-
Beteja me flakët! 1.5 mln € shtesë 60 bashkive për zjarrfikësit! 16 prej tyre do t'u japin 2 paga shpërblim
Me rishikimin e fundit të buxhetit qeveria ka shtuar me 1.5 milionë euro fondet për 60 bashki për të dhënë shpërblime nga 1 deri në 2 paga, për punonjësit e zjarrfikësve, që luftuan me flakët e verës. Sipas Ministrisë së Financave, 16 bashki do të japin nga 2 paga shtesë pasi kanë pasur më shumë vatra zjarresh.
25 Tetor, 19:21 -
-
Rishikimi i buxhetit/ Kujt ju hoqën e kujt ju dhanë fondet? Marrin para ministritë e reja të krijuara në shtator
Ministria e Mjedisit, e cila deri në shtator ka qenë një me turizmin tanimë ka buxhet të veçantë, që shkon në 2 miliardë e 966 milionë euro. Ministria e Arsimit tashmë është e ndarë nga sporti dhe do të ketë buxhet 61 miliardë lekë.
22 Tetor, 07:13 -
-
Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin
Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.
17 Tetor, 16:58 -
Ditmir Bushati: Kurthi i tapetit të kuq
Shpesh zyrtarët e BE-së kritikohen për rrumbullakësinë e mesazheve që përçojnë apo gjuhën e drunjtë që përdorin. Megjithatë, kur analizon mesazhet e Ursula von der Leyen në gjashtë kryeqytetet e rajonit, kupton se qëllimi i vizitës ishte më shumë simbolik sesa përmbajtësor.
16 Tetor, 18:32 -
Prodhues nga Kalabria në Mirditë: Investime të reja për përpunimin e mishit dhe bulmetit! Madeo: Synojmë certifikimin e produkteve
Biznesmenë italianë të zonës së Kalabrisë kanë shfaqur interes për të investuar në Mirditë. Ata premtojnë edhe asistencë teknike për fermeret e prodhuesit vendas.
15 Tetor, 13:53 -
-
Danimarka do të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, u kanë vjedhur fëmijërinë
Danimarka po e shqyrton si mundësi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Kryeministrja Mette Frederiksen: Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë fëmijë dhe të rinj që vuajnë nga ankthi dhe depresioni
8 Tetor, 13:14 -
-
Vrasja e gjyqtarit/ KLGJ: Policia detyrim të ruajë sallat e gjyqit, nuk e ka bërë! Vetëm një polic rri jashtë gjykatave! Ia kërkuam me shkresa, na tha se nuk kishte personel!
Sipas KLGJ-së, vetëm një punonjës i Policisë së Shtetit qëndron jashtë gjykatave në hyrjen kryesore. Për shkak të situatës që ndodhi, Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon për përgjegjësi të menjëhershme institucionale nga organet ligjzbatuese dhe ekzekutive.
7 Tetor, 13:49 -
-
-
-
-
Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në Evropë! Një person fiton mesatarisht vetëm 4,348 euro në vit, gati sa gjysma e Serbisë
Nga ana tjetër, diferenca e të ardhurave sipas nivelit të arsimit është ndër më të lartat në Europë. Një person me diplomë universitare në Shqipëri fiton mesatarisht mbi dyfishin e atij me arsim të ulët (+108%) dhe 54% më shumë se një individ me arsim të mesëm.
25 Shtator, 07:54 -
Auron Tare: Mbishkrimet e Sarandës
Prej disa kohësh, së bashku me Prof. Machiarella nga Universiteti Ca' Foscari i Venecias, po bisedonim për publikimin e një korpusi me mbishkrimet e Shqipërisë së Jugut. Prof. Machiarella dhe ekipi i tij kishin kohë që studionin zonën e Delvinës si një prej oazave historike dhe kulturore të Epirit, në kontekstin më të gjerë të zhvillimeve ballkanike.
24 Shtator, 13:53 -
-
-
Frenohet rritja e fitimeve të investitorëve të huaj
Bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte përsëri negativ në vlerën e 394 milionë eurove, shumë kjo e njëjtë me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Duke qenë se investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, edhe bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.
19 Shtator, 15:26 -
