-
Banka e Shqipërisë ekspozitë për 1 shekull ‘lekë’ në Kosovë! Sejko: Kjo është historia e një populli
Banka e Shqipërisë ka hapur ekspozitën për historinë e monedhës shqiptare në një shekull. Ekspozita në ambientet e Bankës së Kosovës do të jetë e hapur deri më 20 shkurt, dhe sipas Gent Sejkos nuk është vetëm një përvojë muzeale por dëshmon historinë në ndërtimin e shtetit të pavarur shqiptar.
17 Shkurt, 11:03 -
Fuqia e dollarit! Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat e kreditit dhe të ushtrojnë presion mbi bankat në Europë?
Një analizë e Francesco Bertolino dhe Milena Gabanelli të Corriere della Sera tregon se fuqia e vërtetë e Shteteve të Bashkuara nuk qëndron vetëm te forca ushtarake apo ndikimi diplomatik, por sidomos te kontrolli mbi sistemin financiar global përmes dollarit.
16 Shkurt, 18:41 -
-
Pas rezultateve të PISA-s, nis përmirësimi i programeve shkollore, preken 171 tekste
Kurrikula e arsimit parauniversitar do të rishkruhen dhe nga shtatori 2026, katër libra të rinj futen për për klasat e para, të gjashtë dhe të dhjeta. Reformimi vjen në kuadër të përafrimit me sistemin e vendeve të BE dhe mbi të gjitha për rezultatet e dobëta të nxënësve në testimet ndërkombëtare. Ndryshimet prekin 171 tekste shkollore
16 Shkurt, 17:39 -
'Rezervë nafte 90 ditë', do administrohet nga një ent publik! Ligji do miratohet brenda vitit
Rezerva shtetërore e naftës do të jetë e detyrueshme, dhe ligji pritet të miratohet brenda këtij viti. Synimi është që rezerva të garantojë furnizim me naftë në kohë krizash, ndërsa detajet e sigurimit të sasisë së naftës dhe të përdorimit të saj do të caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
16 Shkurt, 17:34 -
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë
Amnistia Penale në vendin tonë pritet të prekë edhe shtetasit e huaj që ndodhen në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri. 7 prej tyre pritet të lirohen menjëherë nga qelitë, ndërsa për 12 të tjerë pritet ulje e ndjeshme nga dënimi i mbetur.
16 Shkurt, 17:18 -
I mori 700 euro të burgosurit në këmbim të lejes, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e regjimit të burgut në Lushnjë! I konvertohet në shërbim prove
Rasti i Lekajt u publikua nga emisioni investigativ ‘Stop’ teksa u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të një leje 5 ditore për një të dënuar në burgun e Lushnjës. GJKKO kishte vendosur ndaj Lekajt masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
16 Shkurt, 16:28 -
-
Mungon avokati i Anila Bishës, shtyhet seanca për ‘pezullimin’ e Diellës! Aktorja kërkon 1 mln euro dëmshpërblim
Shtyrja e seancës për shqyrtimin e padisë së aktores Anila Bisha, e cila kërkon pezullimin e 'Diellës' dhe 1 milionë euro dëmshpërblim për prishje imazhi, u bë për shkak të mungesës së avokatit të saj.
16 Shkurt, 15:41 -
Aksidenti tragjik në Fier ku humbi jetën 17-vjeçari, mbrojtja e italianit nxjerr pamjet: Profesori është i pafajshëm
Duke publikuar pamjet, avokatët pretendojnë se pafajësinë e profesorit italian Michele D’Angelo për aksidentin në Levan-Fier, ku humbi jetën një 17-vjeçar në gusht të vitit 2025. Pas lirimit të italianit në tetor, Prokuroria e Fierit riktheu çështjen për gjykim. Mbrojtja e profesorit të njohur në Itali, kërkon të kqyret sërish vendi i aksidentit, sinjalistika dhe shpejtësia e të dy mjeteve.
16 Shkurt, 15:37 -
-
Mbrojtja e viktimave të krimit, Lamallari: Progres në trajtimin e viktimave, mbetet sfidë monitorimi i zbatimit në praktikë
Ministri ka theksuar nevojën për një sistem drejtësie që dëgjon, mbron dhe përkrah realisht viktimat e krimit. Ai tha se mijëra viktima, kryesisht gra dhe të mitur, kanë përfituar mbështetje konkrete, por ka ende sfida lidhur me trajtimin e njëtrajtshëm të viktimave në procesin penal dhe mungesë të mekanizmave të monitorimit.
16 Shkurt, 12:01 -
Atentati në Rinas/ Pezullohet drejtori në AMP: Punësoi Muçi Shaljanin me urgjencë, e pagoi pa shkuar në punë! Dyshohet se u rekrutua për t’i shërbyer krimit
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës pezulloi nga detyra drejtorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Gëzim Sala, pasi lejoi punësimin e Muçi Shaljani (Sheqeri) si agjent në shkelje totale ligjore. Dyshimet e organit të akuzës janë për punësim prej grupeve kriminale për t’u shërbyer atyre.
16 Shkurt, 11:31 -
3 të kërkuar ekstradohen nga Danimarka, Franca e Italia drejt Shqipërisë, akuzohen për vepra të ndryshme penale
Dy prej tyre janë të dënuar, përkatësisht me 13 vjet dhe 8 muaj burgim, ndërsa tjetri i akuzuar për mashtrim. Nga Danimarka u ekstradua Daniele Matoshi, alias Daniele Çela, alias Oklid Cela. Nga Franca u ekstradua 25-vjeçari Christopher Rudoviç, i lindur në SHBA. Nga Italia u ekstradua Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj.
16 Shkurt, 11:09 -
Armand Duka 'garoi' i vetëm, 48 delegatë i japin mandatin e shtatë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit! Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv
Me 48 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Armand Duka është zgjedhur për herë të shtatë radhazi si presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit me një mandat të ri 4-vjeçar.
16 Shkurt, 10:57 -
“Një ta çash e një ta mbash!” Korreshi publikon pamjet e spitalit të Lushnjes: Standarde 'uropiane', jemi dy hapa para! Drejtori mungon në sfidën e orës 08:00 (VIDEO)
Pas publikimit të dokumenteve ku tregonte për problemet teknike të spitalit që kanë rrezikuar jetën e punonjësve dhe jo vetëm, Korreshi ka reaguar pas përgjigjes zyrtare se gjithçka është në rregull dhe funksionale.
16 Shkurt, 09:22 -
-
Turi në Europë, Marco Rubio bën ndalesën e fundit në Hungari, do të takohet me Orban në prag të sondazheve zgjedhore
Kryeministri hungarez Viktor Orban përballet me zgjedhjet e prillit dhe kritika nga BE-ja për kontroll mbi median, gjyqësorin dhe minoritetet, ndërsa ruan marrëdhënie të ngushta me Vladimir Putin. Vizita e Rubios synon të dërgojë një mesazh diplomatik dhe të forcojë lidhjet me liderët nacionalistë pro-Trump, duke përfshirë bisedime mbi energjinë dhe partneritetin me Europën.
16 Shkurt, 08:31 -
Prezantohet ndryshimi ligjor që ndalon gjykatat të pezullojnë ministrat! Rama: S'cenohet gjyqësori, Balluku dha 3 herë dorëheqjen, e refuzova (VIDEO)
Për pezullimin e pasaportës dhe masën detyrim paraqitje e një kryeministri apo ministri nuk ka nevojë as sot as pas ndryshimi për asnjë autorizim. Ndërsa për masat arrest në burg apo arrest në shtëpi, SPAK do i duhet edhe sot autorizimi i Kuvendit. Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk çliron nga masa e pezullimit Belinda Ballukun
16 Shkurt, 07:20 -
“Skandal i rëndë!” Saimir Korreshi publikon dokumentet për spitalin e Lushnjes: Gjendja teknike rrezikon jetën e punonjësve! Reagimi zyrtar: Gjithçka është në rregull dhe funksionale
Saimir Korreshi u është drejtuar rrjeteve sociale duke postuar foto të disa dokumenteve, për të cilat shprehet se në to raportohen shkelje dhe anashkalime të kushteve të sigurimit teknik. Spitali i Lushnjes ka reaguar lidhur me këto pretendime duke sqaruar se gjithçka është në rregull dhe funksionale.
15 Shkurt, 22:12 -
Enver Robelli: Vuçiçi dhe vampirët e Muçibabës
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është i shqetësuar. Pse? Sepse Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Mediat e kontrolluara nga kryeredaktori Vuçiq janë në gjendje të jashtëzakonshme.
15 Shkurt, 19:33