shkuan asnjë ditë në punë, por vetëm morën rrogat. Agron Xhafa u kandidua më pas nga Ilir Meta për deputet. Prokuroja Rita Gjati kreun hetimin dhe kërkoi ndëshkimin e tyre në gjykatë. Adriatik Llalla e transferoi në Tropojë. Prokurori Edmond Karriqi sapo mori në dorë çështjen tërhoqi dosjen nga gjykata dhe kërkoi mbylljen një muaj më pas. Kërkesa u pranua nga gjyqtari Isuf Shehu. Sot Karriqi në pranga për korrupsion, Isuf Shehu u shkarkua për vilën 3-katëshe, Llalla i dënuar.
3 Korrik 2021, 09:00 -
SHBA: Gjykata Supreme nuk pranon të shqyrtojë apelin e Shkëlzen Berishës për akuzat ndaj tij
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk pranoi ta shqyrtonte një çështje që sfidonte mbrojtjen e gazetarëve dhe organizatave të medias nga akuzat për shpifje, por gjykatësit konservatorë Clarence Thomas dhe Neil Gorsuch nuk u pajtuan me këtë veprim dhe vunë në dyshim mbrojtje të tilla të parashikuara në një vendim historik të vitit 1964.
3 Korrik 2021, 08:02 -
Bujar Nishani 'skaner' Bashës: A dëshiron vërtet t'i sjellë demokratët në pushtet? S'e disponon aftësinë e drejtimit të PD drejt rrëzimit të qeverisë
Për ish-presidentin Bujar Nishani i cili i bërë një analizë të gjatë të situatës në Partinë Demokratike, Lulzim Basha nuk do të që sjellë në pushtet demokratët
2 Korrik 2021, 18:32 -
-
-
Operacioni 'Shpirti'/ Detajet nga dosja, Maksim Sota, prokurori i Vlorës garoi edhe për SPAK! Trafikantët i paguanin qiranë, rrinte në një shtëpi me të penduarin e drejtësisë
Report Tv ka mësura nga dosja që ka SPAK në lidhje me operacionin ‘Shpirti’, rezulton se prokurori Maksim Sota me origjinë nga Lushnja dhe që ka jetuar në Vlorë ku punonte prokuror, qiranë e shtëpisë ia ka paguar grupi i Ilir Ducollarit. Po ashtu në dosje thuhet se prokurori kishte bashkëjetues në shtëpinë me qira në Vlorë trafikantin e drogës që sot për autoritetet është dëshmitar i drejtësisë.
2 Korrik 2021, 10:24 -
-
-
Promovohet libri 'Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919' i autores Teuta Toska! Valentina Duka: Studimi me rëndësi në historiografinë shqiptare
Akademia e të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka organizuar këtë të enjte promovimin e librit "Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919" të Teuta Toskës
1 Korrik 2021, 22:58 -
-
-
Ja kush është Edmond Karriqi që u prangos sot nga SPAK, nga tërheqja e dosjes së drejtorit të Ilir Metës tek shkeljet në Durrës, si u ngjit në krye të Prokurorisë së Kukësit
Kryeprokurori i Kukësit Edmond Karriqi që u arrestuar sot nga SPAK për korrupsion u gjet me shkelje në vitin 2009 në Durrës, por u shpëtoi ndëshkimit, në 2017 tërhoqi nga gjykimi dosjen ish-drejtorit të Aeroportit të Kukës që deri ku kandidoi për LSI kishte punësuar 40 presona të cilët merrnin pagën pa shkuar asnjë ditë në punë. Karriqi prej 18 muajsh nën verifikim nga Vetingu.
30 Qershor 2021, 17:36 -
Dënohen me 12 vjet burg nga Gjykata e Hagës ‘Tigrat e Arkanit’
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.
30 Qershor 2021, 17:00 -
Aleanca për Teatrin sulmon Sorecën: Të shpallet non grata! Të pamë që hyre në Kushtetuese e dole nga pas! BE: Shpifje, do ndiqen ligjërisht
Përfaqësuesja e Aleancës së Teatrit, Ardiana Kalaja është hedhur në sulm të Sorecës duke e akuzuar të se po ndërhyn në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për teatrin dhe po lobon pro kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Këto akuza janë hedhur poshtë me një reagim të ashpër nga delegacioni i BE-së ku thotë se janë shpifje që do të ndoqën në mënyrë ligjore.
30 Qershor 2021, 12:48 -
-
Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen për Teatrin Kombëtar në Tiranë! Veliaj: Zero kulla në territor!
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për Teatrin Kombëtar në Tiranë, e për pasojë tani më nuk ka më pengesa për të nisur nga puna. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili teksa ka dhënë detaje mbi projektin, ka sqaruar do të ketë zero kulla, si një përgjigje për të gjithë skeptikët.
29 Qershor 2021, 15:33 -
Plani i SHBA-BE/ Dosjet e pasurive të 2600 zyrtarëve do publikohen në 2021, detaje nga projekti që ka trembur të korruptuarit, jo më zarfe të mbyllura dhe mundësi ndërhyrje
Drejt finalizimit projekti 3-vjeçar i ndërkombëtarëve për ngritjen e sistemit të publikimit online të deklaratave të pasurive të rreth 2600 zyrtarëve në Shqipëri, transparencë dhe asnjë mundësi ndërhyrje, ndryshon edhe mënyra e deklarimit të pasurive
28 Qershor 2021, 18:48