-
-
-
-
-
-
-
Ministrja Balluku 'dhuratë' qytetarëve për Vitin e Ri: Autostrada Tiranë-Durrës pa pagesë, s'do jepet me koncesion! Punimet në sheshin 'Shqiponja', qarkullimi hapet në mars 2021
Teksa një sërë rrugësh janë dhënë me koncesion dhe janë kthyer me pagesë por duke iu ofruar qytetarëve edhe rrugë alternative, autostrada Tiranë-Durrës nuk do të ketë këtë fat. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha për Report TV se kjo rrugë nuk do të zgjerohet pasi do të humbas trafikun e krijuar pas ndërtimit të korridorit Blu.
31 Dhjetor 2020, 22:00 -
-
-
Troket Viti i Ri 2021! Fishekzjarre në të gjitha qytetet! Në Tiranë dhe në rrethe mbizotëron heshtja në rrugë! Qytetarët festojnë në shtëpi! Report Tv dhe Shqiptarja.com ju uron gëzuar
Troket Viti i Ri 2021. Në ndryshim nga vitet e tjera, këto festa u zhvilluan në një situatë aspak të zakontë në një moment ku e gjithë bota po përballet me armikun e padukshëm COVID-19. Por kjo nuk i ka ndaluar aspak që atmosferën festive që qytetarët ta sjellin në shtëpitë e tyre. Rrugët e qyteteve ishin të boshatisura, kjo për shkak dhe të masave të marra nga qeveria për ndalimin e lëvizjes pas orës 20:30.
31 Dhjetor 2020, 21:09 -
Mbrëmja e Vitit të Ri, Veliaj darkë në familjen Kodra në Zall Herr, e cila u bë me shtëpi të re: 2021 do të jetë viti i ringritjes (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi që darkën festive të Vitit të Ri ta kalojë pranë familjes së Hyqmet Kodrës në Zall Herr, e cila një javë më parë mori edhe çelësat e shtëpisë së re, të rindërtuar nga e para pas prishjes nga tërmeti.
31 Dhjetor 2020, 20:44 -
Foto nga salla e koncerteve në Vjenë, violinisti Shkëlzen Doli uron shqiptarët për Vitin e Ri 2021
Violinisti Shkëlzen Doli ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festave të fundvitit. Ai ka postuar një foto në faqen e tij në Facebook nga një sallë koncertesh në Vjenë. Artisti shprehet se koncerti në këtë sallë prestigjoze do jetë sfida më e vështirë e jetës së tij, duke shtuar se uron që koncerti të depërtojë thellë në zemrat e teleshikuesve.
31 Dhjetor 2020, 20:32 -
Urimi i Ambasadës së SHBA-së për Vitin e Ri: Në 2021, shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë midis nesh
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve. Përmes një postimi në Twitter, ambasada shpreson që vitin e ardhshëm të forcohet miqësia mes dy vendeve ndërsa do të festohet edhe 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve.
31 Dhjetor 2020, 20:05 -
Festat e fundvitit në Elbasan, qytetarët presin Vitin e Ri 2021: Festojmë brenda familjes në shtëpi (VIDEO)
Ndryshe nga herët e kaluara atmosfera e pritjes së Vitit të ri 2021, do të jetë e ndryshme për qytetarët në të gjithë vendin. Në mungesë të ambienteve të lokaleve dhe restoranteve për shkak të rregullave të diktuara nga Covid 19 qytetarët e Elbasanit, shprehen se festat e fundvitit do t’i kalojnë brenda rrethit të ngushtë familjar.
31 Dhjetor 2020, 19:48 -
-
-
-
-
-
Mallrat kontrabandë dhe masat ndaj COVID/ Veliu dhe Gazheli inspektim në portin e Durrësit (VIDEO)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, pasditen e sotme kanë inspektuar portin e Durrësit, për të parë nga afër zbatimin e masave të përbashkëta që kanë si qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kryesisht të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet ackizë, si dhe masat e përbashkëta për të mos krijuar vonesa në lëvizjen e mjeteve dhe të qytetarëve, për të ofruar një shërbim sa më cilësor, pavarësisht fluksit të ulët për shkak të pandemisë COVID-19.
31 Dhjetor 2020, 16:32 -
