SPAK godet majtas dhe djathtas, Çoçoli: Tregon se nuk pyet për politikën! Meçaj dhe Karaj: Objektiv ka korrupsionin shtetëror! Pse mjekët u lanë në burg për ryshfet, zv.ministrja jo?

Operacionet e fundit të SPAK, që kanë goditur korrupsionin majtas dhe djathtas në rradhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve kanë qenë temë diskutimi sot në emisionin "Repolitix" në Report Tv.

Gjithçka nisi me operacionin e 6 korrikut që çoi në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushen dhe 10 bashkëpunëtorët e tij për një tender abuziv prej 24 mln lekësh për rehabilitimin e kanalit ujitës. Vijoni me arrestimin e  9 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë. Sot, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 vartësit e tij, për tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017. I fundit ishte ‘arresti i shtëpisë’ për ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar një grua.

Opinionisti Arben Meçaj  thotë se SPAK e ka të qartë objektivin dhe ka të bëjë me korrupsionin shtetëror dhe ka synim që të krijojë frymën  e ndëshkueshmërisë. Sipas tij të gjithë ata që e dinë që do bëhen objekt i SPAK po shpërndajnë tezën që goditjet po bëhen politike. Rastin e zv.ministres Voda e ka krahasuar me të 2 mjekëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj të arrestuar më parë po për ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës. Sipas tij fakti që 2 mjekë janë në arrest në burg dhe zv ministrja në shtëpi, kjo diferencë të lë shijen e keqe.

"Unë vazhdoj të insistoj te një gjë, përshëndetet i gjithë aksioni i SPAK dhe nuk vihet në diskutim serioziteti i tij. SPAK e përcaktoi objektin e vet dhe nuk u indoktrinua. Duket që e ka të qartë objektivin dhe është në këto sfera që ka të bëjë me korrupsionin shtetëror që është gangrena në shoqëri. Politizimi i SPAK e dyta. Mos e politizoni veprimin e SPAK sepse tentativa për të politizuar spak po përgatit goditjen që do të bëhet nesër. Të gjithë ata që e dinë që do bëhen objekt i spak po shpërndajnë tezën që goditjet po bëhen politike. SPAK ka një vizion të vetin, nuk është spak të godasë korrupsionin por që të krijojë frymën  e ndëshkueshmërisë, që është një nga shtyllat e goditjes, korrupsioni nuk ka lindur se nuk ndëshkohet por sepse në sistem ka mangësi të mëdha.

Fakti që 2 mjekë janë në arrest dhe zv ministrja në shtëpi kjo diferencë të lë shijen e keqe në dëm të kujt, të atyre që kanë arrestuar 2 mjekë apo ndaj spak që ishte tolerante ndaj kësaj. Masa që akuzohet vihen në këto përmasa. Pse nuk ishte arrest shtëpie për mjekët. Sepse janë 2 mjekë që kanë krijuar sensibilizim të veçantë në shqipëri, sepse kanë sensibilizuar një paketë që mjekët kërkojnë ta institucionalizojnë. Politizimi i goditjes së spak është gabimi i madh që bëjmë duke dëmtuar punën e spak".

Edhe juristi Leonard Karaj ka bërë një krahasin të tillë mes zv.ministres dhe mjekëve.

"Ca ndryshimi ka një mjek që dhe ai dënohet për mitmarrje nga një zëvendës ministre se në fund të ditës janë të dy shërbëtorë të shtetit shqiptar. Janë shërbëtor të shtetit, madje pse është më lart ti duhet të krijosh një perceptim në opinion që po e bejme punen ne spak ne menyren me te mire te mundshme. Unë e shoh SPAK si një lloj shpëtimtari të situatës. Nëse SPAK me gjithë zullumet janë bër ënë dekada, nëse spak bën punën e vet ne sna dalin burgjet. Për mua rëndësi nëse gjykata i dënon por mjafton që SPAK ka ngritur një akuzë për ta", tha Karaj.

Eksperti Fatos Çoçoli tha se fakti që SPAK po godet 3 majtas dhe 1 djathtas sipas tij do të tregojë se nuk pyet për politikën.

"3 me 1 me spak është një zgjedhje për të treguar se nuk pyes për politikën. Ai ka zgjedhur të prodhojë 2 lajme fakti që spyes për politikën dhe ndikimet e saj. Dhe e dyta kë po godet. Po lind më në fund fryma e ndëshkuehsmërisë dhe për mua ky është një lajm i mirë", shtoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trapa jane: 14/07/2021 05:32

    Mjeket ne burg se jane ne kushte flagrance.Pra e vertetuar.Ndersa ,sa thote shtypi,per ish zv ministren eshte e dyshime,sepse:-sipas shtypit,nuk ka prova qe ka marre para ,pergjim,filmim,por vetem nje denoncues qe nuk dihet se kush eshte.thuhet "mund te jete vete zonja beu".(shtypi).Nuk ka asnje dokument qe te vertetoje se kjo zv ministre e ka punesuar dhe zonja beu ka filluar pune.Mund te kete ndodhur edhe kjo:anokatja ka marre parate me premtimin se do ta realizoje dhe dhe ketu ka mbetur problemi.Zv min nuk mban pergjegjesi se cben nje person ne durres,qofte dhe avokate.Por mund te jete edhe iniziative shpifje per shkak te detyres nga vete personi,pra zonja beu.Ndaj nuk mund te burgosen njerez me akuza te pavertetuara dhe dokumentuar.Asnje prej tyre,nuk paraqet rezik se do te shtremberoje provat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë