-
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 8 nëntor 2024 për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cenimit të besimit të publikut tek drejtësia
20 Janar 2025, 18:38 -
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
Nga sot merr detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Gjatë mandatit të parë, Trump dëshmoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator të vitit 2020. Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje që gjetën zbatim të plotë, ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit
20 Janar 2025, 17:38 -
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
Dobësimi i valutave i ka zhvlerësuar produktet ushqimore shqiptare në tregjet e huaja. Shifrat e INSTAT tregojnë se vjet bizneset kanë shitur sasi më të madhe produktesh ushqimore, por kanë fituar shumë më pak se në 2023-shin. Nga ana tjetër pozitat e importit janë fuqizuar edhe më shumë në tregun shqiptar.
20 Janar 2025, 16:35 -
Spanjë/ Mafia shqiptare kontrollon kartelin ballkanik të kokainës, Gjykata lë në burg 7 shqiptarët, trafikuan me avionë dhe skafe 1,1 tonë drogë (FOTOT)
Hetimet i nisi DEA amerikane më 2024. Shqiptarët po konkurrojnë dhunshëm mafian vendase në Galici, duke e spostuar dhe marrë prej kohësh kontrollin e trafikut të tonelatave të kokainës nga Amerika e Jugut. Fillimisht me anije tregtare dhe më tej me avionë të vegjël sportivë dhe mjete lundruese. Gjykata liron vetëm spanjollin e arrestuar
20 Janar 2025, 15:43 -
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë 'Detyrim Paraqitje' të vendosur nga GJKKO lidhur me hetimet që po bëhen me dosjen CEZ/DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.
20 Janar 2025, 15:01 -
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
Pas më shumë se 3 javësh në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe gati 10 ditë nga ndërhyrja kirurgjikale Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas vijon në gjendje shumë kritike
20 Janar 2025, 13:32 -
'Toyota Yaris'/ Dumani paralajmëron Berishën: Do mbash përgjegjësi penale për publikimin e saj! Të gjithë të barabartë para ligjit
Pak para takimit informal të kreut të SPAK me mediat, Sali Berisha përmendi përgjime që sipas tij përfshijnë Taulant Ballën në çështjen Toyota Yaris. Për publikimin e tyre Altin Dumani tha se Berisha do të mbajë përgjegjës penale, si gjithkush që shkel vendimin e gjykatës që ndaloi publikimin si ‘sekret hetimor.
20 Janar 2025, 13:15 -
Lushnjen ‘e mbyt’ tymi i plehrave, vendgrumbullimi i inerteve në flakë prej dy ditësh, Sefa: Autorët t’i gjejë policia, bashkia do vendosë roje 24 orë
Fusha e mbetjeve inerte në Lushnje po digjet prej së dielës, duke shkaktuar ndotje për qindra banorë. Kryetarja e Bashkisë, e cila ka lënë prej vitesh pa rrethim dhe roje, tha për Report TV, se tani situata është bërë kritike dhe do vendosen roje 24 orë. Sipas saj zjarrvënësit duhet t'i gjejë policia.
20 Janar 2025, 13:09 -
-
Dosja 'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot (20 janar 2025) në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin, të përfshirë në grup të strukturuar kriminal.
20 Janar 2025, 12:45 -
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
Kreu i SPAK, Altin Dumani konfirmoi se po kryhen veprime të shumta hetimore sa i takon dosjes së vrasjes së 4 protestuesve para kryeministrisë në protestën e 21 janarit 2011. Në një bashkëbisedim informal me gazetarët, kreu i SPAK iu përgjigj një sërë pyetjesh nga strategjia për krimin zgjedhor, aplikacionet e krimit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj si dhe për Berishën e Metën.
20 Janar 2025, 12:43 -
-
Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje! Paratë kalojnë në llogaritë bankare në fund të Janarit
Familjet e prekura nga përmbytjet e 4 tetorit 2024 në Vlorë do të marrin dëmshpërblimet në fund të janarit. Fondi prej 613 mln lekësh ose 600 mijë euro është dhënë nga Qeveria dhe së fundmi kaloi në Këshillin Bashkiak të Vlorës.
20 Janar 2025, 12:02 -
-
-
‘Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania’, Rama ‘heton’ rastin e komentueses: S’është e vërtetë, e ke marrë direkt 4 herë! (VIDEO)
Në rubrikën e re ‘Sy m’Sy’, kreu i qeverisë trajtoi komentin në profilin e tij të rrjetit social të një qytetarëve, për të cilën shton se ndoshta ka ‘krijuar profil fals për të sharë qeverinë’. Rama: Fal e-Albanias, Shqipëria ndër vendet e përparuara europiane në qeverisjen elektronike. Ka dhënë 45 mln shërbime, 23 mln certifikata, ka shmangur stresin, korrupsionin dhe radhët
19 Janar 2025, 16:28 -
-
Gjirokastër/ ‘Andromeda’ shkatërron grupin e shpërndarësve të drogës, 17 të arrestuar, mes tyre 1 doganier! Pezullohen 2 efektivë të Kakavijës (EMRAT+VIDEO)
Policia e Gjirokastrës jep detajet e para të operacionit, pas shumë javësh përgjime dhe hetimesh me Prokurorinë. Pesë ishin arrestuar në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, 12 u kapën sot, 2 prej tyre me masën arrest shtëpiak. Edhe një doganier i ndaluar. Dy kufitarëve, një prej të cilëve femër, iu gjetën drogë, para cash, dokumente false e municion
19 Janar 2025, 11:12 -
Profilet/ Kush janë tre pengjet e para gra që u liruan sot nga Hamasi
Të parat, tre pengje u lirua, janë gra: Doron Steinbrecher, Romi Gonen, Emily Damari. Bëhet fjalë për një infermiere veterinare 30-vjeçare, një vajzë 24-vjeçare e rrëmbyer në Festivalin Nova dhe një vajzë 28-vjeçare, me shtetësi britanike
19 Janar 2025, 10:26 -
