-
Bizneset shqiptare shitën 12% më pak se vjet! Energjia në vend numëro, fuqizohet importi!
Prej më shumë se një viti eksportet po bien me ritme të shpejta, ndikuar kryesisht nga ulja e sasisë së energjisë së shitur, e tekstileve dhe materialeve të ndërtimit. Shkak për këtë është bërë zhvlerësimi i euros dhe rënia e çmimeve. Ndërkohë importet sipas INSTAT janë rritur 3.4% krahasuar me vjet.
20 Gusht 2024, 15:42 -
Drejtori i CIA-s, Burns mbërrin për vizitë në Sarajevë
Burns pritet të mbajë disa takime në Sarajevë, ndër të tjera, me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Almir Xhuv, si dhe me anëtarët e Presidencës së BeH dhe ministrin e Jashtëm të BeH.
20 Gusht 2024, 14:58 -
Marrëveshja me Italinë, kampi i emigrantëve ende nuk është gati për t’u testuar! Në Gjadër vijojnë punimet, pa afat përfundimi (VIDEO)
Kampi i emigrantëve në Gjadër e Shëngjin nuk është ende gati për t’u testuar. Ndonëse ishte parashikuar data 20 gusht për kryerjen e kësaj procedure, në Gjadër vijojnë ende punimet për t’u bërë gati sa më shpejt për pritjen e emigrantëve.
20 Gusht 2024, 09:03 -
Një parashikim për vitin e ri politik
Ka një rëndësi të veçantë ky vit i ri politik. Nga shtatori deri në korrikun e vitit tjetër Shqipëria politike do të kalojë disa sfida dhe se si do të zgjidhen dhe kapërcehen ato do të përcaktohet shumë për të ardhmen e afërt për të gjithë faktorët dhe aktorët politikë.
20 Gusht 2024, 08:04 -
Ministria e Financave: Rriten me 30,3 miliardë lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje
Më shumë se 402 miliardë lekë janë mbledhur nga janari deri në korrik nga tatimet e taksat. Krahasuar me vjet të ardhurat janë rritur me 8.2%, ku kontributin më të madh e ka dhënë turizmi, konsumi dhe rritja e pagave të administratës
19 Gusht 2024, 18:51 -
E PLOTË: 16 faqet e Procesverbalit nga mbledhja e jashtëzakonshme e Bordit të RTK-së
Gazeta Nacionale, më poshtë iu sjell 16 faqet e plota (sipas Word) të Prosecverbalit nga mbledhja e jashtëzakonshme e 23 korrikut 2024, që Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, mbajti pas publikimit të artikullit ku sulmoheshin me lajm të rremë, dy mediumet: Nacionale dhe Periskopi
19 Gusht 2024, 18:39 -
-
Trafikonte kokainë nga Holanda në Itali, Tirana ekstradon shkodranin me dy identitete! Ishte dënuar me rreth 15 vite burgim (Emri)
Interpol Tirana njoftoi sot se u dorëzoi 48-vjeçarin homologëve të Romës. Aktiviteti në Novara, i kanë mbetur edhe rreth 12 vite izolim. U arrestua më 1 Qershor 2023
19 Gusht 2024, 14:35 -
Shifrat/ Në banka janë mbi 37 miliardë lekë kredi të këqija! Vlera u rrit me 2 miliardë në gjashtë muaj! Bizneset më problematikët
Bizneset janë më problematikë në shlyerjen e kredive, pasi ata kanë edhe vlerën më të madhe të kredive me probleme në sistemin bankar. Konkretisht nga 795 miliardë lekë kredi të dhënë për ekonominë deri në fund të muajit qershor 4.7% është me probleme.
19 Gusht 2024, 13:57 -
-
Marrëveshja me Italinë, më 1 shtator hapen kampet për emigrantët, nesër testi i fundit! 500 karabinierë zbresin në Shëngjin e Gjadër
Kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit që do të presin emigrantë për llogari të Italisë, pritet të jenë gati më 1 shtator. Më 20 gusht pritet që funksionimi i qendrave të testohet me kontingjentin e parë, ndërsa për punonjësit italianë që do të merren me administrimin dhe funksionimin e tyre është publikuar një rregullore e brendshme me 14 udhëzime.
19 Gusht 2024, 10:07 -
'Mijëra' dashuritë e Alain Delon, nga Mireille Darc te Dalila Di Lazzaro! Por, Romy Schneider mbeti përgjithmonë dashuria më e madhe
Aktori Alain Delon që u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare ishte një burrë i parezistueshëm, i pashëm, magjepsës. ‘Mijëra’ histori dashurie, por vetëm një prej tyre arriti ta çonte drejt altarit, edhe pse zemra e tij mbeti përgjithmonë në duart e "Sissi-t".
19 Gusht 2024, 09:22 -
Eva Buzo ia doli! Bëhet gruaja e parë që përshkon me not kanalin e Otrantos! Nga brigjet e Italisë në Karaburun 92 km për 35 orë e 17 minuta! (VIDEO)
Eva Buzo bëhet atletja e parë grua që ia del të kalojë me not kanalin e Otrantos. Eva Buzo përfundoi udhëtimin e saj prej 92 km nga brigjet e Leces, (San Foca) deri në Gadishullin e Karaburunit, për 35 orë e 17 minuta.
19 Gusht 2024, 08:00 -
Jeta e panjohur e Alain Delon! Beteja për trashëgiminë, dy djemtë kundër të preferuarës Anouchka! ‘Kurrë nuk i tha askujt ‘të dua’ aq sa asaj'
Sot u nda nga jeta Alain Delon, një nga ikonat e kinematografisë botërore, por jeta e aktorit fsheh shumë të panjohura. Preferenca për vajzën Anouchka (ajo mban gjysmën e pasurisë), ashpërsia e acaruar me djemtë Anthony dhe Alain-Fabien... dhe beteja për trashëgiminë
18 Gusht 2024, 13:46 -
'Travel and Tour World': Shqipëria, 'perla e fshehur' që synon të dyfishojë numrin e turistëve me aeroportin e ri
Shqipëria, një perlë e fshehur në Evropën Juglindore, po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor, shpesh i krahasuar me Maldivet për ujërat e saj mahnitëse të pastër kristal dhe plazhet piktoreske, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World”.
18 Gusht 2024, 09:35 -
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit
Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka kërkuar rikthimin e përkohshëm të dënimit me vdekje, të nxitur nga vrasja e fundit e ndodhur në Pogradec, ku u dhunua për vdekje Egli Proga.
17 Gusht 2024, 17:48 -
-
Afera 'Partizani'/ Berisha vijon të shkelë 'arrestin shtëpiak' pa i hyrë gjemb në këmbë! Në shtëpi pret të pandehur, të dënuar nga Gjykata e Lartë e Nju Jorkut
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të thyejë pa i hyrë gjemb në këmbë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ duke pritur në banesë jo vetëm miq e bashkëpunëtorë, por dhe personazhe me dritë hije, apo me probleme penale njësoj si ai.
17 Gusht 2024, 14:27 -
Vdekja e aktorit Matthew Perry, ja kush është ‘Mbretëresha e ketaminës’! Mikeshë e VIP-ave, që e ftonin edhe në galanë e 'Oscar'
Jasveen Sangha e kryente aktivitetin ilegal prej vitit 2019 dhe bënte jetë luksoze. Yllit të “Friends" ia shiste drogën prej vitit 2023, bashkë me 4 të tjerët e akuzuar. Veprimet që kreu pas vdekjes së aktorit dhe ditën para arrestimit
17 Gusht 2024, 13:39 -
Foto/ Pas humbjes së gjyqit për vulën dhe logon, Basha i dorëzon PD-së makinën 'Range Rover'! Fuoristrada e parkuar para selisë
Në një foto që disponon edhe "Shqiptarja.com", shihet qartë makina e ish-kryedemokratit Basha, në oborrin e Partisë Demokratike. Apeli shpalli vendimin më 11 Qershor 2024. Ia ktheu Sali Berishës, që është izoluar në arrest shtëpie prej 30 Dhjetorit 2023
17 Gusht 2024, 12:33 -
