-
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate Elda Hoti
I shpallur në kërkim për 50 trafikimin e 50 kg kokainë nga Belgjika, në Romë u arrestua Markelian Hoti, vëllai i deputetes demokrate, Elda Hoti. Arrestimi i tij u bë në një hotel, i paregjistruar dhe pritet ekstradimi në vijim. 27-vjeçari rezulton i arrestuar në 2023-ën për armë pa leje në Tiranë.
18 Shkurt, 15:48 -
McAllister dënon protestat e dhunshme të PD: Nuk kanë vend në një demokraci funksionale, Berishën nuk do e takoj
Teksa përgëzoi arritjet e Shqipërisë në grupkapitujt e negociatave me BE, McAllister nxiti përpjekjet e mëtejshme: Luftimi i korrupsionit nuk është në nivel të kënaqshëm. Të mos ketë ndërhyrje politike në sistemin e drejtësis.Reforma zgjedhore të jetë reale. Çështje Balluku, luajti rol në takimet tona.
18 Shkurt, 13:42 -
-
-
-
Rritja e pagës minimale mbylli fabrikat e fasonit në janar
Paga minimale në janar ishte 25% më e lartë se në 2024 dhe 66 % më e lartë se në 2021, duke synuar rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e standardeve të jetesës. Megjithatë, për fabrikat prodhuese, kjo rritje po përkthehet në një presion të fortë mbi kostot dhe konkurrueshmërinë.
18 Shkurt, 11:33 -
Presidentja e Kosovës kofirmon pjesëmarrjen nesër në Uashington për mbledhjen me anëtarët e Bordit të Paqes
Bordi i Paqes i ka 27 anëtarë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar këtë trup që të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gazë dhe të angazhohet në aspektin e qeverisjes dhe rindërtimit.
18 Shkurt, 11:08 -
‘Shtëpi të Verdhë nuk ka’, Kurti akuzon Vuçiçin: Të ngrihet gjykatë speciale ndërkombëtare për të gjykuar ‘Sarajevo Safari’
Kurti ka komentuar sërish procesin gjyqësor për liderët e UÇK-së, për të cilët Prokuroria e Hagës ka kërkuar nga 45 vite burg për secilin. Kurti thotë se lufta e UÇK-së ishte e domosdoshme për liri. Ai rrëzoi pretendimet e ekzistencës së “Shtëpisë së Verdhë” në Shqipëri, por thekson se ka dëshmi e fakte për një “Sarajevo Safari” që thuhet se ka pasur rol presidenti serb Vuçiç.
18 Shkurt, 10:46 -
SHBA/ Përçarje mes Vance dhe Rubio për zgjedhjet e ardhshme? Zv.presidenti: Konflikt i trilluar nga mediat, kemi kohë deri në 2028-ën
Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance deklaroi se nuk ka absolutisht “asnjë konflikt” midis tij dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, i cili po paraqitet si kundërshtari i tij i mundshëm republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
18 Shkurt, 10:17 -
Turizmi/ Ministri Gonxhja për Forbes: Prioritet jo më numrat, por cilësia! Autenticiteti shqiptar nuk duhet zëvendësuar nga zhvillimi
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, flet me Forbes Travel rreth mënyrës se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit si një shembull të planifikimit, profesionalizimit dhe tranzicionit drejt cilësisë.
18 Shkurt, 10:03 -
-
-
Punuan më shumë por fituan më pak, rënia e euros e dollarit goditi rëndë eksportuesit e bimëve mjekësore
Rënia e euros dhe dollarit vitet e fundit ka goditur rëndë sektorin e bimëve mjekësore. Shifrat e INSTAT tregojnë se në 2025-ën edhe pse sasia e eksportit të bimëve medicinale dhe aromatike u rrit me 322 tonë, fitimi i bizneseve u ul, për shkakun kryesor të zhvlerësimit të valutave të huaja përballë lekut.
17 Shkurt, 17:32 -
Siguria ushqimore/ Blushi në Komisionin e Shëndetësisë prezanton pr/ligjin e PL: Mbrojmë shëndetin publik nga produktet e kontaminuara që po helmojnë shqiptarët
Tedi Blushi ka paraqitur në Komisionin e Shëndetësisë një projektligj të propozuar nga Partia e Lirisë për sigurinë ushqimore. Sipas Blushit, ky projektligj synon mbrojtjen e qytetarëve nga produktet e kontaminuara.
17 Shkurt, 16:34 -
Referencat e hoteleve s'e ndalën evazionin, pushuesit nuk deklarohen! Vetëm 1 në 4 të huaj që erdhi në 2025-ën u akomodua në strukturat e regjistruara
Më pak se 25% e të huajve që erdhën në Shqipëri në 2025-ën u akomoduan në strukturat e regjistruara. Sipas INSTAT, nga mbi 12.4 milionë turistë në vitin e kaluar, vetëm 3 milionë vizitorë u akomoduan për të paktën një natë në strukturat tona akomoduese.
17 Shkurt, 16:29 -
Tregtia e mallrave në rënie! Në janar u eksportuan 4.5% më pak produkte shqiptare, thellohet kriza në sektorin fason
Viti nuk ka nisur i mbarë për tregtinë e mallrave. Instituti i Statistikave thotë se në janar u eksportuan mallra me vlerë 26,7 miliardë lekë (267 milionë euro) ose rreth 4.5% më pak se vitin e kaluar, kur në të njëjtin muaj iu shitëm tregjeve të huaja mallra me vlerë 30 miliardë lekë.
17 Shkurt, 15:52 -
-
Siguria ushqimore, eksperti i bujqësisë Sharka: Produktet me pesticide, rënie e kërkesës në tregun rajonal! Pliku: Duhen laboratorë për kontroll në dogana
Siguria ushqimore në vendin tonë mbetet ende një temë mjaft e diskutuar. Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka thotë se produkteve tona iu është prishur imzazhi duke ulur kështu kërkesën në tregun rajonal.
17 Shkurt, 14:16 -
'Libri i Bardhë' i investitorëve të huaj vjen me nota kritike për Shqipërinë: Problem evazioni, mungesa e punëtorëve e ndryshimet e shpeshta të ligjit tatimor
Investitorët e huaj kanë listuar një sërë ankesash për klimën e biznesit në Shqipëri, duke filluar nga informaliteti, zhvlerësimi i valutave e deri tek ndryshimet e shpeshta ligjore. Në ‘Librin e Bardhë 2025-2029’, ata thonë se ekonomia shqiptare është në rritje por konkurrenca dhe mungesa e punonjësve janë sfida të mëdha.
17 Shkurt, 14:11 -
Masa që shtojnë rrezikun e ndotjes së ujërave, ‘emergjenca mjedisore’ që imponoi impiante private dhe u kthye në barrë për bizneset bregdetare
Trajtimi i ujërave urbane duhet të jetë funksion publik, i centralizuar dhe i monitoruar. Fragmentimi i tij në qindra impiante individuale rrit rrezikun e ndotjes së heshtur.
17 Shkurt, 12:54