-
Nga 1 Janari Kosova pa viza! Cilat janë dokumentet që nevojiten për të udhëtuar në zonën Shengen?!
Faqja zyrtare “Integrimi Evropian”, që ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian, ka njoftuar për dokumentet që nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen. Shtetasit me origjinë nga Kosova do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024
14 Dhjetor 2023, 10:37 -
Akuzat ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020, gjykatësja pezullon përkohësisht çështjen
Gjykatësja që mbikëqyr çështjen federale që akuzon Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 ka urdhëruar pezullimin përkohësisht. Gjyqtarja Tanya Chutkan thotë se pezullimi i çështjes do t’i lejojë gjykatat më të larta të shqyrtojnë një apel të ish-presidentit duke pretenduar se ai është i imunizuar nga akuzat
14 Dhjetor 2023, 10:10 -
Dhoma e Përfaqësuesve autorizon hapjen e procesit për të përcaktuar nëse ka baza për akuza ndaj Presidentit Biden
Dhoma e Përfaqësuesve votoi mbrëmjen e së mërkurës për të autorizuar hapjen e procesit që do të përcaktojë nëse ka baza për të ngrtitur akuza për shkarkimin e Presidentit Joe Biden
14 Dhjetor 2023, 08:28 -
BE-ja vendos rregulla për inteligjencën artificiale, si do të ndikojnë ato te njerëzit?
Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) punuan deri në orët e vona javën e kaluar për të arritur një marrëveshje për rregullat botërore, sipas të cilave duhet të përdoret inteligjenca artificiale (AI) në bllokun me 27 vende anëtare
14 Dhjetor 2023, 08:22 -
GOLAT/ Milani eliminohet nga Champions League, Barcelona e mbyll me turp fazën e grupeve! PSG-ja i falet barazimit në Dortmund, skuadrat e kualifikuara në 1/8 (Vazot)
Champions League mbylli ndeshjet e fazës në grupe, nga ku u mësuan edhe 16 skuadrat që u kualifikuan për në 1/8 dhe në play-off e Europa League. Duke filluar nga 18:45 për grupin G, Man. City fitoi 2-3 në Beograd ndaj Crvena Zvezdës dhe i lë serbët jashtë Europë. Ndërkohë Leipzig mundi 2-1 Young Boys dhe dërgon zviceranët në play-off e EL. Në ndeshjet e orës 21:00 ra në sy fitorja me përmbysje 1-2 e Milanit në udhëtim me Newcastle, megjithëse italianët u eliminuan edhe pas barazimit 1-1 të Dortmundit me PSG-në.
13 Dhjetor 2023, 23:18 -
-
GJK pezulloi marrëveshjen me Italinë për emigrantët, deputeti i PS: Kemi ndjekur procedurat e nevojshme në Kuvend! Baçi: Fitore për Shqipërinë
Lidhur me këtë marrëveshje, deputeti i PS, Lavdrim Krashi i ftuar në ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, u shpreh se ishin ndjekur të gjithë procedurat e nevojshme nga Kuvendi, duke u shqyrtuar në komisionet parlamentare pavarësisht se opozita kishte zgjedhur bojkotimin. Megjithatë Krashi shtoi se diskutimet duhet të jenë më të gjatë.
13 Dhjetor 2023, 22:52 -
-
-
Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët! Në 18 janar seanca për shqyrtimin e kërkesës së ‘grupit’ Bardhi-Berisha
Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga deputetët e grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët afrikanë. Në 18 janar seanca për vendimin. Peszullohet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend.
13 Dhjetor 2023, 17:12 -
-
Shqipëria së shpejti pjesë e sistemit europian të pagesave, sjell lehtësira në kosto dhe kohë
Shqipëria synon të bëhet pjesë e sistemit unik të pagesave në Europë, që do të mundësojnë tarifa më të ulëta për dërgimin dhe tërheqjen e parave nga Europa. Lajmi është bërë me dije nga mbledhja e nëntë vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP) në ambientet e Bankës së Shqipërisë.
13 Dhjetor 2023, 15:37 -
-
‘Ekonomia’ i jep dritë jeshile pr.ligjit të katërt të paketës fiskale! Prej 2024, nuk do paguhet TVSH për importin e kafshëve të gjalla
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e katër që ishte pjesë e paketës fiskale për vitin 2024 që ndryshonte ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
13 Dhjetor 2023, 13:23 -
Ambasadori amerikan, Hill: Serbët ta kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Christopher Hill, tha më 13 dhjetor se “serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin”
13 Dhjetor 2023, 13:02 -
-
-
Mbahet sot në Bruksel samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë Rama dhe Vjosa Osmani
Mbahet sot në Bruksel samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel për të marr pjesë në Samit
13 Dhjetor 2023, 08:13 -
Zelensky drejtuar Bidenit: Së bashku do të fitojmë! Por, fondet amerikane mbeten të bllokuara
Udhëheqësi ukrainas takohet me presidentin amerikan dhe udhëheqësit e kongresit në Uashington. Biden: “Mosdhënia e ndihmës është një dhuratë e Krishtlindjeve për Putinin”. Por, mbështetësit e Trump nuk dorëzohen: së pari ata duan një ndalesë për emigrantët nga Meksika.
13 Dhjetor 2023, 08:07 -
Samiti BE-Ballkani Perëndimor përmbyllet me deklaratë: Përshpejtim integrimit! Zgjidhni mosmarrëveshjet dypalëshe! Veprime të prera ndaj korrupsionit në nivel të lartë
Një ditë para mbledhjes së Këshillit Europian, në Bruksel u mbajt samiti mes 27 kryetarëve shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian të cilët në përfundim u pajtuan me një deklaratë të përbashkët me 35 pika. BE ripohon angazhimin e plotë dhe kërkohet përshpejtimi i procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit. Presidenti i KiE, Michel: BE duhet të jetë gati për zgjerim në 2030.
13 Dhjetor 2023, 07:46 -
