Të huajt në hotele u rritën me 53.1 për qind, pas Kosovës, italianët dhe polakët

Të huajt në hotele u rritën me 53.1 për qind, pas Kosovës, italianët dhe polakët

Foto ilustruese

Strukturat akomoduese në vend kanë konfirmuar rritje të numrit të vizitorëve të huaj por edhe rezident gjatë qershorit. Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë edhe për një rritje të përgjithshme të netqëndrimeve duke sjellë në vëmendje se deri në muajin  e 6 të vitit lulëzimi i sektorit të turizmit ishte në dite të mira.

“Në muajin Qershor 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 40,1%, në krahasim me Qershor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:  numri i vizitorëve rezident është rritur me 18,4%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 49,9%. Numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me Qershor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 5,9%;  numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 35,5%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Vizitorët

INSTAT vlerëson se gjatë muajit Qershor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 40,1%, krahasuar me Qershor 2023.

“Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 43,7%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 51,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 53,1%”, thuhet në publikim.

Por cilat janë në fakt shtetësisë e të huajve që janë akomoduar kryesisht në struktura?  Në krye qëndrojnë shqiptarët e Kosovës me 11.9 për qind dhe më pas vijnë Italianët me 8.7 për qind, polakët me 7.6 për qind, gjermanët 5.9 për qind, Mbretëria e Bashkuar me 3.8 për qind.

Kosova tradicionalisht ka mbajtur peshën kryesore sa i takon turizmit në vend teksa italianët janë një grup që ka pësuar rritje të forte nga viti në vit në tre vitet e fundit. Polakët nga ana tjetër që vijnë kryesisht të organizuar në zonën e Golemit gjithashtu kanë shtuar ardhjen në formë individuale duke rritur peshën në tërësi tek të huajt që vizitojnë vendin tonë.

Net qëndrime

INSTAT raporton se gjatë muajit Qershor 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me muajin Qershor 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 20,8%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 38,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 36,9%.

Në muajin Qershor 2024, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: • sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (39,5%); • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (74,7%); • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,8%.)

Norma neto e shfrytëzimit

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 35,9%, kundrejt 28,5% që ishte në muajin Qershor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38,6 %, kundrejt 30,5 % që ishte në muajin Qershor 2023./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut