-
Përveç shkeljes së të drejtave të njeriut, të paraburgosurit i kushtojnë shtetit 48 mln euro në vit! Gati sa ndihma ekonomike për 50 mijë familje të varfra
Në Shqipëri, popullata e burgjeve i kushton shtetit shifra marramendëse. Vetëm për një person të mbajtur në qeli, shpenzohen mbi 18 mijë euro në vit. Sipas të dhënave zyrtare për numrin e të burgosurve dhe të paraburgosurve, rezulton se përgjatë vitit 2025, nga buxheti i shtetit, janë harxhuar mbi 90 milionë euro, nga të cilat, më shumë se gjysma për ata që kanë qenë në paraburgim
6 Prill, 15:49 -
VIDEO/ Heroi 14-vjeçar i Bosnjes, si mbledhësi i topave 'eliminoi' Italinë nga Kupa e Botës! I premtojnë një vend në Botëror
Emri i tij është Afan Cizmic, është 14 vjeç dhe është djali që gjeti dhe vodhi fletën me udhëzimet për gjuajtësit boshnjakë që portieri i Italisë kishte përgatitur.
6 Prill, 13:51 -
Tragjedi e rëndë në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, mbi 70 persona të zhdukur e 32 të shpëtuar (VIDEO)
Një varkë me rreth 110 migrantë në bord është përmbysur në Mesdhe, pranë Libisë, duke lënë pas mbi 70 persona të zhdukur. Deri tani janë shpëtuar 32 emigrantë, dhe vetëm dy trupa janë nxjerrë nga deti.
5 Prill, 13:20 -
-
-
'Mendoj të largohemi nga NATO', Donald Trump paralajmëron përçarje dhe këtë herë e ka seriozisht, ja përse kriza nis nga Ukraina
Gjatë një interviste për 'The Telegraf', Trump sulmoi aleatët europianë duke e quajtur NATO-n një tigër prej letre. Deklarata të tilla nuk janë të reja nga Trump, por këtë herë situata shihet më serioze.
1 Prill, 15:31 -
Atentati në Rinas/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-drejtorin e AMP dhe shefin e Shërbimeve, punësuan ‘agjentin’ e Shullazit me urgjencë për llogari të krimit
Agjentit të ri Muçi Shaljani iu caktua detyra e vëzhgimit në AMP. Shaljani rezulton i punësuar për të paktën 2 muaj dhe nuk u paraqit asnjë ditë në punë dhe pavarësisht kësaj, paga e tij nuk u ndërpre.
1 Prill, 09:12 -
Sot mbyllet afati për plotësimin e DIVA, pastaj gjobiteni! Kompensimi për fëmijë nën 18 vjeç, maksimumi 110 euro
Mesnatën e kësaj të marte mbyllet afati për dorëzimin e Deklaratës së të Ardhurave të vitit 2025. Për herë të parë prindërit me fëmijë nën 18 vjeç do të përfitojnë një kompensim nga tatimet që ata kanë paguar vjet për kujdesin e fëmijës dhe shpenzimet arsimore. Mosplotësimi i DIVA ndëshkohet me gjobë 3 mijë lekë.
31 Mars, 12:36 -
Ndërmjetësoi për legalizimin e lejeve të ndërtimit në Sauk në këmbim të votave, gjykata dënon me 1 vit e 6 muaj burg Ylli Barutin
Në përfitim nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuajë 1 vit burgim. Gjithashtu gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit duke rezultuar në shërbim prove prej 2 vitesh.
31 Mars, 11:53 -
Lejuan një ndërtim pa leje, Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT-së dhe juristin! Detyrim paraqitje për një biznesmen
Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri dhe juristin Erlion Papa. Masë ‘detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shtetit edhe për biznesmenin Pandeli Carapuli.
31 Mars, 08:21 -
Ajola Xoxa do të gjykohet pa masë sigurie, GJKKO i heq ‘detyrimin e paraqitjes’ dhe ‘ndalimin e daljes jashtë shteti’
Shkak në argumentet e Xoxës për kërkesën e heqjes të masave është shtatzënia, teksa mësohet se ka pasur komplikacione shëndetësore së fundmi dhe duhet të shkojë për një vlerësim jashtë Shqipërisë.
30 Mars, 14:20 -
-
-
Bastet sportive online, qeveria nxjerr një tjetër VKM! Kriteret për licencat: Oferta ekonomike, përvoja, teknologjia
Qeveria ka nxjerrë një tjetër VKM për funksionimin ligjor të basteve online. Udhëzimi i ri përcakton kriteret e vlerësimit dhe procedurat e konkurrimit për dhënien e licencës për bastet sportive online. Pavarësisht se ligji është miratuar 2 vite më parë, për shkak të mungesës së akteve nënligjore, ky sektor operon në ilegailitet.
26 Mars, 21:46 -
VËZHGIMI I REPORT TV/ Jo vetëm nafta, shtrenjtohen frikshëm zarzavatet dhe ushqimet! Çmimet rriten me mbi 50%
Një pjesë e perimeve që vijnë nga importi ka njohur një rritje shumë të fortë, që shkon mbi 50 përqind, e në disa raste dhe gati dyfish. Çmimi i naftës rrezikon të reflektohet së shpejti dhe në prodhimet vendase për shkak të kostove të shtuara në makineritë e punimit të tokës dhe transportit.
26 Mars, 16:45 -
Osmani përkujton 27 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe: Kujtesa është përgjegjësi, drejtësia domosdoshmëri
Gjatë një tubimi përkujtimor në kompleksin memorial në Krushë e Madhe, ajo kujtoi të gjithë personat e zhdukur me dhunë dhe u zotua se institucionet do të vazhdojnë përpjekjet për të sqaruar fatin e tyre.
26 Mars, 14:34 -
27 vite nga masakra që tronditi Kosovën, krimi makabër serb që la pas 243 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
Pas ekzekutimeve, shumë prej trupave u dogjën ose u zhdukën për të fshehur krimin. Kjo është edhe arsyeja pse edhe sot, 63 persona rezultojnë të zhdukur. Familjarët ende nuk kanë një varr ku të vendosin një tufë lule.
26 Mars, 13:13 -
27 vjet nga masakra e Kotlinës, Kurti: Krim çnjerëzor që ende pret drejtësi
Në reagimin e tij, Kurti përshkruan me detaje ngjarjet e mëngjesit të 24 marsit 1999, kur forcat serbe rrethuan fshatin me tanke dhe mjete të blinduara, duke mbledhur me dhunë banorët në qendër dhe duke ushtruar keqtrajtim ndaj civilëve.
24 Mars, 18:48 -
-
Moska dhe Kievi shkëmbejnë sulme me dronë pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Florida
Në Rusi, një sulm me dronë shkaktoi zjarr në një rezervuar karburanti në portin e Primorskit në Detin Baltik, qendra më e madhe perëndimore e eksportit të naftës në vend, sipas Aleksandr Drozdenkos, guvernatorit të rajonit të Leningradit.
23 Mars, 15:20 -
Dhjetëra kompjutera e telefona të sekuestruar zyrtarëve dhe biznesmenëve në çështjen “Balluku”, GJKKO lejon hapjen dhe këqyrjen për prova
Report Tv ka mësuar se vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Çela, në lidhje me sendet e sekuestruara gjatë kontrolle të SPAK, të zyrtarë dhe biznesmenë, kontrolle të ushtruara në dhjetor dhe në janar.
23 Mars, 14:03