-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
SPAK ka paraqitur në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi pasuror të nisur kundër Florenc Çapias, i dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje dhe veprime të grupit të strukturuar kriminal.
10 Janar, 12:50 -
Të akuzuar në Belgjikë për trafik droge, SPAK kërkon konfiskimin e 22 pasurive të 5 të dënuarve! Shumica apartamente tek Uji i Ftohtë në Vlorë e Tiranë (EMRAT)
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të sekuestruara të anëtarëve të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të drogës në Belgjikë që drejtohej nga 50 vjeçari nga Vlora Eridan Nebiu, i njohur edhe me mbiemrin kolumbian Guerrero.
9 Janar, 10:48 -
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë nga qelia nr. 5, për televizionin e familjes Berisha, ku ka folur për arrestimin e tij më 21 Tetor, seancën e djeshme ku u pyet për dy orë në SPAK në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA, akuzat e ngritura ndaj tij dhe cilësimin e procesit si politik
8 Janar, 19:46 -
Serat me kanabis në Berat/ SPAK çon për gjykim 17 të pandehur, zbardh skemën dhe rolin e secilit! Për 93 gratë punëtore shpall moskompetencën
SPAK përfundon hetimin dy vjeçar në lidhje me serat me kanabis në Berat dhe çon për gjykim 17 persona ndërsa shpall kompotencën për 93 gra. Nga aktiviteti rezulton të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa, informoi sot SPAK.
6 Janar, 13:21 -
Ndërhynë në dosjen e 'Toyota Yaris', Suel Çelës e 6 të tjera, SPAK çon në GJKKO ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe 3 të tjerë! Dosje të re për emra të tjerë të Drejtësisë
SPAK dorëzoi më 30 dhjetor 2024 dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Veçohet hetimi për gjyqtarët, prokurorët e funksionarët e tjerë të drejtësisë që bashkëpunuan me ta.
4 Janar, 13:24 -
SPAK dërgon për gjykim 3 të pandehur, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal! Trafik droge në Francë më 2022 (EMRAT)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bashkë me autoritetet e Lionit dhe drejtësisë franceze, çmontuan grupin me 19 persona. Dosja dërgohet në GJKKO për proces ndaj 3 të dyshuarve, me akuza të rënda. Hetimet nisën më 2023 në Shqipëri dhe më 2022 në Francë. Dy prej tyre me nga dy identitete
30 Dhjetor 2024, 10:50 -
Konsiderohen si numrat e 'engjëjve', çfarë simbolizojnë dhe kuptimi i tyre
Nëse shpesh shikoni të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi po përpiqet të të dërgojë një mesazh. Këta quhen “numra të engjëjve” dhe janë një fenomen që shumë njerëz e përjetojnë
29 Dhjetor 2024, 08:59 -
Dosja SKY ECC/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme e shkallës së parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin e dosjes “Metamorfoza 2” për proces në themel ndaj 8 anëtarëve të një grupi kriminal, mes të cilëve edhe ish-kryepolici Erzen Breçani dhe ish-komisari i Kombinatit, Dedan Gjoni. Do vriteshin vëllezërit Nela për hakmarrje, strehuan dhe killerin e penduar Nuredin Dumani. Akuzë dhe për narkotrafik. Bujar Ajetit i pushohet çështja vetëm për armëmbajtje
27 Dhjetor 2024, 16:15 -
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
Protesta e fundit e opozitës më 23 dhjetor kur u bllokuan disa akse në kryeqytët duke krijuar kaos në trafik u diskutua në ‘Studio Live’ me Azgan Haklaj nga demokratët euro-atlantikë dhe Faik Basha nga Partia e Lirisë.
25 Dhjetor 2024, 17:47 -
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
SPAK ka pranuar kërkesën e gjyqtares paraprake për rikualifikimin e akuzës për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, ish zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj për dosjen e koncesionit të sterilizimit. Të tre tashmë akuzohen për vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, që rrit ndjeshëm masat e dënimit në shpallen fajtor.
23 Dhjetor 2024, 10:59 -
Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet
Punonjësit mbështetës të administratës publike që kanë paga të ulëta do të marrin shpërblim për fundvit. Me rishikimin që ka pësuar buxheti, qeveria ka vendosur të japë 120 milionë lekë për shpërblimin e kësaj kategorie. Po ashtu do të jepen 2 miliardë lekë si kredi për Albcontrol, ndërkohë që rriten fondet edhe për 6 bashki për investime në tregje dhe shlyerjen e borxheve.
21 Dhjetor 2024, 14:34 -
Afera 'Partizani', GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin, do qëndrojë në 'arrest shtëpie', SPAK merr vendimin e zbardhur të Berishës, do e apelojë
Malltezi që prej muajit nëntor të vitit të kaluar është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke liruar nga qelia dhëndrin e ish kryeministrit. Ndërkohë SPAK ka marrë të zbardhur vendimin e gjyqtares Davidhi për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën dhe do e apelojë në Apelin e Posaçëm.
12 Dhjetor 2024, 12:36 -
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
46 vjeçari L.L., banues në fshatin Vasjar, u shpall në kërkim nga policia, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u vërtetua se kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të vendosur nga GJKKO.
10 Dhjetor 2024, 13:44 -
Në ndjekje si pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës, kapet Fuad Verzivolli! GJKKO i caktoi sot 'arrest me burg'
Fuad Verzivolli, pjesëtar i organizatës kriminale të Suel Çelës është vënë në pranga nga policia, dy mbrëmje më parë, pasi ishte në ndjekje. GJKKO vendosi sot ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet për tentativë vrasjeje. Ngjarja lidhet me një atentat në Elbasan më 8 qershor 2020. Vendimi urdhëron transferimin e tij në paraburgim dhe mbetet i apelueshëm brenda 5 ditëve.
3 Dhjetor 2024, 16:07 -
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të dyshuara si të ardhura nga krimi. Gjolena financoi blerjen e 24 tonë pleh kimik ku ishin fshehur dhe do ekstraktoheshin nga kimisti kolumbian 430 kg kokainë. DEA amerikane drejtoi operacionin në Nëntor të vitit 2022, 11 të arrestuar
27 Nëntor 2024, 10:46 -
Afera 'Partizani'/ GJKKO i heq 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës pas 331 ditësh! SPAK: E apelojmë! Avokati: S'ka rrezik për prishje provash! Kryetari i PD-se: U kry kjo punë! Falenderon gjykatësen
Pas gati 1 viti në arrest shtëpie, Gjykata e Posaçme i hoqi masën Sali Berishës, i cili vijon të jetë i pandehur për aferën Partizani. SPAK tha për Report Tv se do të ankimojë këtë vendim, duke kërkuar një masë ndaj Berishës, ndërsa e njëjta gjyqtare që sot i dha lirinë, Flojera Davidhi ka në dorë edhe fatin e kësaj dosje për ta kaluar apo jo në gjykim më 16 dhjetor.
27 Nëntor 2024, 10:12 -
Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit
GJKKO vendosi sot të shtyjë për një datë tjetër seancën paraprake ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.
25 Nëntor 2024, 12:52 -
Berisha shpërthen sërish ndaj Dumanit: O llum, o horr, faqezi, je i Xhorxh Sorosit
Nga dritarja e shtëpisë ku vijon të jetë i ngujuar me masën e 'arrestit shtëpiak' kryetari i PD-së Sali Berisha i është rikthyer akuzave me fjalor të rëndë, intimidues ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
10 Nëntor 2024, 22:02