-
Në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, arrestohet në Dubai ish-anëtari i bandës së Durrësit Julian Meçaj
Arrestohet në Dubai, Julian Meçaj, i kërkuar që nga janari 2023 për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ish-anëtari i bandës së Durrësit u lokalizua pas informacioneve të dhëna nga Policia e Shtetit. Në vijim pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Tiranë.
8 Shkurt 2024, 15:26 -
Ngrohja globale, bota kalon ‘kufirin’ 1.5 gradë celsius gjatë viti që lamë pas! Shkencëtarët: Po përjetojmë periudhën më të ngrohtë
Shkencëtarët ngritën alarmin se ngrohja globale kaloi limitin e përcaktuar më herët prej 1.5 °C, sipas një dakordësie të liderve botërore në 2015. Sipas shërbimit klimatik të BE Copernicus, temperaturat kanë vijuar të rriten në mënyrë shqetësuese gjatë vitit të fundit që konsiderohet edhe një periudhë me temperature rekord të nxehta.
8 Shkurt 2024, 14:57 -
Sfidat e sigurisë kombëtare, Peleshi konsultim me gjeneralët! Më 4 mars inaugurohet baza e NATO-s në Kuçovë
Ministria e Mbrojtjes bëri një konsultim me gjeneralët e ushtarakë më grada madhore për sfidat e reja të sigurisë kombëtare. Ministri Niko Peleshi ndau projektet ushtarake dhe tha se në 4 mars inaugurohet me një demonstrim ushtarak Baza e NATO-s në Kuçovë. Gjeneralët kërkojnë kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
8 Shkurt 2024, 14:50 -
-
Sterilizimi, SPAK sekuestron pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj! 2 kompani, aksione e llogari bankare me vlerë 295 mijë euro
Në burg për koncesionin e sterilizimit, SPAK i sekuestron pasuritë biznesmenit Ilir Rrapaj. Bëhet fjalë për 2 kompani, 40% të aksione në një shoqëri tregtare, llogari bankare me vlerë 295 mijë euro, 13 makina e apartament në Vlorë.
8 Shkurt 2024, 13:19 -
I arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja në 2019-ën, GJKKO rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës për lirimin nga qelia
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e dorëzuar në 23 janar nga Ramazan Rraja për lirimin nga qelia ku ndodhet që prej muajit prill të vitit të kaluar kur u arrestua nën akuzën e pjesëmarrjes në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019.
8 Shkurt 2024, 10:41 -
Tentoi të vriste ish-deputetin socialist, Gjykata e Lezhës lë në burg Fatbardh Ismailin
Fatbardh Ismaili, 30-vjeçari i arrestuar nga policia e Lezhës, pasi tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga do të qëndroj në burg. Ai u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij në gjykatën e Lezhës.
8 Shkurt 2024, 10:38 -
'Berisha njësoj si në burg'! Edhe GJKKO rrëzon ish-kryeministrin: S'ka leje për të marrë pjesë në Kuvend
Ashtu si SPAK, edhe Gjykata e Posaçme nuk i dha leje Sali Berishës për të shkuar në seancat plenare në Kuvend, pasi është në të njëjtat kushte si të paraburgimit. Ish-kryeministri në hetim për aferën Partizani ndodhet në arrest shtëpie, masë që u mor pasi refuzoi të zbatonte vendimin e GJKKO për tu paraqitur në SPAK
8 Shkurt 2024, 09:05 -
'Kakofoni kompetencash, Pr/ligji për zonat e mbrojtura i zhvesh nga mbrojtja' Shqiptarja.com zbardh debatin e plotë në Komision mes ekspertëve e deputetëve! PS e tërheq për rishikim
Partia Socialiste pranoi të tërheqë për rishikim draftin aktual për ndryshimin e pr/ligjit për zonat e mbrotjura pas presionit në rritje të organizatave ne mbrojtje të mjedisit, të cilat e shohin nismën një tentativë për t’i shkatërruar këto zona. Ato i druhen llojit të aktivitetit ekonomik që nesër mund të kërkohet brenda këtyre zonave të cllat mund ti dëmtojnë.
8 Shkurt 2024, 09:04 -
-
-
-
-
-
Përjashtime deri në 2 muaj, Kushtetuesja kalon për shqyrtim kërkesën e grupit Bardhi-Berisha për shfuqizimin e rregullores së re të Kuvendit
Gjykata Kushtetuese ka pranuar për të kaluar për shqyrtim në seancë kërkesën e deputetëve të Berishës dhe Bardhit për rregulloren e re të Kuvendit
7 Shkurt 2024, 18:08 -
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë e interesit 3.25%! Sejko: inflacioni në rënie, por ende përbën rrezik
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës se Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin prej 3.25, po ashtu nuk ka ndryshuar interesat e kredisë dhe depozitave një ditore.
7 Shkurt 2024, 17:29 -
Të miturit të pambrojtur online, denoncimet shifra alarmante! Aktivisti: 160% më shumë incidente të raportuara në 2023
Në 2023 u shënua një rritje me 160% të incidenteve online të raportuara nga fëmijët, krahasuar me një vit më parë, sipas Altin Hazizaj drejtues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. Sipas tij më shumë fëmijët po dhunojnë dhe bullizojnë njëri-tjetrin. Ndërsa prindër e gjyshër thonë se po mundohen t’i kontrollojnë për aktivitetin online, por ndihen të shqetësuar për rreziqet që bart
7 Shkurt 2024, 17:04 -
-
Kryetarja e AMA-s, Krasniqi pret homologun turk, Sahin! Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes rregullatorëve të dy vendeve
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka pritur sot Presidentin e Këshillit të Lartë të Radio-Televizionit Turk, RTUK, Ebubekir Sahin. Gjatë takimit të organizuar në ambjentet e AMA-s, Kryetarja Krasniqi ka shprehur vlerësimin për mundësitë e reja të bashkëpunimit që hapen sot mes dy rregullatorëve, atij shqiptar dhe turk.
7 Shkurt 2024, 16:25 -
Videoskandali/ Safet Gjici përlotet në gjyq! Dëshmia e plotë: Kurthin ma ngriti Abedin Oruçi! Alma K më dha substancë narkotike
Ish kreu i bashkisë ka kërkuar që të mbajë fjalën pak para se trupa gjykuese e GJKKO-së të tërhiqej për vendim. Akuzoi kundërshtarin e tij politik Abedin Oruçi se ka paguar Alma Kaçin për videoskandalin e këtë të fundit se i kishte dhënë substancë narkotike
7 Shkurt 2024, 16:22 -
Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon me 2 vite burg Safet Gjicin, 1 vit për Alma K! Ndryshohen akuzat! Ish kryebashkiaku përlotet në gjyq
GjKKO dënon me 2 vite burg ish kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici i arrestuar pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me Akma K. 40 vjecarja u dënua me 1 vit. Ndryshohen dhe akuzat. Safet Gjicit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
7 Shkurt 2024, 16:01
