-
U ofrua si kandidat për Tiranën/ Braçe për Report Tv: Emri i Manastirliut erdhi si emergjencë, sot PS ka kohën për bërë përzgjedhje sipas statutit
Senatori socialist Erion Braçe thotë se vetëofrimi si kandidaturë për Bashkinë e Tiranës në 2027-n nuk ka lidhje me ambicie personale. Në një reagim ekskluziv për Report Tv ai fton PS që të nisë një proces për të caktuar garuesit e vendore të ardhshme, teksa Manastirliun e cilëson si kandidatë të zgjedhur në kohë emergjence.
30 Mars, 17:09 -
Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë! Hiqet nafta pa taksa për fermerët, rriten subvencionet për blegtorët! 2.5 mld lekë për të rinjtë që duan të investojnë
Skema e re përfshin disa lehtësira për blegtorët, të cilët do të përfitojnë financime për një numër më të ulët krerësh se më parë. Nëse aktualisht për të marrë mbështetje nga shteti nevojitej një minimum prej 10 krerësh lopë, ky kufi zbret në 5 krerë, ndërsa paralelisht rritet dhe financimi nga 10 mijë në 12 mijë lekë për kokë.
30 Mars, 16:32 -
Porositi pistoletë nga SHBA-të duke e maskuar si lodër për qen, 19-vjeçari shqiptar në Britani dënohet me 6 vite e 3 muaj burg
Henri Nikolli nga Hertfordshire porositi në mars të vitit të shkuar, te një kompani amerikane, një “paketë trajnimi për qen.” Paketa u ndalua nga Siguria Kombëtare dhe në të ndodhej një pistoletë e municione. Në banesën e tij u gjetën armë të vjetra të modifikuara dhe ambiente ku kultivohej kanabis.
30 Mars, 16:03 -
‘Grusht njerëzish që shiten’, Berisha për valën e përjashtimeve në PD: I shërbyen partisë së krimit, s’i pranojmë në gjirin tonë
Valën e përjashtimeve nga PD, Sali Berisha e sheh si një moment pozitiv për partinë. Ai thotë se janë larguar tradhtarët e idealeve të demokratëve dhe në të njëjtën kohë bën thirrje për sa më shumë anëtarësime të reja.
30 Mars, 15:12 -
Ajola Xoxa do të gjykohet pa masë sigurie, GJKKO i heq ‘detyrimin e paraqitjes’ dhe ‘ndalimin e daljes jashtë shteti’
Shkak në argumentet e Xoxës për kërkesën e heqjes të masave është shtatzënia, teksa mësohet se ka pasur komplikacione shëndetësore së fundmi dhe duhet të shkojë për një vlerësim jashtë Shqipërisë.
30 Mars, 14:20 -
-
Shqipërinë e vizituan 12.4 milionë turistë të huaj në vitin 2025, Gonxhja: Shpenzuan 5.72 miliard euro, 15% më shumë krahasuar me 2024-n
Sipas të dhënave të ndara nga ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, në vitin 2025 Shqipërinë e vizituan 12.4 milionë shtetas të huaj, të cilët shpenzuan rreth 5.72 miliardë euro në vendin tonë. Krahasuar me një vit më parë, kjo përkthehet në një rritje prej 15%.
30 Mars, 14:02 -
-
-
‘Bossi i lojërave të fatit’ prej 3 vitesh i zhdukur, babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin tim e ekzekutuan në Durrës, SPAK s’do ta hetojë
Mustafa Martinaj dëshmoi në GJKKO lidhur pasuritë e sekuestruara të djalit dhe familjarëve. Jashtë kamerave ai tha se djali i tij është ekzekutuar në Durrës dhe se SPAK refuzon ta hetojë çështjen duke ia lënë në dorë Prokurorisë së Lezhës. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit 2022.
30 Mars, 10:59 -
U ofrua si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e marra prej tij si deputet që nga viti 1996 (DOKUMENTI)
Deputeti socialisti Erion Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ, ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet, duke nisur nga zgjedhja si deputet për herë të parë në qarkun Berat në vitin 1996.
30 Mars, 09:33 -
U përjashtua nga PD e Elbasanit/ Madhi mohon akuzat: Mbështeta vetëm demokratët! Edhe PSD rrëzon pretendimet: S'ishte vëzhguese e jona
Dega e PD-së në Elbasan deklaroi dje se Doris Madhi u hoq nga listat e anëtarësisë sepse mbështeti PSD-në gjatë fushatës elektorale të 2025 dhe se gjatë numërimit të votave në Prrenjas, ajo ishte vëzhguese e kësaj force politike. Përveç Madhit, nga PD e Elbasanit u përjashtuan edhe Alesia Balliu, Zheni Gjergji dhe Rudina Alla.
30 Mars, 09:16 -
-
-
Rekord i ri/ Vjet emigrantët sollën mbi 1.1 mld € në Shqipëri! Kursi i këmbimit godet remitancat, euro me 30% rënie në 10 vite
Emigrantët sollën mbi 1.1 miliardë euro për të afërmit e tyre gjatë vitit të shkuar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kjo është vlera më e lartë e regjistruar deri më tani sa i takon remitancave, ndërsa dërgesat më të mëdha vijnë nga Greqia, Italia dhe SHBA.
29 Mars, 16:25 -
-
-
Durrës/ Pas më shumë se 1 viti, kontejnerët me mbetjet toksike të 'Kurum' zhvendosen nga Porto Romano, pranë fshatit Vrinë
Kontejnerët e “Kurum” të sekuestruar që në tetor 2024 me mbetje të rrezikshme kanë një vend të ri qëndrimi. Këtë të diel, pas presionit të vazhdueshëm edhe të banorëve u transportuan në fshatin Vrinë, nga Porto Romano ku qëndronin. Për skandalin, pak javë më parë, Gjykata e Durrësit firmosi 33 urdhër-arreste, jo vetëm të kompanitë përgjegjëse por edhe në institucione shtetërore.
29 Mars, 10:04 -
-
SPECIALE/ Shqiptarët ikin, të huajt vijnë të punojnë te ne! Shqipëria nga një vend simbol i emigracionit masiv në destinacion imigracioni
Për punë në shtëpi, kujdestare për fëmijët, për shërbim në hotele, bare e restorante dhe deri për punësim në fabrika të përpunimit dhe prodhimit, në Shqipëri janë gati 12 mijë të huaj të punësuar që vijnë nga kontinente të ndryshme.
29 Mars, 07:02 -
‘I zhgënjyer dhe i prerë në besë’, rrugëtimi i Dritan Burgisë nga rithemelimi te përjashtimi: Manipulimi i primareve, numri i anëtarësisë u rrit me lista fasonerie
Sot Dritan Burgia është përjashtuar nga PD pa një motivacion të qartë, pa argument dhe në mënyrë arbitrare. Ai rrëfen marrëdhënien e tij me lidershipin e PD-së në tri kohë dhe flet për zhgënjimin e pabesinë që ndjen sot i përjashtuar nga një parti që i ka dhënë gjithçka pa asnjë rezervë.
28 Mars, 22:07
