-
-
U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec
Policia e Shtetit konfirmoi ekstradimin ditën e sotme të 23-vjeçarit, djalit të "Lirit të Rushkës". Pjesë e grupit të Haxhiut në dosjen "Kurrë mos harro". Bashkë me mikun e tij Gersi Maxhari, sulmoi dhe plagosi Johan Muçllarin pas sherrit të hershëm. Më 2023 kanosi dy policë në aksion te "Astiri", që të mos e arrestonin
21 Gusht 2024, 13:22 -
'Himara' në KAS, Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 4 gushtit: Hapni kutitë e materialeve zgjedhore, ka prova për shkelje
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shtyu për nesër mbledhjen ku do të shqyrtojë kërkesën e opozitës për pavlefshmëri të zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë. Opozita kërkoi të hapen kutitë, ku të merren të dhëna për 36 qendrat e votimit, por kjo kërkesë nuk u pranua nga KAS për këtë fazë të shqyrtimit.
21 Gusht 2024, 12:33 -
-
Abuzimi me fondet e BE, sekuestrohen 20 mln lekë në llogaritë bankare të Beqajt dhe 5 bashkëpunëtorëve, 19% të aksioneve të restorant 'Gzonës' dhe 3 makina
Rreth 20 mln lekë të reja të Ilir Beqajt dhe 5 bashkëpunëtorëve të tij janë vënë në sekuestro nga SPAK, në kuadër të hetimeve për abuzimet me fondet e BE në SASPAC. Prokuroria e Posaçme ka vënë në skeuestro po ashtu 19.4% të aksioneve në restorant Gzona, përmes së cilit priteshin fatura fiktive për të zhvatur fondet e BE. Bllokohen edhe 3 makina.
21 Gusht 2024, 12:10 -
-
-
-
Mirditë/ 68-vjeçari u vra me breshëri plumbash në banesë, 10 të shoqëruar! Autori ende i paidentifikuar
Vrasja e 68-vjeçarit Frederik Radi në Lajthizë të Mirditës, vijon të mbetet pa autor. Përgjatë 24 orëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia mbi 10 persona kryesisht banorë të fshatit
21 Gusht 2024, 10:56 -
-
-
Report Tv e paralajmëroi tre muaj më parë, qeveria i hap rrugën importit të mbetjeve jo të rrezikshme! Lista propozohet nga Ministria e Mjedisit
Parashikohet të lejohet importi i disa kategorish mbetjesh të konsideruara jo të rrezikshme, të përfshira në Nenin 73. Lista e mbetjeve propozohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe do të miratohet nga Këshilli i Ministrave pas konsultimeve publike
20 Gusht 2024, 22:28 -
'La Petrolifera Italo Rumena S.p.A.', blen 'Nordik Storage AB' dhe zgjerohet në tregun skandinav të karburanteve! PIR kompania mëmë e ''PIA'' në Vlorë
Operacioni u krye përmes një kompanie tjetër suedeze aktive në këtë sektor, “InterTank Nordic AB”, mbi të cilën PIR ka marrë paraprakisht kontrollin. “Nordic Storage AB” është një nga kompanitë më të mëdha të magazinimit të produkteve likuide të ndryshme me shumicë në Skandinavi, me një kapacitet prej mbi një milion metra kub.
20 Gusht 2024, 21:17 -
-
-
SPAK nis hetimet për KQZ-në për 2 tendera! I dha ‘Smartmatic’ 21 mln dollarë për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 2021
SPAK ka nisur hetimet për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në lidhje me 2 tendera për pajisjet e identifikimit biometrik si dhe votimit elektronik, me vlerë totale 21 milionë dollarë, tendera të fituara pa garë nga kompania 'Smartmatic International Holding B.V”. Kërkesa drejtuar KQZ, mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumanit, dhe kërkohen dokumentet për 2 tenderat, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021
20 Gusht 2024, 18:08 -
Gjykata i jep të drejtë IMT: Adriana Kalaja ndërtoi pa leje, të prishet objekti
Gjykata Administrative e Tiranës ka legjitimuar vendimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për të prishur ndërtimin pa leje të realizuar nga Kryertarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja
20 Gusht 2024, 18:02 -
-
-
Mbi 1 milionë pushues fjetën në strukturat akomoduese! INSTAT: Në qershor pati 40% vizitorë më shumë se vjet
Më shumë se 1 milionë pushues janë regjistruar në 6 muajt e parë në strukturat tona akomoduese, nga 771 mijë që ishte numri një vit më parë. Referuar të dhënave të INSTAT, nga janari deri në fund të muajit qershor në hotele, bujtina, apartamente apo resorte janë akomoduar 750 mijë të huaj, nga 466 mijë në vitin e kaluar
20 Gusht 2024, 16:54 -
Çfarë fshihet pas protestave për litiumin në Serbi: Të nxitura nga mjedisi apo të motivuara politikisht? Serbia sheh dorën e Perëndimit
Prej 11 Gushtit Beogradi 'zien' nga protestat e OJQ-ve, shoqatave ekologjike dhe qytetarëve, qw janë kundër minierës në Jadar. Vuçiç thotë se u informua nga Moska, hedh akuza për "grusht shtetit" të nxitur nga jashtë. Edhe Kina sheh dorën perëndimore me "doreza të bardha"
20 Gusht 2024, 16:31