-
-
-
Hyn në fuqi udhëzimi për ‘Marrëveshjen e Paqes Fiskale’, bizneset e mëdha do mund të negociojnë fitimin e tyre në këmbim të tatimit të ulët
Ka hyrë në fuqi udhëzimi për ‘Marrëveshjen e Paqes Fiskale’, që u jep mundësinë bizneseve të mëdha të negociojnë fitimin e tyre në këmbim të një norme tatimore më të ulët. Në udhëzim shpjegohet procedura se si do të lidhet marrëveshja, si dhe theksohet se bizneset do të kenë mundësi të korrigjojnë edhe deklaratat e tyre tatimore të 3 viteve të fundit.
14 Maj, 18:04 -
-
Përditësimi i WhatsApp, biseda ‘incognito’ me chatbot-in e AI! Rritet privatësia, Meta bën gati edhe opsionin e radhës
Përdoruesit mund të nisin një bisedë të tillë duke klikuar ikonën në bisedat individuale me Meta AI. Kompania tha se kjo veçori do të jetë e disponueshme edhe në aplikacionin Meta AI.
14 Maj, 17:44 -
'Sulm kriminal e banditesk', zv.kryeministrja Gërvalla reagon pas incidentit ndaj zv/ministrit në Skënderaj
Përmes një reagimi publik, Gërvalla e cilësoi incidentin si “sulm kriminal e banditesk”, duke thënë se akte të tilla janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve dhe funksionimit të shtetit.
14 Maj, 17:00 -
-
'Dhuna nuk ka vend në politikën e Kosovës', Albulena Haxhiu dënon sulmin ndaj zv/ministrit të Financave dhe kërkon reagim nga drejtësia
Në reagimin e saj, Haxhiu tha se dhuna fizike në jetën publike përbën “cenim të drejtpërdrejtë të sigurisë së qytetarëve, të lirisë së veprimit politik dhe të vetë kulturës demokratike”
14 Maj, 16:57 -
-
-
Inceneratori i Tiranës ‘i djeg lirinë’ Lefter Kokës, Apeli i GJKKO e rikthen në qeli: Ka edhe 6 muaj burg! Ish-punonjësi i QKB-së shpallet fajtor
Apeli i GJKKO-së rikthen në burg ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, duke rrëzuar vendimin e shkallës së parë për shuarjen e masës së sigurisë në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nga përllogaritjet, Kokës i ka mbetur për të shlyer edhe 6 muaj burg.
14 Maj, 15:33 -
-
'Është vetëm biznes'/ Dalin bisedat sekrete të Dritan Gjikës në SkyECC, ja si e drejtonte rrjetin shqiptar të kokainës nga Ekuadori në Europë
Mesazhet e dekriptuara nga SkyECC zbulojnë mënyrën se si Dritan Gjika dhe rrjeti i tij i dyshuar kriminal organizonin trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt Europës, duke përdorur kode sekrete, kontakte në porte dhe një skemë ndërkombëtare pastrimi parash.
14 Maj, 14:31 -
Studentët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë të drejtën e gjuhës shqipe në provime, Jorida Tabaku mbështet protestën e 18 majit: Legjitime dhe e drejtë! Gjuha amëtare është çështje dinjiteti
Deputetja demokrate Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale e cilësoi kauzën e studentëve si një të drejtë themelore dhe çështje dinjiteti njerëzor.
14 Maj, 13:48 -
-
Projektligji, të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri 7 vite pasi të anëtarësohemi në BE
Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizikë dhe juridikë të huaj”, hap rrugën për blerjen e tokës bujqësore nga shtetas dhe kompani të huaja, me efekt pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
14 Maj, 13:18 -
Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës
Sipas dokumenteve të tenderit, investimi do të fokusohet në zonat me konsum të lartë energjie dhe me nivel më të lartë humbjesh në rrjet, me synimin për të rritur eficencën teknike dhe kontrollin mbi shpërndarjen e energjisë elektrike.
14 Maj, 12:56 -
Festa e Shën Llezhdrit në Pruell të Lezhës mbledh qindra besimtarë në kishën shekullore: E kremtojmë çdo vit
Me rastin e festës u përurua edhe memoriali me figurën e Jezu Krishtit dhe emrat e personave të varrosur dikur në këtë zonë. Në oborrin e kishës ngrihet edhe kryqi 15 metra i lartë, i dukshëm deri në Adriatik.
14 Maj, 12:20 -
-
Rossmann & Lala po vijon uljen e çmimeve drejt kategorive të tjera!
Në vijim të strategjisë për ta bërë kujdesin personal dhe familjar më të përballueshëm për çdo konsumator, Rossmann & Lala po vijon edhe më tej uljen e çmimeve në kategoritë më të përdorura çdo ditë: kujdesi oral, produktet për pastrimin e shtëpisë dhe çokollatat e markave ndërkombëtare.
14 Maj, 10:49 -
Trafikuan 25 persona drejt SHBA për 40-45 mijë dollarë, GJKKO dënon me 8 vite burg kreun e grupit kriminal! I konfiskohen 2 automjete dhe 1.7 mln lekë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar tre persona të akuzuar për trafikim emigrantësh, falsifikim dokumentesh dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.
14 Maj, 10:29