-
Shifrat e QKB, mbi 2 mijë biznese të reja në prill, 12% më shumë sesa në 2025
Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik me 1026 subjekte të regjistruara vetëm në një muaj. Pas saj renditen Vlora me 260 regjistrime dhe Durrësi me 225.
15 Maj, 08:27 -
-
'Është vetëm biznes'/ Dalin bisedat sekrete të Dritan Gjikës në SkyECC, ja si e drejtonte rrjetin shqiptar të kokainës nga Ekuadori në Europë
Mesazhet e dekriptuara nga SkyECC zbulojnë mënyrën se si Dritan Gjika dhe rrjeti i tij i dyshuar kriminal organizonin trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt Europës, duke përdorur kode sekrete, kontakte në porte dhe një skemë ndërkombëtare pastrimi parash.
14 Maj, 14:31 -
Trafikuan 25 persona drejt SHBA për 40-45 mijë dollarë, GJKKO dënon me 8 vite burg kreun e grupit kriminal! I konfiskohen 2 automjete dhe 1.7 mln lekë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar tre persona të akuzuar për trafikim emigrantësh, falsifikim dokumentesh dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.
14 Maj, 10:29 -
-
Gjykatat 'përmbyten' nga dosjet, 150 mijë çështje në pritje! Deri 12 vite për të marrë drejtësi
KLGJ, RAPORTI 2025/ Situatë alarmante në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, arrin në gati 57 mijë numri i dosjeve. Për një çështje civile një qytetari shqiptar i duhen 270 ditë në Shkallë të parë, 2318 ditë (mbi 6 vite) në Gjykatën e Apelit, dhe 1762 ditë (ose më shumë se 4 vite e gjysmë) në Gjykatën e Lartë.
10 Maj, 09:49 -
Presidenti Zelensky firmos dekretin, autorizon zhvillimin e paradës në Moskë për ‘Ditën e Fitores’: Asnjë sulm ukrainas në Sheshin e Kuq!
Asnjë sulm ukrainas në Sheshin e Kuq në Moskë gjatë ditës së sotme. Këtë parashikon dekreti i firmosur nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili autorizon zhvillimin e paradës së Rusisë për 'Ditën e Fitores' së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë Naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
9 Maj, 18:54 -
-
-
Resorti luksoz i Zvërnecit nis punën mes kontestimeve dhe alarmit mjedisor
Kompania pas resortit luksoz të Zvërnecit ka nisur punimet në zemër të ekosistemit të mbrojtur Pishë Poro -Nartë me një leje ende të pazbardhur të KKT-së, ndërkohë që institucionet lokale dhe qëndrore bëjnë një sy qorr.
7 Maj, 09:33 -
-
-
U kallëzua nga PD për falsifikim vulash e formularësh, zbardhet dëshmia e Gjokës: S'kisha dijeni për procesin në Greqi, as për vendimin që s'u ekzekutua kurrë
Dëshmia e Gjokës u publikua nga Sali Berisha gjatë paraqitjes në SPAK për aferën Partizani, ku pretendoi se procesverbali i dëshmisë së Gjokës i ka kaluar gjykatës pa u firmosur nga dy hetuesit që e kanë marrë gjyqtaren në pyetje.
4 Maj, 12:34 -
-
-
46 vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në Itali, përplaset nga kamioni teksa shkonte në punë me biçikletë (EMRI)
Sipas mediave italiane, gruaja po pedalonte drejt spitalit kur u godit nga një kamion që lëvizte në të njëjtin drejtim. Pas përplasjes, ajo u tërhoq zvarrë për disa metra nga mjeti.
30 Prill, 15:54 -
Zgjedhjet për kryetar në Degën PD në Roskovec fitohen nga Emels Xhaxhaj! Në krye të Degës së Patosit zgjidhet Pëllumb Hoxhaj
Dy janë kandidatët që garojnë për postin e kreut të Partisë Demokratike janë Emels Xhaxhaj si dhe Viola Çepele. Sipas informacioneve deri tani procesi ka vijuar pa probleme, ku ka patur dyndje në orët e para të mëngjesit.
26 Prill, 16:28 -
Kontrolle të befasishme në 38 dhoma në Burgun e Shkodrës, gjenden sende të paligjshme dhe një cigare hashash
Në Burgun e Shkodrës janë kryer kontrolle të befasishme nga Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të Burgjeve, ku janë konstatuar disa sende të paligjshme dhe një cigare e dyshuar si hashash.
26 Prill, 11:14 -
Forcat Operacionale të Burgjeve ‘zbarkojnë’ në Vlorë, kontrolle të befasishme në 58 qeli e ambiente të përbashkëta: Zbulohen thika e mjete të mprehta
Rreth 70 efektivë, në bashkëpunim me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme për më shumë se një orë e gjysmë.
25 Prill, 09:47 -
-
Dosja 'AKSHI'/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro! 30 pasuri vetëm të Ergys Agasit, mes tyre një pjesë e 'Equos Resort'! 11 asete të Ermal Beqirajt
SPAK njoftoi për sekuestrimin e të paktën 52 pasuri me vlerë të përbashkët 40 milionë euro, që i përkasin personave nën hetim në dosjen e "AKSHI-it". Mes pasurive të sekuestruara përfshihen apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në disa subjekte tregtare.
21 Prill, 20:46