-
Lara Colturi në podium gjatë Botërorit të Skive, Rama: Historike, ndodh për herë të parë
23 Nëntor 2024, 17:40 -
VIDEO/ Asllani asist, Interi fiton 0-5 kundër Veronas! Nuk ndodhte prej 60 vitesh
23 Nëntor 2024, 17:11 -
-
-
Si u bë mandarina e Hingës ‘e famshme’ në tregjet e Ballkanit! Fermerët e kthyer nga Greqia prodhojnë mbi 1300 ton në vit, por s’kanë punëtorë
Hinga është një fshat i vogël në Dimal, qarku i Beratit me tokë prodhuese e njerëz punëtorë. Sot ka zënë vend në tregun e Ballkanit sepse prodhon 1360 ton mandarina në vit dhe 90 per qind e prodhimit shkon për eksport. Në një sipërfaqe prej 74 hektarësh fermerët e kthyer nga Greqia kultivojnë 41 mijë rrënjë mandarina.
23 Nëntor 2024, 13:38 -
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
Ende pa asnjë reagim nga Ministria e Arsimit lidhur me kërkesat e tyre për më shumë siguri të fëmijëve në shkollë, prindërit në një deklaratë nga shkolla “Fan Noli” paralajmëruan bojkot të mësimit nëse nuk merren masa.
23 Nëntor 2024, 10:42 -
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
5 ditë pas vrasjes së Martin Canit, polici gjeti armën me të cilën ai dyshohet të jetë qëlluar për vdekje. Thika u gjet brenda një çante shkolle me libra hedhur mbi tarracën e një godine rreth 10 minuta larg shkollës “Fan Noli”. Aty dyshohet ta ketë hedhur i mituri i dyshuar për vrasjen, ose personat të tjerë që mendohet se e ndihmuan duke e transportuar me makinë drejt spitalit privat.
23 Nëntor 2024, 10:09 -
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
Një operacion kundër lojërave të fatit u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe ka çuar në pranga 29 persona. Në fokus ka qenë goditja e subjekteve që kishin përshtatur ambientet për poker apo baste sportive online.
23 Nëntor 2024, 09:43 -
Lufta në Ukrainë/ Putin urdhëron prodhimin masiv dhe testim të raketës ‘Oreshnik’! Rutte takon Trump në Florida
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar prodhimin masiv dhe testimin e mëtejshëm të raketës balistike hipersonike të lëshuar kundër Ukrainës, Oreshnik, me rreze të mesme - deri në 5500 kilometra- - i testuar kundër një lokacioni ushtarak në Dnipro, në Ukrainë.
23 Nëntor 2024, 08:33 -
-
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
Njoftimin kreu i qeverisë e bëri në rrjetin social Facebook, shoqëruar edhe me posterin "Krenar për Shqipërinë", i caktuar për në orën 12:00, në Londër. Takimi vjen pas vizitave në Greqi, Itali dhe SHBA, në kuadër edhe të zgjedhjeve parlamentare 2025
22 Nëntor 2024, 18:09 -
-
Masat pas vrasjes së Martinit, shqiptarët në shumicë dërrmuese pro mbylljes së TikTok e Snapchat! Fieri nis blerjen e kamerave për kopshtet e shkollat
82% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në sondazhin e Shqiptarja.com mendojnë se Tik Tok dhe Snapchat duhet të mbyllen. Nga ana tjetër, pas apelit të kryeministrit, bashkitë kanë nisur të marrin masa. Në Fier po blihen kamera inteligjente për kopshtet, shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme.
22 Nëntor 2024, 17:00 -
Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga SEPA si qytetarë?
Me anëtarësimin në SEPA, qytetarët dhe sipërmarrësit fitojnë vetëm në vitin e parë, në vitin 2025, 20 milionë euro, sipas një studimi të Bankës se Shqipërisë. Familjet që mbahen nga të ardhurat e emigranteve do të kenë më shumë para. Komisionet e transfertave brenda në SEPA janë 2-3 herë më të ulëta. Pagesat kryhen brenda pak sekondave online ose brenda ditës fizikisht. Deri sot kërkonin edhe një javë.
22 Nëntor 2024, 15:19 -
-
Shfaqet dokumentari për gjuhën dhe traditat arbëreshe! Lorik Cana dhe Arbër Agalliu, protagonistë te 'Udha'
“Udha” - Një gjak, një gjuhë, një besë”- titullohet dokumentari me protagonistë Lorik Canën dhe Arbër Agalliun, që është shfaqur premierë për publikun mbrëmjen e kësaj të enjteje në kinema “Millenium” në Tiranë. Dokumentari zhvillohet në arbërisht, duke u dhënë zë qytetarëve arbëreshë dhe ka si synim mbi të gjitha njohjen e publikut me gjuhën arbëreshe.
22 Nëntor 2024, 14:13 -
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
Në këtë mbledhje është miratuar një rezolutë nga partitë simotra të PD-së, në të cilën pasqyrohen kërkesat politike e të dërguarve të Berishës, por ndonëse ai e konsideron veten si të persektuar politik, në asnjë rrjesht të rezolutës nuk kërkohet lirimi i tij nga partitë europiane. Rezoluta e plotë
22 Nëntor 2024, 13:35 -
Dita e Alfabetit, prezantohet Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe! Vepra përmban 103 000 fjalë dhe 10 000 njësi frazeologjike! Fjalori me 120 mijë njësi, gati 3-fish më i madh se ai i 1980-s
Dita e Alfabetit Shqip, 22 nëntori, tashmë e shpallur dhe festë zyrtare e Shqipërisë shënjoi edhe publikimin e draftit të fjalorit të përditësuar të Gjuhës Shqipe. Puna për këtë fjalor është fryt i një pune gati 4 vjeçare dhe do të përmbajë rreth 120 mijë njësi, gati trefishi i fjalorit aktual.
22 Nëntor 2024, 13:31
