Dalin pamjet/ Momenti kur u vodh automjeti 'Range Rover' që u përdor në sulmin drejt Top Channel

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur u vodh automjeti 'Range Rover' që u përdor për sulmin me kallashnikov drejt Top Channel. Makina iu vodh një shqiptari nga Kosova më 10 korrik 2020 në Tale të Lezhës. Ramadan Makolli foli për ‘Arbëresh’ dhe tregoi se makinën ia vodhi roja i hotelit ku qëndronte në Shëngjin ku ishte për pushime verore. Ai tregoi se në kohën kur e kishte vetë makinën, targat ishin të Kosvës.

Në momentin e sulmit, targat e makinës u vodhën më 31 dhjetor në Tiranë. Pas sulmit me kallashnikov drejt godinës së Top Channel, mbeti i vdekur roja 61 vjeç, Pal Kola. Ai ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës. Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës.

Autorët pasi kanë djegur makinën dyshohet se kanë shkuar drejt Vlorës. Report Tv ka mësuar gjithashtu se makina me të cilën të paktën 3 autorë, është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë brenda.

Policia ka ofruar 100 mijë euro për këdo që ka informacion për atentatorët e sulmit ndaj Top Channel pak pas mesnatës të datës 27 mars dhe do t’ia japë atë autoriteteve. 

1680000937_0111125cb45b4a7c92d76a748938ecc6.jpg

1680000964_593ad182b84448c0b2d6bab844b38f01.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
I vodhën makinën që u përdor në sulmin drejt Top Channel, flet shqiptari nga Kosova: Isha me pushime, mjetin e mori roja i hotelit në Shëngjin

1680000937_0111125cb45b4a7c92d76a748938ecc6.jpg

Ramadan Makolli, shqiptar nga Kosova ka qenë pronar i mjetit ‘Range Rover’ që iu vodh në Lezhë 3 vite më parë dhe u përdor në sulmin ndaj Top Channel. Ai ka folur për ‘Arbëresh’ duke zbuluar se makina iu vodh nga roja i hotelit në Shëngjin, ku kishte shkuar për pushime.

“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë.

“Unë i kam pa lajmet që vetura ka qenë me targa të huaja në momentin kur është gjetur e djegur pas sulmit që ka ndodhë mbrëmë. Ato targa nuk e di kur ia kanë nxjerrë, që po më duket kanë qenë angleze, por, mu kur ma kanë vjedhë veturën para tre vjetëve, targat e saj kanë qenë 01, pra, të Kosovës”, tha Makolli.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'