-
-
Partia e Lirisë dorëzon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për rrugët e shembura: 4 mld euro investime, Kuvendi të kryejë funksionin mbikëqyrës dhe monitorues
Partia e Lirisë ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me dëmtimet në rrugët e vendit që kulmuan me rrëshqitjen e aksit Librazhd-Prrenjas. Kërkesa është nënshkruar edhe nga anëtarë të Partisë Demokratike.
1 Prill, 11:29 -
-
Shtyhet gjyqi ‘Veliaj’/ Dado sheh ‘strategji’ zvarritjeje, avokati: Emocional, SPAK s'do proces të rregullt! Pezullohen sërish afatet e paraburgimit
As seanca e tretë e gjyqit për çështjen “Veliaj” nuk u zhvillua. Këtë radhë, shkak u bë mungesa e avokatit kryesisht të një prej të pandehurve, Fatjon Baci. Kryebashkiaku i Tiranës u përfaqësua nga Plarent Ndreca dhe njoftoi gjykatën se do të paraqitet në seanca vetëm pasi të përfundoi së lexuari dosjen ndaj tij, të cilën e mori në qeli, 1 vit pas arrestimit.
1 Prill, 09:32 -
Atentati në Rinas/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-drejtorin e AMP dhe shefin e Shërbimeve, punësuan ‘agjentin’ e Shullazit me urgjencë për llogari të krimit
Agjentit të ri Muçi Shaljani iu caktua detyra e vëzhgimit në AMP. Shaljani rezulton i punësuar për të paktën 2 muaj dhe nuk u paraqit asnjë ditë në punë dhe pavarësisht kësaj, paga e tij nuk u ndërpre.
1 Prill, 09:12 -
Kapen 17 tonë hashash e miliona euro në Spanjë, droga grumbullohej në tunelin nëntokësor me 3 nivele, sistem shinash dhe vinçash
Një tunel i sofistikuar nëntokësor u gjet në Ceuta, me tre nivele, shina dhe vinça për të lëvizur hashashin. Policia sekuestronte 17 tonë drogë dhe 1.4 milionë euro. Tuneli lejonte transport droge pa kontakt mes trafikantëve.
1 Prill, 08:05 -
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: S’kam marrë ende një përgjigje nga Berisha! Partia s’është pronë e Saliut dhe Shkëlzenit, nuk do arrijnë ta mbajnë me dhunë
Kokalari është shprehur se kërkesa e saj për të garuar për kryetare të PD-së është bërë publikisht në 16 mars dhe në 19 mars i është dorëzuar Berishës përmes avokatëve amerikanë.
31 Mars, 20:49 -
Raporti i KPP në Kuvend/ Në 2025 u bënë 1.197 ankesa për tenderat, bizneset të pakënaqura me vlerësimin e ofertave
Referuar raportit të KPP, ankesat më të mëdha janë regjistruar për procedurat që kanë të bëjnë me blerje mallrash, ndjekur më pas nga kontratat për shërbime dhe më tej punët publike, (rikonstruksion, ndërtim etj).
31 Mars, 16:55 -
Shifra rekord/ Banka e Shqipërisë bleu 1 mld € për të frenuar rënien e euros, por pa efekt, zhvlerësimi nuk u ndal
Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 1 miliard euro vjet nga tregu valutor me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe rritjen e rezervës valutore. Megjithëse shifra e blerjeve ishte në rekord historik, përsëri ka rezultuar e pasuksesshme për të stabilizuar kursin, pasi monedha evropiane vijoi të zhvlerësohet.
31 Mars, 15:42 -
EKSKLUZIVE/ U dënua nga GJKKO e Apelit, SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Ish kryebashkiaku e ankimon
Ish-kryebashkiaku i Himarës mund të vuajë edhe 6 muaj e 10 ditë burg pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për çështjen e tjetërsimit të pronës në Livadhë. Mbrojtja kundërshton, duke kërkuar revokimin e urdhrit me argumentin se dënimi është shlyer përmes paraburgimit.
31 Mars, 15:08 -
Raporti i Komisionerit: Institucionet shtetërore ‘diskriminueset’ më të mëdha, 3 nga 4 ankesa kundër sektorit publik
Institucionet publike rezultojnë të jenë vatrat kryesore të sjelljeve diskriminuese, sipas Raportit vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Të dhënat dëshmojnë se shumica dërrmuese e ankesave përfshijnë pikërisht strukturat shtetërore.
31 Mars, 14:43 -
108 ditë me karrige në shesh, Lapaj: U procedova 6 herë! Nuk i bashkohem protestave të PD-së, nëse Berisha ka vendosur të luftojë i vetëm Ramën le të vazhdojë
I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’, Adriatik Lapaj paralajmëroi një protestë tjetër gjatë kësaj jave para Kryeministrisë, por ende nuk zbuloi datën.
31 Mars, 14:13 -
Sot mbyllet afati për plotësimin e DIVA, pastaj gjobiteni! Kompensimi për fëmijë nën 18 vjeç, maksimumi 110 euro
Mesnatën e kësaj të marte mbyllet afati për dorëzimin e Deklaratës së të Ardhurave të vitit 2025. Për herë të parë prindërit me fëmijë nën 18 vjeç do të përfitojnë një kompensim nga tatimet që ata kanë paguar vjet për kujdesin e fëmijës dhe shpenzimet arsimore. Mosplotësimi i DIVA ndëshkohet me gjobë 3 mijë lekë.
31 Mars, 12:36 -
-
Abuzimet me fondet e BE/ Beqaj ofron 20 mijë euro garanci në këmbim të lirisë, SPAK kërkon kohë të shprehet! GJKKO lë në burg bashkëpunëtorin e tij
Ilir Beqaj, i është drejtuar për disa herë GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë. Këtë herë, ai ka ofruar edhe një garanci pasurore. Vendimi shpallet më 7 prill, në të njëjtën ditë kur është caktuar edhe seanca paraprake për dosjen SASPAC.
31 Mars, 11:59 -
Kroacia anulon samitin Bërdo-Brioni, shkak mungesa e Vuçiç! Presidenti serb: S’e kam vendin aty, të kishte ftuar miqtë nga Tirana e Prishtina
Vuçiç u përgjigj se presidenti i Kroacisë nuk ka pasur nevojë që ta anulojë takimin për shkak të tij, por ka mundur që të ftojë “miqtë e tij nga Prishtina dhe Tirana”.
31 Mars, 08:50 -
Lejuan një ndërtim pa leje, Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT-së dhe juristin! Detyrim paraqitje për një biznesmen
Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri dhe juristin Erlion Papa. Masë ‘detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shtetit edhe për biznesmenin Pandeli Carapuli.
31 Mars, 08:21 -
Historike në Spanjë, puthja e dorës pa miratim konsiderohet sulm seksual
Vendimi konfirmoi dënimin për sulm seksual të një burri që në vitin 2023 puthi dorën e një gruaje pa pëlqimin e saj në një stacion autobusi në Alcobendas, një periferi e Madridit, dhe i bëri shenjë që ta shoqëronte duke i ofruar para.
30 Mars, 21:40 -
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka bërë të ditur se Panajoti është dërguar 3 herë në spital gjatë qëndrimit në ‘Bllokun e Sigurisë’, por nuk u ndoqën këshillat e mjekëve për trajtimin e tij.
30 Mars, 20:29 -
Jakin Marena: Berisha si Enveri, ‘vret’ armiqtë brenda partisë dhe... ‘PD më e fortë’
'Atëherë pse Berisha ka ndërmarrë këtë operacionin ‘fshesa’ në parti, duke përjashtuar apo siç deklaron ai ‘vetëpërjashtuar’ që nga Salianji e Alesia Balliu, që ‘gabuan’ dhe menduan se mund të garojnë përballë tij për postin e kreut të PD, e deri tek mbështetësit e tyre, të cilët morën pjesë në këto foltoret e organizuara qytet më qytet?!'
30 Mars, 19:12 -
Ismaili dhe VanHorn diskutojnë për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit në Tiranë
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili u takua sot me të ngarkuarë me punë të SHBA-së Nancy VanHorn në Tiranë. Në fokus të takimit ishte shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit
30 Mars, 18:40
