'Berisha njësoj si në burg'! Edhe GJKKO rrëzon ish-kryeministrin: S'ka leje për të marrë pjesë në Kuvend

TIRANË- Nga 30 dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie ku i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç rrethit të ngushtë familjar që jetojnë në të njëjtën banesë me të. Pikën e fundit, ish-kryeministri në hetim për aferën “Partizani”, e ka shkelur me fjalimet që mban nga dritarja e katit të tetë për disa mbështetës të përnatshëm në rrugicën poshtë shtëpisë. Por kjo nuk i mjafton!

Së pari iu drejtua SPAK-ut, institucionit të drejtësisë që e sulmon në çdo fjalim, për t’i kërkuar leje të marrë pjesë në seancat plenare në cilësinë e deputetit. Përgjigjja zyrtare e Prokurorisë së Posaçme ishte mjaft e qartë: Si çdo qytetar tjetër, Berishës në arrest shtëpie, nuk i lejohet të shkojë në punë, duke përforcuar argumentin, se është në të njëjtat kushte dhe rregulla si të paraburgimit, ku askush s’mund të marrë pjesë në aktivitete jashtë burgut.

As Kodi i Procedurës Penale nuk e bindi Berishën. Me të njëjtën kërkesë, për të fituar lejen për në Kuvend, Berisha iu drejtua gjykatës së Posaçme. Këtë të enjte gjyqtarja Irena Gjoka, argumentoi njëjtë si SPAK dhe ia rrëzoi kërkesën.

‘Ky është një puç kushtetues dhe u bë me urdhër të Edi Rama. Sali Berisha është deputet i Kuvendit është i zgjedhur dhe pjesëmarrjen e në seanca e ka detyrë funksionale. U shpjegua gjerë e gjatë veshëve që nuk dëgjojnë e sytë që nuk shikohej, ata do të fillojë punën e tyre ne tonën. Pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon porosia  gjykatës.’- tha Gjokutaj.

Në fakt, leja të cilën Sali Berisha po e kërkon, ishte mëse e garantuar nëse ai do të zbatonte masën e parë që gjyqtarja Gjoka i vendosi, atë të detyrimit për tu paraqitur në SPAK 2 herë në muaj.  Refuzimi për disa herë me radhë për të zbatuar vendimin e gjykatës, çoi SPAK-un drejt Kuvendit ku mori autorizimin për arrestimin e Berishës deputet.

Masat e vendosura ndaj tij, në tentativën e radhës për të dalë nga shtëpia, Sali Berisha i ka ankimuar në Gjykatën e Lartë, e cila pritet që më 5 mars të mblidhet për të shqyrtuar rekursin kundër “detyrimit për paraqitje”, e më tej edhe për masën që e pasoi, arrestin në shtëpi.

Sali Berisha është nën hetim për korrupsion pasiv me dyshimin e SPAK se ka favorizuar përmes vendimeve si kryeministër, dhëndrin e tij Jamarbër maltezi të përfitojë nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv partizani ndërtimin e 19 kullave.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 05/03/2024 14:25

    Nuk ka nevoje Berisha per leje. Ai thjesht merr pjese virtualisht, si gjithe deputetet e tjere. Mjafton te kerkoje dhe administrata e Kuvendit eshte e detyruar ti siguroje aksesin.

    Përgjigju
  • Avokati: 08/02/2024 17:03

    Qari i avokatit, beteja vazhdon thot avokati, ferkon duart dhe faturon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë