-
Përshkallëzon sherri mes kushërinjve në Korçë, njëri prej tyre plagos tjetrin me armë zjarri! Shpallet në kërkim
Sipas informacioneve, i plagosuri është Dhimitër Shaka, ndërsa autor i ngjarjes është Nikolin Tarusha, tashmë i shpallur në kërkim. Dy personat mësohet se janë kushërinj dhe dyshohet se mes tyre ka pasur fillimisht një debat për motive të dobëta, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.
3 Shtator, 15:27 -
-
-
Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, lëvizje në Berat, Korçë e Tiranë! Ndëshkohen drejtues të lartë, kryepolici i Elbasanit bëhet specialist
Me firmën e kryepolicit Skënder Hita, janë bërë ndryshimet e para në disa drejtori qarqesh në vend. Fatmir Hoxha i Elbasanit nga drejtues shkon specialist në drejtori të përgjithshme. Luigj Vathi, nga Berati shkon në drejtues i Kufirit të Korçës. Ndryshime ka edhe në Tiranë në nivelin e zv/drejtorit për rendin dhe sigurinë.
1 Shtator, 10:15 -
Hita firmos ndryshime në Kupolën e Policisë së Shtetit! Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë, Kastriot Skënderaj pritet të emërohet Kryepolic i Elbasanit
Ndryshimet në Polici vijnë pas hyrjes në fuqi të ligjit për Policinë e Shtetit, ku tashmë kryepolici Skënder Hita ka të drejtën të kryejë emërime të drejtorëve dhe shefave të Komisariateve pa garë.
31 Gusht, 21:35 -
‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’, sherr me sende të forta mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër
Dy vëllezërit morën dëmtime në kokë dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas të 4 personat e përfshirë në sherr u shoqëruan në Komisariatin e Policisë, për të dhënë sqarime për ngjarjen.
29 Gusht, 20:12 -
-
Aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe trevat mblidhen në Korçë për "Koko Fest", në garë dhe Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka e Viktor Zhusti
Edicioni i 13-të i "Koko Fest" ka nisur në Korçë me shfaqjen muzikale “Katedralja”. Festivali do të vijojë deri më 6 shtator ku marrin pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare.
29 Gusht, 13:26 -
‘Dola për një shëtitje’- Piktura bashkon 11 artistë në Korçë! Ekspozita, e frymëzuar nga jeta e përditshme e qytetit
11piktorë vendas dhe të huaj sollën këndvështrimin e tyre mbi Korçën në ekspozitën kolektive “Dola për një shëtitje”. Punimet ishin të frymëzuara nga arkitektura, Pazari i Vjetër dhe jeta e përditshme e qytetit.
28 Gusht, 15:36 -
-
-
I moshuari u prek nga 'Ethet e Nilit', ISHP nis hetimin epidemiologjik në Korçë! Pritet dezinfektimi i zonave në qytet (VIDEO)
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik po kryejnë hetime në terren në zona të ndryshme të qarkut të Korçës, për të evidentuar nëse është e pranishme mushkonja që transmeton sëmundjen dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për kontrollin e saj.
26 Gusht, 10:58 -
Ethet e Nilit në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë për këtë vit! 72-vjeçari në Korçë në karantinim
Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri për këtë vit. Një 72-vjeçar nga Korça rezultoi pozitiv pas analizave dhe po trajtohet në spital, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë nisur hetimet dhe masat për dezinfektimin e zonës.
24 Gusht, 15:58 -
-
-
Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë
Njëri prej tyre po transportonte 5 emigrantë në furgonin e tij dhe refuzoi t’i bindej policisë për të ndaluar. I njëjti skenar ndodhi edhe me 21-vjeçarin tjetër të arrestuar në Qatrom. Policia zbuloi se i riu i fshihte emigrantët në një ndërtesë të braktisur në fshat dhe më pas i dërgonte drejt Tiranës në këmbim të parave.
16 Gusht, 12:25 -
‘Festa e birrës’ në Korçë, mbledh mijëra qytetarë në edicionin e XX: Pesë netë me dolli e muzikë
Në Korçë u mbajt për të 20-in vit radhazi Festa e Birrës, një nga eventet kulturore më të rëndësishme të zonës së juglindjes që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë. Për 5 netë me radhë qytetarët korçarë dhe turistët shijojnë muzikën e mirë dhe birrat e shumëllojshme.
15 Gusht, 15:53 -
Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, mesazhi prekës i nënës së Joan Zukos: Asgjë nuk mund ta mbushë boshllëkun që la pas
Mes dhimbjes për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zuko, nëna e tij, Ornela Zuko, ka ndarë një mesazh falënderimi për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes, ndërsa me fjalë prekëse ka kujtuar të birin: “Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët”.
13 Gusht, 16:58 -
300 pacientë me kancer në Korçë nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës për kimioterapi, Sala: Shërbimi po shkon pranë pacientit (VIDEO)
Gjatë inaugurimit të njësisë së rikualifikuar të kimioterapisë ditore në Spitalin Rajonal të Korçës, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha se shërbimi po afrohet pranë pacientëve, ndërsa rreth 300 persona do ta marrin trajtimin pranë vendbanimit të tyre.
12 Gusht, 13:02 -
Vrasja e 20-vjeçarit Joan Zuko, Gjykata e Korçës cakton arrest me burg për Kristjan Sterjon! Autori shpreh pendesë: S'doja ta vrisja (VIDEO)
Sipas informacioneve, mësohet se Kristjan Sterjo ka qenë i qetë gjatë gjithë seancës ndërsa në përfundim të fjalës së tij, ai ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë. Kristjan Sterjo ka treguar se ata janë konfliktuar më herët, por nuk ka pasur qëllim vrasjen e Joan Zukos.
12 Gusht, 09:20 -
EKSKLUZIVE/ ‘Futa pushkën në një thes të bardhë dhe...’- Zbardhet dëshmia e plotë e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë: Tentoi të më qëllonte me thikë dhe më shau!
Kristjan Sterio, autori i vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë, në dëshminë e tij në Polici ka pretenduar se në vijim të konfliktit që kishte nisur për një vajzë, viktima kishte tentuar ta qëllonte me thikë dhe e kishte sharë. Ai rrëfeu se në gjaknxehtësi e sipër, kishte shkuar në shtëpi, ku mbante një armë zjarri të fshehur dhe më pas ishte drejtuar për në lagjen e Joan Zukos, të cilin e ndoqi nga pas dhe e qëlloi, duke e lënë të vdekur.
10 Gusht, 19:45