-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se vendit do t’i duhen 30 miliardë euro fonde për mbrojtjen në afat të mesëm, pas përfundimit të afatit të fondit special për modernizimin e ushtrisë.
18 Janar 2025, 15:13 -
“Marrëzia” që s’po merr fund për shqiptarët! Në 1 vit, 369 të arrestuar për poker e baste
Shqiptarët duket se nuk po i largohen dot vesit të bixhozit, edhe më shumë kur është i ndaluar. Gjatë vitit që lamë pas, policia arrestoi rreth 370 persona për lojëra të paligjshme fati, kryesisht poker dhe baste online në dhjetëra lokale që janë kthyer baza të kësaj paligjshmërie.
18 Janar 2025, 14:49 -
Ndeshja Shqipëri - Çeki, shefi i sigurisë federale të futbollit çek letër falenderimi Prodës
Bashkëpunimi i shkëlqyer me ekipin e Sigurisë të Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, si dhe mirëmenaxhimi nga ana e Policisë shqiptare, para, gjatë dhe pas mbarimit të ndeshjes ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Çekisë, u vlerësuan nga Shefi i Sigurisë i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke.
18 Janar 2025, 14:48 -
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
Viti 2024 e thelloi edhe më shumë krizën e eksporteve. Shifrat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit të shkuar eksportuesit humbën 67 miliardë lekë, kryesisht nga zhvlerësimi i monedhës euro. E kundërta ka ndodhur me importet. dyfishimi i tyre gjatë vitit të kaluar bëri që prodhimi i huaj të dominojë tregun vendas.
18 Janar 2025, 14:45 -
Inaugurohet ambasada shqiptare në Ukrainë, Hasani: Urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve! Bashkë për një të ardhme në paqe
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën e punës në Kiev me inagurimin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
18 Janar 2025, 13:52 -
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
Shtetet e Bashkuara shpallën të premten si të padëshiruar tetë individë për organizimin dhe zbatimin e planit për kremtimin e Ditës së Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë , kremtimi i të cilës është shpallur jokushtetues nga institucionet e vendit dhe është dënuar nga shtetet perëndimore.
17 Janar 2025, 21:30 -
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
Brenda më pak se 20 ditësh, Sali Berisha merr shuplakën e dytë nga Gjykata Kushtetuese. Masa e sigurisë 'arrest shtëpie' në të cilën kryetari i PD-së qëndroi për 11 muaj i mbyllur dhe SPAK kërkoi autorizimin e kuvendit rezulton të ketë qenë e duhura.
17 Janar 2025, 18:40 -
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
Policia nisi hetimet për incidentin e djeshëm në hidrocentralin e Bunecit në Himarë, pasi për shkak të çarjes së basenit u përmbytën 12 biznese si dhe rruga nacionale. Në gjendje të lirë, për shkatërrim prone, po hetohet administratori i “Energo-Sas”, Vangjel Ngjelo. Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit po auditon kompaninë në pronësi të biznesmenit dhe ish-deputit të PD-së, Vasil Gjika.
17 Janar 2025, 16:59 -
-
UNEP vlerëson Shqipërinë për modelin e ruajtjes së biodiversitetit dhe ekoturizmit, Kumbaro: 5.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në një intervistë për UNEP - Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara - ka prezantuar rrugën që ka përqafuar Shqipëria për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjes së biodiversitetit përmes zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe rritjes së sipërfaqes së zonave të mbrojtura deri në 22% të territorit
17 Janar 2025, 15:44 -
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
Ergi Shehu i cili ka mbajtur dhe postin e Ish-kryetarit të komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt, akuzohet se brenda 2023 – 2024 ka mashtruar disa administratorë duke falsifikuar dokumente për disa tenderë
17 Janar 2025, 14:11 -
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon në Gjykatën e Lartë revokimin e masës arrest me burg që është caktuar ndaj tij, pas hetimeve për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
17 Janar 2025, 11:59 -
Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësim mase
Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GjKKO i rrëzoi kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për abuzimet me fondet e BE në SASPAC.
17 Janar 2025, 10:41 -
-
-
-
Përplasja me Ndreun për amnistinë për tarifat vendore? Jep dorëheqjen prefekti i Lezhës! Kryebashkiaku: Sajime
Pas rreth dy vitesh në këtë detyrë, Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, ka dhënë dorëheqjen, me motivacionin për shkaqe personale. Prefektura e riktheu vendimin për faljen e tarifave vendore të para vitit 2024 për të gjitha bizneset, familjarët dhe institucionet, ndërsa Ndreu paralajmëroi hetim administrativ.
17 Janar 2025, 09:32 -
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
Rreth 21 mijë migrantë të parregullt kryesisht nga Siria, Turqia dhe Afganistani u ndaluan nga policitë kufitare në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike” e kalimit të migrantëve që përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave dhe Shqipëria.
17 Janar 2025, 07:47
