-
-
-
Euro e dollari e mbyllin shkurtin më të dobëta se kurrë! Rezerva valutore arrin rekordin 7.3 mld €, rritje me 1 mld €
Euro dhe dollari kanë shënuar rekordin më të ulët historik në muajin shkurt duke e zhvlerësuar edhe më tej në raport me lekun. Raporti i Bankës së Shqipërisë tregon se krahasuar me vjet euro është zhvlerësuar me 2.6%, dhe dollari ka rënë me 14%.
28 Shkurt, 14:58 -
-
-
-
-
Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë
Mungesa e prodhimit vendas dhe dëmet nga moti kanë reduktuar ndjeshëm ofertën e produkteve vendase në treg, duke bërë që çmimet të fluturojnë mbi 300-400 lekë për kilogram për prodhimet e stinës si brokoli dhe spinaqi, gati 30% më shumë se vjet në këtë periudhë, sipas të dhënave nga tregu
28 Shkurt, 07:12 -
-
Itali/ Kryenin vjedhje me thyerje në biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë
Natën mes 25 dhe 26 qershorit, një depo me shumicë në Isola Vicentina u grabit pasi autorët thyen një derë të pasme dhe neutralizuan sistemin e alarmit. Nga biznesi u morën mallra të ndryshme, përfshirë shishe vere dhe shampanjë të shtrenjta, pajisje kompjuterike dhe mbi 15 mijë euro cash. Dëmi i përllogaritur arrin rreth 25 mijë euro.
27 Shkurt, 19:46 -
Më pak leje ndërtimi në ‘letra’, por nuk tregojnë realitetin! Bashkitë miratuan 1,158 leje, institucionet qendrore nuk raportojnë shifrat
INSTAT raporton rënie të lejeve të ndërtimit gjatë vitit 2025, por ngre me shqetësim se shifrat nuk tregojnë realitetin sepse përveç bashkive, institucionet qendrore, të cilat kanë të drejtë të japin leje ndërtimi, nuk i raportojnë shifrat.
27 Shkurt, 18:59 -
Zgjedhjet e parakohshme në horizont për Kosovën?
Deri më tani dihet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lider i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është takuar me liderët e partive kryesore opozitare: Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
27 Shkurt, 18:42 -
Rekord në “Pa Gjurmë”/ Brenda një dite gjenden dy persona të humbur, familjet marrin lajmin e shumëpritur
Emisioni investigativ “Pa Gjurmë” në Report TV, i drejtuar nga moderatorja Odeta Dume, shënoi sot një ditë të suksesshme, duke arritur të identifikojë dhe të rikthejë shpresën për dy persona të humbur. Brenda të njëjtit transmetim, dy familje morën lajme që i kishin pritur prej muajsh dhe vitesh.
27 Shkurt, 18:24 -
Nis rivlerësimi i pronave por me çmimet e vjetra! Në 60 bashki referencat janë të 2016-ës, Shoqata e Pasurive të Paluajtshme: Afati të zgjatet deri në fund të 2027-ës
I gjithë aplikimi do të kryhet online në e-Albania, dhe pasi të keni hyrë në protal do të zgjidhni shërbimin “Rivlerësimi i Pasurisë”, më pas zgjidhni pasurinë që doni të rivlerësoni, automatikisht shtohet edhe shërbimi “Lëshim kopje kartele të pasurisë së paluajtshme”. Hapi tjetër është të ngarkoni një dokument pronësie ose aktin e ekspertimit dhe licencën e ekspertit në PDF, nëse rivlerësimin e keni kryer me ekspert të licencuar dhe e dërgoni aplikimin.
27 Shkurt, 16:41 -
Pse po luftojnë Afganistani dhe Pakistani?
Qeveria e Afganistanit tha se kishte nisur një operacion të madh tokësor kundër pozicioneve ushtarake pakistaneze pranë kufirit, duke pretenduar se kishte pushtuar disa poste dhe gjithashtu duke pretenduar se kishte kapur dhe vrarë ushtarë pakistanezë.
27 Shkurt, 16:25 -
-
Vëzhgimi/ Tragjedia e 7-vjeçarit dhe policia ‘trembin’ shfrytëzuesit! Rrugët e Tiranës bosh nga lypësit! Vetëm vjet, 128 raste shfrytëzimi të evidentuara
Grupet që shfrytëzojnë fëmijët për të lypur, nuk kanë dalë në rrugët e Tiranës pas përplasjes për vdekje nga 2 makina të një 7-vjeçari sapo mblodhi disa lekë. Ata i ka trembur edhe një aksion që policia ka nisur së fundi. Shërbimi social në Bashkinë e Tiranës thotë se vetëm vjet u identifikuan 128 raste të shfrytëzimit të fëmijëve, shumica e të cilëve vijnë nga rrethet, për të mos u identifikuar. Megjithatë ndërhyrja e shtetit për ta luftuar fenomenin, ka mangësi.
27 Shkurt, 14:45 -
-
Iu zhvatën 36 mln euro e prona mijëra qytetarëve, GJKKO rikthen për hetim dosjen e ‘Mikrokredive’! SPAK 5 muaj kohë për ta plotësuar
Sipas hetimeve të SPAK, këta persona, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë zhvatur të paktën 36 milionë euro dhe 1700 prona të paluajtshme nga rreth 17 mijë qytetarë. Aktiviteti i tyre kriminal ka zgjatur për 9 vite.
27 Shkurt, 14:04 -
Lufta kundër informalitetit/ Inspektorati i Punës gjobit 268 biznese në vitin 2025, nuk deklaruan punonjësit! 98% e atyre që u gjetën duke punuar në të zezë u formalizuan
Në vitin 2025, 98% e punonjësve që punonin në të zezë u formalizuan ndërkohë që të ardhurat nga kontributet kanë pësuar rritje të ndjeshme
27 Shkurt, 11:55 -
Dosja e Erion Veliajt, caktohet me short treshja gjykuese/ Do gjykohet nga Ëngjëllushe Tahiri, Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj
Është caktuar me short treshja e gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë në themel dosjen për Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kryesuese është Ëngjëllushe Tahiri së bashku me dy gjyqtarët Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
27 Shkurt, 08:47