-
-
-
-
-
-
-
Vijon protesta e minatorëve në Spaç, 10 të vënë nën hetim! Akuzohen për kundërshtim të policisë dhe bllokim të qarkullimit (VIDEO)
Që prej orëve të para të mëngjesit, ata janë mbledhur te hyrja kryesore e minierës, duke kërkuar uljen në bisedime me përfaqësuesit e kompanisë turke “Tete Albania” dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Deri më tani, palët nuk kanë arritur një marrëveshje.
14 Tetor 2025, 12:14 -
-
-
Lamallari: Godina të reja për prokuroritë dhe gjykatat! Ndryshojmë edhe Kodin Civil! Burgu, të jetë zgjidhja e fundit (VIDEO)
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari prezantoi në komisione raportin e vitit 2024 për gjendjen e kriminalitetit. Lamallari tha se numri i pasurive të sekuestruara që kanë burim aktivitetin kriminal, në 2024 është rritur me 60%, krahasuar me 2023-shin. 569 çështje korrupsioni dhe shpërdorimin detyre janë dërguar për gjykim.
14 Tetor 2025, 10:36 -
Rama: Rekord vizitorësh në destinacionet kulturore, 1.2 milion turistë nga janari deri në shtator! 57% më shumë se viti i kaluar
Ndër sitet më të vizituara kryeson Parku Arkeologjik i Butrintit, Kalaja e Gjirokastrës, Parku Arkeologjik i Shkodrës, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë.
14 Tetor 2025, 10:19 -
Fatos Çoçoli: Shqipëria, horizont i ri investues?
Ky vit është viti i tretë i shifrave rekord të investimeve të huaja tek ne, me një parashikim për 1.8 miliardë euro në nivel vjetor. Forumi i Tiranës të thotë diçka, pse kryeqyteti ynë fitoi me Shkupit, Podgoricës, Sarajevës dhe Beogradit.
14 Tetor 2025, 10:16 -
Ndalimi i monopatinave, Qibini për Report TV: Gjatë këtij viti ka pasur rreth 800 aksidente! Të ndryshohet legjislacioni, s’duhet të përdoren për qëllime biznesi (VIDEO)
Qibini e vlerësoi vendimin për të ndaluar përkohësisht monopatinat si të drejtë për shkak se janë kthyer në një burim aksidentesh. Kërkoi që të merren masa dhe të ndryshohet legjislacioni, ku të përcaktohet mosha e përdoruesit të monopatinave, të bëhet një kurs për përdorimin e tyre, si dhe të ndalohet si biznes.
14 Tetor 2025, 10:01 -
Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë urgjencë! Mbrojtja e institucioneve të drejtësisë nga ‘Illyrian Guard’ jo funksionale! Arrestet me burg të tepruara
Në raportimin e tij vjetor në Kuvend, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha se nuk ka reflektim nga prokurorët për një përdorim më të kujdesshëm të kërkesave për masën 'arrest në burg'. Kritikoi draftin e Kodit të ri Penal dhe metodologjinë e ndjekur. U ndal edhe te përmirësimi i infrastrukturës së institucioneve të drejtësisë.
14 Tetor 2025, 07:54 -
Itali/ Policia do zbatonte një urdhër dëbimi, shpërthim me gaz në një shtëpi në Verona! 3 oficerë vdesin, 15 plagosen! Arrestohen dy vëllezër dhe motra e tyre
Policia kishte shkuar në shtëpinë ku jetonin dy vëllezërit dhe motra e tyre për të zbatuar një urdhër dëbimi. Sapo u hap dera, pati një shpërthim me gaz. Në banesë u gjetën 5 bombola gazi dhe koktejle molotovi. Ata kundërshtonin një urdhër dëbimi, dhe përballen me akuzën e vrasjes me paramendim.
14 Tetor 2025, 07:11 -
-
Itali–Ukrainë, një histori spiunazhi: Sekreti i Iskanderit, raketës së ‘padukshme’ të Putinit, dhe vëmendja e shërbimeve sekrete të Kievit mbi prodhimet italiane
Sistemet ruse janë zhvilluar aq shumë saqë mbrojtja ajrore ukrainase ka arritur të rrëzojë vetëm 6% të raketave balistike të lëshuara në shtator. Të tjerat kanë goditur objektivat e tyre – pothuajse gjithmonë civile.
13 Tetor 2025, 19:45 -
-
Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri takohet me ministrin Lamallari, në fokus reforma në drejtësi
Ministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vijueshme të Prezencës së OSBE-së ndaj institucioneve shqiptare, duke theksuar përvojën e tij personale si ish-zëvendësministër i Brendshëm.
13 Tetor 2025, 17:05 -
-
KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Blerina Muco
Pasi shqyrtoi ankimin dhe provat e dorëzuara nga gjyqtarja e Tiranës, Blerina Muço, Kolegji çmoi se konkluzionet e Komisionit që çuan në shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi ishin të bazuara në akte e në ligj dhe e konfirmoi atë në detyrë.
13 Tetor 2025, 16:19
