-
Protestuesit në Shkodër thyejnë xhamin e Prefekturës
Njëri nga protestuesit në Shkodër ka hedhur sende të forta në drejtim të Prefekturës duke thyer një xham, ndërsa kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë Rama. Pas mbi një orë protestë në lagjen Xhabije dhe në rrugët e qytetit janë shpërndarë duke paralajmëruar sërish protestë.
10 Dhjetor 2018, 17:56 -
Lëvizja “Për universitetin”, Ramës: Duam arsim publik falas dhe votë të barabartë me pedagogët
Reagimi i organizatws studentore pas komunikimit online të kryeministrit. Zgjidhja që propozojnë për tarifat e studimit, parrullë kryesore e studentëve në protestën përpara Ministrisë së Arsimit dhe përse duan që të kenë përfaqësim të barabartë për zgjedhjen e të gjitha strukturave universitare
10 Dhjetor 2018, 14:49 -
Aksident në Elbasan/ Përplasen 'kokë më kokë' dy automjete, lëndohen drejtuesit (VIDEO+FOTO)
Të lënduarit nga aksidenti në aksin Elbasna-Tiranë janë të dy drejtues të automjeteve. H.F., 24 vjeç me makinën "Benz" dhe A.K., 40 vjeç që drejtonte një "Ford" janë transportuar për në spitalin e Elbasanit ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
9 Dhjetor 2018, 17:59 -
Studentët nxjerrin një tjetër listë me kërkesa te Ministria e Arsimit: Duam WIFI falas
Ndërkohë që një letër me tetë kërkesa i është drejtuar kryeministrit Rama dhe ministres Nikolla, një tjetër listë me kërkesa është vendosur në hyrje të Ministrisë së Arsimit. Në listë janë të përmbledhura kërkesat e ditëve të fundit, ndërkohë që përpos të tjerave, studentët kërkojnë edhe WIFI falas në cdo fakultet.
9 Dhjetor 2018, 14:46 -
Zbardhet letra me kërkesat që studentët i dërguan Ramës, Ruçit dhe Nikollës
Studentët i kanë dërguar sot një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres Nikolla ku paraqesin kërkesat e tyre për një arsim cilësor. Në listë janë tetë kërkesa, aq sa edhe të Këshillit Studentor që u paraqitën dy ditë më parë, por me disa ndryshime.
9 Dhjetor 2018, 14:43 -
Incident në protestë, studentët i heqin megafonin dhe largojnë pedagogun e lëvizjes “Për Universitetin”
Tensionohet situata te protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në një moment pedagogu i Shkencave Sociale Jani Marka nuk është lejuar që të flasë nga studentët, ata i kanë hequr megafonin duke e larguar me forcë, pasi e kanë akuzuar si pjesë e lëvizjes ‘Për Universitetin’.
9 Dhjetor 2018, 11:11 -
-
-
-
‘Detin ua dhuruat grekëve’/ Studentët heqin nga protesta pankartat politike
Studentët vijojnë që të jenë të vendosur për të mos pranuar që kauza të politizohet. Madje, ata kanë hequr nga tubimi para ministrisë edhe pankartat me konotacion politik. Report Tv sjell një nga pankartat që është hequr nga studentët.
8 Dhjetor 2018, 14:09 -
-
-
Protesta/ Studentët akuzojnë me emra: Ja pedagogët që kërkojnë lekë për provimet (VIDEO)
Në ditën e sotme fillimisht ata kanë qëlluar me vezë ministrinë e Arsimit, ndërsa më pas kanë lexuar me megafon emrat e disa pedagogëve që sipas tyre kërkojnë ryshfet për provimet dhe për mungesat në universitet.
8 Dhjetor 2018, 11:22 -
-
-
-
-
-
-
‘Me ken shkodran, tana i ban, edhe tarifat i hedh n’kazan’/ Vijon protesta e studentëve
Numri i studentëve që po marrin pjesë në protestë në Shkodër ditën e sotme është më i madh se dje, ndërsa nuk kanë munguar parullat dhe thirrjet nga më të ndryshimet kundër ministrisë së Arsimit. Ata janë solidarizuar me protestuesit në Tiranë duke kërkuar plotësimin e tre kërkesave.
7 Dhjetor 2018, 10:24 -
Studentët refuzojnë ftesën e Ramës dhe vijojnë protestën, kërkesë me 8 pika ministres, Nikolla: Ejani në dialog
Studentët prej orës 10:00 vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në një moment mes tyre ka pasur një debat për të zhvendosur protestën para Kryeministrisë, por njëri nga organizatorët nuk ka pranuar duke vijuar qëndrimin para MAS. Pas plotësimit të kërkesës së parë, që ishte heqja e tarifës për lëndët e mbartura, ata i kanë dërguar ministres një letër me tetë pika të tjera. Ndërkohë që sot është protestuar për rreth dy orë edhe nga studentët në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Durrës . Një pjesë e studentëve kanë ardhur në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër kanë vijuar mësimin. Në Gjirokastër ashtu si dje nuk ka pasur tubime.
7 Dhjetor 2018, 08:38