-
-
Kuvendi miraton deklaratën: Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë! Idrizi: Mban gjendjen e luftës dhe sekuestron për pronat e shqiptarëve
Me 96 vota pro, demokratë dhe socialistë miratuan deklaratën e përbashkët, të iniciuar nga PDIU e Shpëtim Idrizit ku i kërkon qeverisë të rrisë përpjekjet me Greqinë për të hequr ligjin e luftës. Idrizi e quajti absurd historik që fyen dinjitetin kombëtar ndërsa opozita shprehu rezervat se edhe pas kësaj deklarate, asgjë nuk do të ndryshojë.
18 Korrik 2024, 11:47 -
Pjesë të trafikut të drogës e prostitucionit, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 4 vëllezërve Hoxha
SPAK ka nisur hetimin për 8 persona, mes të cilëve janë 4 vëllezër të përfshirë në grup të strukturuar kriminal, të hetuar apo dënuar në disa vende të BE-së për trafikim narkotikësh, prostitucion dhe emigracion klandestin. Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e 28 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtyre personave dhe të tjerëve të lidhur me ta.
18 Korrik 2024, 11:30 -
Nga hero në tradhtar, baskët kërcënojnë sulmuesin që i dha Spanjës trofeun e Euro 2024! E ëma s'largohet dot nga shtëpia
Futbollisti i Real Sociedad, Mikel Oyarzabal u bë heroi i skuadrës spanjolle në finalen e Europianit kundër Anglisë, duke shënuar pak minuta para përfundimit të ndeshjes golin e dytë, që i dha Spanjës trofeun në Berlin.
18 Korrik 2024, 10:50 -
Pas konfirmimit si kandidat i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të Vlorës
Tavo largohet nga posti i prefektit, pasi u përzgjodh si kandidat i Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 4 gushtit në bashkinë e Himarës, ku do të ketë përballë Petro Gjikurian e opozitës.
18 Korrik 2024, 10:14 -
Renditja e FIFA-s/ Kombëtarja në vendnumëro pas Euro 2024, Spanja ngjitet e treta në botë! Kosova humbet pikë
FIFA ka përditësuar mëngjesin e së enjtes renditjen e skuadrave kombëtare. Euro 2024 dhe Kupa e Amerikës kanë bërë që situata me skuadrat të ndryshojë, ndërsa kombëtarja shqiptare vijon të jetë në vendin e 66-të në botë.
18 Korrik 2024, 10:08 -
-
Kuvend/ Opozita: U vodhën 33 mln euro nga IPARD, fondet ia dhatë Stela Gugalljas e kryetarit të Divjakës! Denaj: Shko në SPAK, janë 540 investime
Kuvendi u përfshi në debate të ashpra lidhur me fondet e bllokuara të IPARD për bujqësinë, ndërsa opozita kërkoi me këmbëngulje mocion me debat, por kërkesa e tyre u rrëzua nga mazhoranca.
18 Korrik 2024, 09:14 -
-
Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja
Pritej një ndeshje e luftuar dhe në "Elbasan Arena" dueli nuk zhgënjeu. Egnatia s'ia doli të kalojë në turin e dytë kualifikues të Champions League, duke u eliminuar nga Borac Banja Luka pas 120 minutave dhe penalltive.
18 Korrik 2024, 08:39 -
Joe Biden rezulton pozitiv me COVID! Reflekton për tërheqjen nga gara: A mund të fitojë Harris? (VIDEO)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, doli pozitiv me Covid dhe iu desh të ndërpresë fushatën e tij në Las Vegas. Diagnoza e tij përkon me Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane dhe thirrjet e demokratëve për largimin e tij nga gara për president.
18 Korrik 2024, 07:26 -
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji: Partitë afat regjistrimi deri 22 korrik! Opozita nis fushatën elektorale, Gjikuria: Krenar që aderoj në Federatën Panepiriote
Deri në 22 korrik subjektet politike duhet të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. Kolegji Zgjedhor i kërkon kryetarit aktual të Himarës të vendosë ku do jenë sheshet e fushatës, ndërsa opozita prezantoi Petro Gjikurinë
17 Korrik 2024, 19:43 -
Kreu i KLSH në Kuvend: S’ka regjistër për pronat shtetërore! Braçe: Hetoni 1 vit tregun e hidrokarbureve për çmimet
Drejtoritë e kadastrave kanë legalizuar prona në mënyrë të paligjshme, u shprehën përfaqësues të Kontrollit të Lartë i Shtetit gjatë raportimit në Kuvend të auditeve në 1 vit. deputeti socialist Erjon Brace kërkoi që të bëhet audit ndaj tregut të hidrokarbureve nëse ka abuzim me çmimet, propozim që u mirëprit nga kreu i KLSH-së Arben Shehu
17 Korrik 2024, 19:34 -
-
-
Shkollat për shëndetin: Ftojmë të gjithë fëmijët në Konkursin Digjital Kombëtar
ShkollatpërShëndetin, është një një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i cili po zbatohet nga Save the Children, që nga Nëntori i vitit 2021. Projekti shtrihet në të gjitha shkollat e Shqipërisë, duke përfshirë këtu fëmijët, mësuesit, personelin ndihmës, autoritetet shkollore, prindërit e fëmijëve, si dhe të gjithë komunitetet
17 Korrik 2024, 15:45 -
-
-
-
KLSH raporton në Komisionin e Ekonomisë: Kadastra ka regjistruar objekte informale! Pronat shtetërore janë të paregjistruara, 19 mijë hektarë u dhanë me qira
KLSH raportoi sot sërish në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave lidhur me legalizimin e objekteve informale dhe pronat shtetërore.
17 Korrik 2024, 13:46 -
Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Bruno Çobon
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Bruno Çobos i cili u kthye disa muaj më parë për tu dorëzuar para drejtësisë shqiptare që të përballej me akuzën e përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milionë euro ndaj shtetasve italian përmes platformave të call centerave.
17 Korrik 2024, 13:05