-
-
-
Kërkuan 1 mln € dëmshpërblim për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, gjykata rrëzon kërkesën e familjarëve
Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të ish-komisar Artan Cuku. Familjarët kishin kërkuar nga Ministria e Brendshme si dëmshpërblim shumën mbi 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre ish-efektiv policie i cili ishte kërcënuar dhe më parë dhe shteti nuk kishte marrë masa.
16 Qershor 2021, 15:41 -
Frika nga vettingu, dorëhiqen dy prokurorë në Prokurorinë e Tiranës
Frika nga vettingu ka larguar edhe dy prokurorë në Prokurorinë e Tiranës. Granit Shahu dhe Anila Galanxhi kanë dhënë dorëheqjen. Dy prokurorët kanë dorëzuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë Dorëheqjen, e cila pritet që të shqyrtohet në mbledhjen e radhës, me 18 qershor
16 Qershor 2021, 13:51 -
-
-
Ylli Pata: Enigma e vizitës së Berishës në zyrën e Bashës më 13 qershor e pasojat e 'tërmetit' të shtatorit
Përveç disa fotove, ku një pjesë e deputetëve dhe drejtuesve të PD-së, gjithë veneracion falmeshëndetën Doktorin më 13 qershor, kur lideri historik i PD-së shkeli selinë për të votuar për kryetarin, pak u tha për këtë vizitë që në një farë mënyrë mbeti enigmë.
15 Qershor 2021, 17:35 -
Në 3 mandatet e Lulzim Bashës, PD ‘humb’ 44 mijë anëtarë! Zgjedhjet në PD, tkurrje anëtarësie në çdo proces
Procesi zgjedhor i 13 Qershorit në PD u shoqërua me akuza për heqjen e emrave të anëtarëve, mbështetës të 3 kandidatëve përballë Bashës nga listat e anëtarësisë për të mos votuar. Por ndonëse këto akuza u hodhën poshtë, shifrat tregojnë se krahasuar me zgjedhjet e fundit në 2017, PD kishte në lista rreth 28 mijë anëtarë më pak.
15 Qershor 2021, 15:38 -
-
Origjina e COVID-19, mediat ndërkombëtare sigurojnë pamje të lakuriqëve të natës në laboratorin e Wuhan
Në një video të shpërndarë nga Sky News Australia, janë bërë publike disa imazhe të lakuriqëve të natës në Laboratorin e Virologjisë në Wuhan duke ringjallur edhe njëherë debatin për origjinën e virusit.
15 Qershor 2021, 11:48 -
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, zëvëndësministri Xhafaj: Përfaqësimi më i lartë i diplomacisë shqiptare! Afati për fillimin e marrëveshjes 5G, qershori 2022
Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për zv.ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Etjen Xhafaj është stadi më i lartë i përfaqësimit të diplomacisë shqiptare. Në lidhje me marrëveshjen 5G të nënshkruar mes SHBA-së dhe Shqipërisë ditën e djeshme në Bruksel, Xhafaj tha se afati i fillimit të marrëveshjes është qershori 2022.
14 Qershor 2021, 22:47 -
Basha në krye të PD, deputetët e opozitës: Ogur i mirë për PS
Deputetët e opozitës parlamentare e konsiderojnë një ogur të mirë për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të PD. Opozitarët e dalë nga listat e PD, por që refuzuan të lënë mandatet thonëqë zgjedhjet në PD treguan hapur një masakër të vërtetë zgjedhore.
14 Qershor 2021, 20:36 -
Shifrat/ Lulzim Basha fitoi kryetarin, por 'ka humbur' anëtarësinë
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha fitoi një mandat të tretë në krye të partisë.Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, shpalli zyrtarisht fituesin, edhe pse 24 orë më parë, të dielën në mbrëmje, PD përcolli rezultatet paraprake. Në përfundim të numërimit nuk pati surpriza. Doli i katërti në garë, Kadilli pranon humbjen: Nuk iki, bashkëpunoj edhe me Bashën për manifestin politik.
14 Qershor 2021, 20:07 -
I arrestuar në Turqi dhe i hetuar në Itali për trafik heroine, SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit, përfshirë Ora News dhe Channel One
SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit, mes të cilave edhe televizioni Ora News dhe Channel One. SPAK shprehet se nga llogaritja e të ardhura personale të Ylli Ndroqit nga kompanitë e tij dhe shpenzimet që kryen ka rezultuar se ai nuk mund të justifikojë dot 3 milionë euro. Kjo ka qenë dhe arsyeja që SPAK t'i kërkojë GJKKO konfiskimin e pasurisë.
14 Qershor 2021, 10:01 -
Bollino: Lulzim Basha po ripërsërit sot atë që PD ka bërë më mirë ndër vite që nga 1996: manipulimin e votës
Akuzat për masakër zgjedhore të bëra nga Basha ndaj kundërshtarëve, dhe procedurat e votimeve brenda partisë qe po zhvillohen sot, tregojnë se ky lider i ri PD-së ka trashëguar nga kapoja i tij i vjetër Sali Berisha edhe sëmundjen e tij më kronike: akuzën e të tjerëve, për krime që i ka bërë vetë.
13 Qershor 2021, 14:36 -
-
43 vite karrierë politike/ Rrugëtimi i Gramoz Ruçit nga strukturat e PPSH, themelimi i PS-së deri tek tërheqja e sotme
Ruçi vendosi një standard në politikën shqiptare duke u bërë politikani i parë që tërhiqet nga politika si fitues, pikërisht disa javë pasi Partia Socialiste fitoi mandatin zgjedhjet parlamentare, për të tretën herë radhazi.
12 Qershor 2021, 20:38 -
7 njollat që komprometojnë zgjedhjet në PD, nga fshehja e listës së votuesve tek zhdukja e 25 mijë anëtarëve, procesi farsë i përsëritur në 2013 dhe 2017
Fituesi i zgjedhjeve për kreun e PD-së i paracaktuar në tavolinë. Listën e zgjedhësve e di vetëm Basha dhe rrethi i tij, anëtarësia u zvogëluar në mënyrë të mistershme nga 100 mijë në 75 mijë, komisionerët, administrata dhe burimet e parisë nën kontrollin e plotë të Bashës.
12 Qershor 2021, 17:01 -
-
'Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata, Lulzim Basha nuk ka dorëzuar ndryshimet në statut', Kulluri në Report Tv: Kjo parti shkel ligjin
Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata pasi të gjitha ndryshimet e bërë në statutin partisë nuk janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës ashtu sicc parashikohet nga Ligji. Deklaratën e bëri në Report Tv, anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri.
11 Qershor 2021, 13:08 -
Macron: Është koha që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE
Presidenti francez Emmanuel Macron pas takimit m,e kryeministrin Zoran Zaev deklaroi se ishte koha që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian dhe shtoi se vendi e tij po kontribuonte në stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
11 Qershor 2021, 09:37