-
Mbreti Charles III shkon në Gjermani në udhëtimin e parë jashtë shtetit si monark
Mbreti Charles III ka mbërritur këtë të mërkurë në Gjermani në vizitën e tij të parë shtetërore jashtë vendit që kur u bë monark britanik. Vizita vjen si pjesë e përpjekjeve për të kthyer ‘pllakën’ e viteve të marrëdhënieve të vështira midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian pas dalje nga blloku. Mbreti Charles dhe Camilla mbërritën në aeroportin Berlin-Brandenburg, ku u pritën përgjatë një tapeti të kuq dhe me 21 të shtëna si përshëndetje.
29 Mars 2023, 16:26 -
-
Sondazhi në Report Tv/ PS forcë e parë në 14 maj! PD e Alibeajt pikiatë! Berisha-Meta të dytët! Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, Këlliçi s’i kalon 38%
Report Tv publikoi në “Repolitix” rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian “Piepoli” një bashkëpunim që e ka zanafillën në vitin 2015. Disa nga të dhënat, lidhen me konfirmimin e PS si forca më e madhe politike në vend, fitorja e padiskutueshme e Veliajt në Bashkinë e Tiranës dhe lider të preferuar Ramën. Berisha është figura tjetër e preferuar, Metën e duan vetëm 1% e të anketuarve.
29 Mars 2023, 06:59 -
Ish-zëvendës presidenti i SHBA duhet të dëshmojë para jurisë së madhe për veprimet e tij kur mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin
Një gjykatës federal ka vendosur që ish-nënpresidenti Mike Pence duhet të dëshmojë para një jurie të madhe pasi u thirr nga prokurori special, i cili po heton përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
28 Mars 2023, 21:13 -
14 Maji/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore, nesër në ora 21:00 në ‘Repolitix’ rezultatet e para
Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015, nesër në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para të një rrugëtimi të gjatë që shqiptarët të mësojnë më shpejt se të tjerët se çfarë do të ndodhë më 14 maj. Si çdo vit gjatë transmetimit të emisionit ‘Repolitix’, drejtuar nga gazetari Denis Minga.
28 Mars 2023, 16:22 -
Flet pronari i Range Rover-it që u dogj pas sulmit në Top Channel: Makina m’u vodh për 3 minuta
Ramadan Makolli, pronari i makinës “Range Rover” me të cilët dyshohet se është përdorur nga autorët e Top Channel, ka treguar se i është vjedhur makina për 3 minuta teksa po qëndronte në hotel. Ai është shprehur se “Range Rover” iu vodh në verën e vitit 2020 në vlerë prej 36 mijë eurosh në Lezhë. Ai tregoi se fillimisht atij nuk iu është dhënë informacion se iu është vjedhur makina.
28 Mars 2023, 16:14 -
Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit që Shqipëria ka nisur, do të jetë e pandërprerë dhe e pakthim, për të gjithë!
Në takim u sollën në vëmendje vlerësimet që organizatat më prestigjioze në botë, OKB-ja, OECD, Departamenti i Shtetit të SHBA dhe Komisioni Evropian, I kanë dhënë Shqipërisë me pikë të larta, në analizat dhe raportet e tyre, për qeverisjen digjitale në vend, për progreset me miratimin e Agjendës Digjitale dhe Planit të Veprimit 2022-2026 dhe në shërbimet e qeverisjes elektronike, për rritjen e digjitizimit të shërbimeve që po ndihmojë në uljen e korrupsionit etj.
28 Mars 2023, 14:30 -
Shqipëri-Itali, marrëveshje për përmirësimin e rrjetit energjetik në Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujë
Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje hua për përmirësimin e rrjetit energjetik në vendin tonë. Përmes marrëveshjes së nënshkruar, Shqipëria do mund të marrë 35 milion euro hua nga Italia dhe këto para do të shkojnë për investime për përmirësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në zonat Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë.
28 Mars 2023, 13:46 -
-
-
Dalin pamjet/ Momenti kur u vodh automjeti 'Range Rover' që u përdor në sulmin drejt Top Channel
Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur u vodh automjeti 'Range Rover' që u përdor për sulmin me kallashnikov drejt Top Channel. Makina iu vodh një shqiptarit nga Kosova në vitin 2020 në Tale të Lezhës.
28 Mars 2023, 12:47 -
Zbardhen lidhjet kriminale shqiptare në industrinë e kanabisit mjekësor në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut ka promovuar në mënyrë aktive zhvillimin e një industrie të kanabisit mjekësor, por një investigim i BIRN zbulon lidhjet kriminale pas të paktën disave prej atyre që u janë dhënë licencat shumë të lakmuara
28 Mars 2023, 12:19 -
-
Sulmi me armë në Top Channel, policia: 100.000 € për këdo jep informacion për autorët! Pyeten pronarët: S'kemi pasur kërcënime, s'kemi të dyshuar
100 mijë euro do të përfitojë kushdo që ka informacion për atentatorët e sulmit ndaj Top Channel pak pas mesnatës të datës 27 mars dhe do t’ia japë atë autoriteteve. Ka qenë vetë Policia e Shtetit e cila e ka vënë në dispozicion këtë shifër dhe përmes një njoftimi ka bërë me dije ecurinë e hetimeve deri tani.
28 Mars 2023, 10:20 -
Shpërthimi në 2020 në pallatin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në Lezhë, në pranga porositësi
3 vite e gjysmë pas shpërthimit me tritol në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në zonën e Ranës së hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës ka arrestuar një person të dyshuar si porositës i ngjarjes.
28 Mars 2023, 07:54 -
-
-
Lindita Nikolla pret sekretaren e Përgjithshme të OSBE! Schmid: Dialogu ndërpartiak është thelbësor për demokracinë
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në një takim pune Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, Helga Maria Schmid. Në takim morën pjesë zëvendëskryetaret e Kuvendit, Ermonela Felaj dhe Agron Gjekmarkaj, Ambasadorja e Shqipërisë në OSBE, Eglantina Gjermeni, si edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Guido De Sanctis.
27 Mars 2023, 14:47 -
Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën pas një sherri mes dy djemve, arrestohet një prej autorëve, i biri dhe nipi ende në kërkim! Makina e blinduar i shpëtoi jetën të riut
Parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, u bë shkak për konfliktin mes dy të rinjve që u shoqërua dhe me të shtëna me arme zjarri, një natë me parë në Rrëshen.
27 Mars 2023, 10:01 -
-
Konflikti mes fiseve, plumba makinës së blinduar të nipit të Kastriot Reçit në Rrëshen! Pasi u qëllua i riu përplaset me bordurën e rrugës, në kërkim babë e bir
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Rrëshen i cili dyshohet ta ketë zanafillën prej konflikteve të dy fiseve Bardhi dhe Reçi.
26 Mars 2023, 20:13
